Bota
-
12 Qershor 2025, 11:50
-
-
Indi/ Rrëzohet avioni me 242 persona në bord, u përplas me godinat e konviktit të studentëve, policia: Mbi 290 viktima! 1 i mbijetuar mes pasagjerëve (VIDEO+FOTO)
12 Qershor 2025, 11:13Tragjedi ajrore në Indi, një avion pasagjerësh i “Air India” u rrëzua në aeroportin e Ahmedabad, një qytet në Indinë perëndimore. Avioni po shkonte për në Londër, kurse në bord ishin 242 persona, 169 pasagjerë indianë, 53 britanikë, një kanadez dhe 7 portugezë. Deri më tani janë nxjerrë 208 trupa.
-
Sllovakia refuzon paketën e re të sanksioneve të BE-së, Fico: Duhet zgjidhje e vërtetë për krizën e naftës, gazit dhe lëndës djegëse
12 Qershor 2025, 10:59Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico i kundërshton sanksionet e reja të planifikuara nga BE-ja kundër Rusisë në formën aktuale. Kancelari gjerman shpreson së shpejti të arrihet marrëveshje për sanksionet.
-
A do të zgjasë marrëveshja SHBA-Kinë? Çipat, mineralet e rralla dhe studentët: Çfarë mund të shkojë keq?
12 Qershor 2025, 09:38Përshkallëzimi i tregtisë mund të çojë në një pikë kthese historike në marrëdhëniet ekonomike midis Uashingtonit dhe Pekinit. Por çështjet e gjysmëpërçuesve dhe teknologjisë së lartë mbeten.
-
Samiti në Ukrainë, Vuçiç refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus: Jam krenar për politikën e Serbisë
12 Qershor 2025, 09:15Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi gjatë vizitës së tij të parë në Ukrainë, që nga fillimi i agresionit rus, se “nuk e ka tradhtuar Rusinë” dhe se në samitin e mbajtur në Odesa nuk e ka nënshkruar deklaratën që dënon agresionin, pasi ajo bënte thirrje për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
-
Protestat kundër politikave të imigracionit në Los Angeles, dhjetra të arrestuar! Neësom: Demokracia është nën sulm
12 Qershor 2025, 08:55Polemika mbi mbërritjen e korpusit të ushtrisë, të dërguar për të shtypur protestat pro-migrantëve. Guvernatori demokrat e paraqet veten si një udhëheqës kombëtar: "Demokracia jonë është nën sulm".
-
Rriten tensionet me Iranin, Trump tërheq një pjesë të personelit në Lindjen e Mesme: Mund të jetë e rrezikshme
12 Qershor 2025, 07:30Bllokim në negociatat bërthamore, rreziqe të reja në të gjithë Lindjen e Mesme. Izraeli dhe Netanyahu vihen në provë nga votimi i Knessetit.
-
Çfarë është 'Marshi Global' që Egjipti po përpiqet ta bllokojë?
11 Qershor 2025, 21:30Mijëra aktivistë nga vende të ndryshme po marrin pjesë në 'Marshin Global' për Gazën, një karvan tokësor që synon të çajë rrethimin izraelit dhe të çojë ndihma humanitare në Rafah, pavarësisht pengesave nga autoritetet libiane, egjiptiane dhe izraelite. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka paralajmëruar se aktivistët përbëjnë rrezik për sigurinë dhe se IDF do të ndërhyjë nëse Egjipti nuk i ndalon. Aktivistët pranojnë se hyrja në Gaza mund të mos realizohet, por thonë se veprimi i tyre synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe presionin ndërkombëtar ndaj gjenocidit në Gazë.
-
Itali/ U qëllua me plumb në kokë, ish-polici Fatos Cenaj ndërron jetë pas 3 ditësh në spital
11 Qershor 2025, 20:30Fatos Cenaj, 58-vjeçar shqiptar, ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin e Padovës, pas dy plumbave në kokë që mori gjatë një sulmi të dielën në mëngjes. Hetimet po vazhdojnë, ndërsa autorët dhe motivi i ngjarjes mbeten ende të paqarta.
-
'Më fal për këtë që do bëj tani', del fotoja e 21-vjeçarit që vrau 10 persona në Austri! I dërgoi videomesazh nënës pak para masakrës
11 Qershor 2025, 20:25Është publikuar fotoja e 21-vjeçarit Arthur A., autor i masakrës që tronditi Austrinë një ditë më parë, kur ai vrau dhjetë persona – nëntë nxënës dhe një mësues – përpara se të vriste veten brenda ambienteve të një shkolle në Graz.
