Bota
-
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham, pezulloi për 30 ditë kredencialet e korrespondentit të revistës Playboy, njëkohësisht edhe analist i kanalit CNN, Brian Karem. Masa u mor pasi në përfundim të një takimi për mediat sociale, Karem u përfshi në një debat me tone të larta me ish-këshilltarin e Presidentit Trump, Sebastian Gorka, i cili drejton një emision radiofonik.
30 Gusht 2019, 07:46 -
Pasojat e pariparueshme të zjarreve në Amazonë
29 Gusht 2019, 15:24Deri në fund të periudhës së thatësirës së verës mund të zgjasin djegiet masive të pyjeve në Amazona e të çojnë në shuarjen përfundimtare të disa lloj drurëve. Përmasat e fatkeqësisë ende nuk llogariten.
-
Lavrov: Vendet perëndimore zbatojnë standard të dyfishtë për DAESH
29 Gusht 2019, 15:11Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe aleatët e tyre zbatojnë standard të dyfishtë në lidhje me organizatën DAESH, e cila bën pjesë në listën e grupeve terroriste të OKB.
-
Telegrafikisht/Kush është Giuseppe Conte, Kryeministri i sapozgjedhur në Itali?
29 Gusht 2019, 14:17Me origjinë nga qyteti i Foggia, Conte është një profesor universiteti me famë. Ai shquhet për një besim të fortë katolik, shumë afër fondacionit ‘Villa Nazareth’, ‘Oksfordi’ i vogël në periferi të Romës, ku ai ka studiuar, e cila me dekada të tëra ‘ka gjuajtur’ talente të reja, shpesh fëmijë të familjeve jo të pasura italiane.
-
Brexit/ Financial Times: Johnson bombardoi Kushtetutën! Aktori Hugh Grant: F*ck off! Kukull gome
29 Gusht 2019, 14:11Financial Times: Johnson bombardoi Kushtetutën.Dita e djeshme ishte një fyerje për demokracinë dhe konfirmoi se ne kemi një despot në krye të Downing Street. Ai duhet të dekurajohet menjëherë. Por Kryeministri nuk heq dorë: Do braktisim BE-në 31 tetor. Dorëhiqet liderja e konservatorëve skocezë
-
Rikthehet fruthi! Shqipëria, Republika Çeke, Greqia dhe Britania humbasin statusin e vendit të painfektuar (VIDEO)
29 Gusht 2019, 12:26Ndër shkaqet e rasteve në rritje me infeksionin viral të fruthit, janë sistemet e dobëta shëndetësore, mungesa e vaksinave, veçanërisht në vendet e varfra, por edhe skepticizëmi ndaj vaksinimeve që është regjistruar në veçanti në vendet e pasura.
-
Mitsotakis në Berlin premton reforma dhe plane më të buta kursimesh
29 Gusht 2019, 12:20Vetëm dy muaj pas marrjes së postit të kryeministrit, Kyriakos Mitsotakis, pritet sot për vizitë në Berlin. Ai premton reforma dhe plane më të buta kursimesh.
-
Ndikimi i Macronit në botë - A është ai superdiplomati i ri?
29 Gusht 2019, 12:13Në një fjalim para ambasadorëve francezë, Presidenti Francez përshkruan parimet themelore të politikës së tij të jashtme. Pretendimi i ri i Francës për udhëheqje. Në rast nevoje, edhe pa Berlinin.
-
Londër, indinjatë përballë vendimit të Johnson për pezullimin e Parlamentit
29 Gusht 2019, 12:04Në faqen zyrtare të Parlamentit “petition.parliament.uk”, një peticion kundër vendimit, cilësuar nga opozita si një grusht shteti,arriti sot në mëngjes në 1,1 milionë nënshkrime.