-
E rëndë në Itali/ Mbyti gruan në sy të fëmijëve, Lulzim Toci vetëvritet në burgun e San Marinos! Po mbahej në Psikiatri, dëshmia e çuditshme që dha pas krimit
11 Qershor 2025, 19:01Lulzim Toci i dha fund jetës së tij sot pasdite në burgun e Santa Maria Capua Vetere, teksa mbahej i izoluar në Njësinë Psikiatrike. Krimi në familje më 9 tetor tëvitit 2024. Fëmija e rrëfeu ngjarjen në telefon. Autori dha dëshmi të çuditshme pas arrestimit, foli dhe për një gjarpër. Hetuesit ngritën dyshime edhe për gjendje jo të mirë të shëndetit mendor të shqiptarit
-
Itali/ Shqiptari kapet në autostradë me 10 kg në ‘Alfa Romeo’, e tradhtoi nervozizmi para oficerëve! U gjet në gomën rezervë
11 Qershor 2025, 17:00Policia pikasi në autostradën e Cassino lëvizjen e të riut, duke kërkuar që të ndalonte. Dha përgjigje dyshuese për itinerarin. Droga ishte fshehur poshtë gomës rezervë
-
SHBA dhe Kina arrijnë marrëveshje, zbutet lufta tregtare
11 Qershor 2025, 15:18Në fund të dy ditëve negociatash intensive në Londër, Sekretari amerikan i tregtisë Houard Lutnick, u tha gazetarëve se marrëveshja kornizë plotëson një marrëveshjeje të arritur muajin e kaluar në Gjenevë për të lehtësuar tarifat dypalëshe hakmarrëse që kishin arritur nivele shkatërruese.
-
Reporteri Xhymshiti për Report TV: Rusia po targeton pallatin presidencial në Kiev, Perëndimi jo i sinqertë! Ballkani, i rrezikuar nga ‘lidhja’ ruso-serbe
11 Qershor 2025, 14:30Gazetari thotë se targeti kryesor i sulmeve ruse është Kievi dhe pallati presidencial por kanë dështuar për shkak të mbrojtjes së fortë. Sipas tij, Perëndimi nuk po e ndihmon sa duhet Ukrainën ndërsa shton se nuk ka gjasa që të arrihet një armëpushim. Ngre shqetësimin edhe për rrezikun e faktorit ruso-serb në Ballkan.
-
Presidenti kolumbian fajëson mafian shqiptare për atentatin ndaj rivalit: Do të destabilizojë Kolumbinë, janë juntë kundër shtetit
11 Qershor 2025, 14:07Presidenti kolumbian përmendi sërish mafian shqiptare si destbailizuese të jetës politike dhe sociale në vendin e tij. Sipas tij pas atentatit ndaj kandidatit presidencial të qëlluar me plumba në kokë fshihet mafia shqiptare që vepron në dubai dhe itali. Ai e cilësoi rrjetin shqiptar të narkotrafikut një juntë kundër shtetit.
-
FOTO/ Masakra në shkollën në Graz të Austrisë, kjo është 15-vjeçarja nga Kosova që mbeti viktimë e sulmit
11 Qershor 2025, 13:14Një ngjarje e rëndë u regjistrua një ditë më parë në Austri, ku një ish nxënës hapi zjarr në ambientet e një shkolle në qytetin e Grazës.
-
Ishte me pushime, 41-vjeçarja shqiptare ndërron jetë në një plazh në Tajlandë! Injoroi paralajmërimet për të mos u futur në det (EMRI)
11 Qershor 2025, 12:18Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tajlandë. Një 41-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë pasi u mbyt në det në plazhin Karon të Phuket
-
Me duart pas shpine, policia largon ekipin e CNN gjatë protestave në Los Angeles (VIDEO)
11 Qershor 2025, 11:54Të gjithë anëtarët e ekipit u shoqëruan nga oficerë me duart pas shpine, por jo të prangosur, jashtë perimetrit të demonstratave.
-
Si u pasurua ish-presidenti rus nga lufta me Ukrainën
11 Qershor 2025, 11:03Medvedev, dikur figurë e butë dhe e moderuar, është shndërruar në përkrahës të zjarrtë të luftës, dhe mban qëndrime të ashpra dhe plot urrejtje ndaj Kievit dhe Perëndimit në rrjetet sociale