-
Zgjidhet kriza politike në Itali/ Giuseppe Conte do të drejtojë qeverinë e re, Salvini në opozitë (VIDEO)
29 Gusht 2019, 10:26Pas përfundimit të raundit të fundit të konsultimeve mes partive politike për zgjidhjen e krizës politike në Itali, Partia Demokratike dhe Lëvizja 5 Yjet kanë vendosur ti japin vendit një qeveri të re dhe kanë rënë dakord te një emërues i përbashkët, Giuseppe Conte do të drejtojë kabinetin e ri qeveritar. Në orën 9.30 Presidenti i Republikës Sergio Mattarella ka thirrur në presidencë avokatin Conte dhe i ka ngarkuar detyrën e krijimit të qeverisë. Me këtë marrëveshje nacionalisti Matteo Salvini dhe partia e tij Lega Nord kalojnë në opozitë.
-
Shpërthen vullkani Stromboli në Itali, pamjet e 'hirit' që errësoi gjithçka! (VIDEO)
29 Gusht 2019, 08:55Vullkani nuk ka shkaktuar viktima por vetëm dëme. Forcat zjarrfikëse ngritën në ajër aeroplanë për shuarjen e vatrave të zjarrit. Vullkani "Drita e Mesdheut" dhe është i famshëm për skenat krijuar nga llava
-
Kryeministri britanik Johnson akuzohet për "pabesi kushtetuese"
29 Gusht 2019, 08:53Kryeministri britanik Boris Johnson u akuzua të mërkurën për “pabesi kushtetuese" duke kërkuar nga Mbretëresha Elizabetë të pezullojë Parlamentin për një muaj, gjë që komplikon përpjekjet e partive opozitare dhe ligjvënësit konservatorë rebelë për të penguar planet e tij të shkëputjes nga Bashkimi Evropian.
-
Forcat rivale në Itali arrijnë marrëveshje, anashkalojnë Salvinin
28 Gusht 2019, 22:18Partitë politike rivale të Italisë, arritën një marrëveshje të mërkurën në mbrëmje për të formuar një qeveri të re, që mënjanon udhëheqësin e ekstremit të djathtë, Matteo Salvini, i cili mbizotëroi politikën e vendit dhe kishte kërcënuar që ta ndryshonte në mënyrë drastike drejtimin e Italisë në Evropë.
-
Londër, konfirmohen thashethemet e mëngjesit, Boris Johnson mbyll Parlamentin
28 Gusht 2019, 15:36Kryeministri britanik, Boris Johnson njoftoi sot se Parlamenti do të pezullohet nga java e dytë e shtatorit deri më 14 tetor.
-
-
Luftrat e vogla të Izraelit, paralajmërim i një lufte të madhe?
28 Gusht 2019, 14:41Izraeli po lufton në disa fronte njëkohësisht. Konflikte ushtarake ka jo vetëm në Rripin e Gazës, por edhe në Liban e Siri. Situata mund të përshkallëzohet - deri në një luftë tjetër.
-
Emigracion, viktima të reja në ujrat libiane. UNHCR: 40 të vdekur ose të zhdukur (FOTO)
28 Gusht 2019, 14:13Zëdhënësi i Zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), Charlie Yaxley, tha se rreth 60 njerëz janë shpëtuar nga Roja Bregdetare libiane
-
Itali/ Pritet 'tymi i bardhë' për zgjidhjen e krizës! Trump preferencial për Kryeministrin Conte (VIDEO)
28 Gusht 2019, 13:56Trump: Conte njeri shumë i talentuar që e do vendin e tij. Koalicioni qeveritar PD dhe 5 Yjet, do përmirësonte marrëdhëniet me Brukselin
-
3 të vdekur nga Listeria në Spanjë/ Sekuestrohen sasi të mëdha mishi, paralajmërim epidemik
28 Gusht 2019, 13:38Listeria është një infeksion që transmetohet nga bakteri Listeria monocytogenes, i cili mund të jetë i pranishëm në qumështin e papërpunuar dhe nënproduktet e qumështit, si dhe në ushqime të ftohta të gatshme, të tilla si sanduiçe dhe mishi i përpunuar.
-
Meksikë, shpërthen zjarri në klubin e natës 'Caballo Blanco', 23 të vdekur (FOTO)
28 Gusht 2019, 13:21Flitet se në bar njerëz ende të panjohur, kanë hedhur Molotov, si pasojë e të cilit, njerëzit nuk arritën të shpëtojnë dhe vdiqën në flakë.