Bota
-
Policia e Spanjës kishte lokalizuar së fundmi 30-vjeçarin në zonën turistike të Tenerifes, në ishujt e famshëm të VIP-ave. Fshihej sa në Barcelonë dhe sa në Londër apo zona të tjera të Britanisë së Madhe. Në kërkim prej 2024 kur ishte dënuar në Peruxhia, më 2016-2018 shiti kokainë me 70 euro doza
26 Maj 2025, 15:26 -
-
Macron goditet me shuplakë nga gruaja? VIDEO bëhet virale në rrjet
26 Maj 2025, 13:02Një moment, ku dukej sikur presidenti francez Emmanuel Macron qëllohej me shuplakë nga gruaja e tij Brigitte pas mbërritjes së avionit presidencial në Vietnam, u bë viral. Pas ‘furisë’ në rrjet, reagoi edhe Pallati Elysee.
-
Pas refuzimit nga Shqipëria, Starmer hedh ‘sytë’ nga Kosova! Pjesë e listës së vendeve ku synon të negociojë ngritjen e kampeve për emigrantët
26 Maj 2025, 09:27Presidentja Osmani ka sinjalizuar se do të ishin të hapur për të ndërtuar një nga qendrat e emigracionit të Britanisë, por bisedimet nuk kanë filluar ende.
-
Gjermani/ Ministri i Brendshëm me projektligj për kufizimin e ribashkimit familjar: Gjërat kanë ndryshuar! Kjo politikë merr fund tani
26 Maj 2025, 09:09Ministri i Brendshëm gjerman, Dobrindt planifikon të pezullojë ribashkimin familjar për disa refugjatë për dy vjet. Dobrindti shtoi se duhet të bëhet e qartë se politika e migrimit në Gjermani ka ndryshuar.
-
Papa Leon XIV bën apel për paqe: Dialogu kërkon këmbëngulje
26 Maj 2025, 08:36Nëse ditët e kaluara Papa i ri kishte vënë në dispozicion Vatikanin si një vend ku armiqtë mund të negociojnë, Robert Francis Prevost nuk resht së luturi për paqen edhe tani që Moska ka refuzuar mundësinë e një takimi për Ukrainën në Romë.
-
Izraeli sulmon një shkollë të kthyer në strehë në Gaza, të paktën 25 të vdekur! Kreu i Fondacionit të Ndihmës Amerikane jep dorëheqjen
26 Maj 2025, 08:19Një strukturë që strehonte persona të zhvendosur u godit: gra dhe fëmijë midis viktimave. Jake Wood jep dorëheqjen, duke denoncuar mungesën e pavarësisë së operacionit
-
Studiuesi Leon Aron: Trump e zgjoi Evropën, por shtytja për paqe në Ukrainë rrezikon strategjinë ndaj Kinës
26 Maj 2025, 08:04Sipas studiuesit, retorika e ashpër e administratës amerikane ka bërë që Evropa të zgjohet nga gjumi i saj shumëvjeçar në çështjet e sigurisë kombëtare.
-
Trump pas sulmeve ruse: Putin është çmendur! Nëse përpiqet të marrë të gjithë Ukrainën, Rusia do të bjerë
26 Maj 2025, 07:46Pas sulmeve ruse në Ukrainë, ku humbën jetën 12 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, Trump ka ashpërsuar retorikën ndaj Putin. Ai e quan liderin rus “të çmendur” ndërsa nuk ka kursyer as Zelenskyn.
-
Trump i thotë ‘po’ Von der Leyen: Tarifat doganore prej 50% ndaj BE pezullohen deri më 9 korrik
26 Maj 2025, 07:21Vendimi vjen pas një telefonate që ka zhvilluar me Von der Leyen. Trump thotë se ekipet negociuese do të takohen shpejt për të parë nëse mund të gjendet një zgjidhje.
-
‘Kontrollojnë importin e kokainës në Europë’, shefja e re e policisë zvicerane: Kërcënohemi nga kriminelët shqiptarë
25 Maj 2025, 22:55Ajo tha në një intervistë për mediat zviceriane se në Zvicër janë të vendosura organizata kriminale nga Shqipëria, duke denoncuar publikisht një rrjet të drogës që thotë se drejtohet nga mafia kosovaro-shqiptare.
-
Atentati ndaj shqiptarit të kërkuar për vrasje në Shqipëri/ Jepet pretenca për dy ndihmësit në Belgjikë
25 Maj 2025, 22:17Një shqiptar 44-vjeçar, i kërkuar për vrasje në Shqipëri, i shpëtoi një atentati me armë në Zellik të Belgjikës në maj 2023, ku një nga autorët mbeti i plagosur rëndë. Dy rumunë, që e ndihmuan autorin e plagosur të largohej dhe ta çonin në spital në Holandë, përballen tani me kërkesën e prokurorisë për 2 vite burg.
-
Gjurmë misterioze ari të gjetura në shtigje malore të Anglisë, studiuesit përpiqen të zbulojnë misteret
25 Maj 2025, 21:36Arkeologët në Sutton Hoo kanë zbuluar një kovë bizantine me mbetje kremuara dhe sende të çmuara që ndihmojnë në identifikimin e një personi të lashtë, ndërsa në malet Krkonoše është gjetur një thes misterior me ari dhe monedha jo vendase. Studimet tregojnë se dhëmbët e njerëzve kanë evoluar nga inde ndijore të peshqve të lashtë, ndërsa në ishullin Jicarón janë vërejtur sjellje të pazakonta të majmunëve kapuçinë që lidhen me instinkte të ngjashme njerëzore.
-
Sulmet izraelite vrasin 23 persona në Gaza, përfshirë një gazetar lokal
25 Maj 2025, 21:03Të paktën 23 palestinezë, përfshirë një gazetar dhe një zyrtar të emergjencës, u vranë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza të dielën. Sulmet ndodhën në disa zona të Rripit të Gazës, ndërsa ushtria izraelite nuk ka komentuar. Konflikti ka shkaktuar dhjetëra mijëra viktima palestineze dhe ka çuar në shkatërrimin e shumicës së territorit.
-
Papa Leoni XIV, Eric Cantona dhe shkrimtari Albert Camus rezultojnë kushërinj të largët
25 Maj 2025, 20:22Papa Leoni XIV, me origjinë të përzier nga Franca dhe Italia, ka lidhje të largëta familjare me figura të njohura si filozofi Albert Camus dhe futbollisti i famshëm Eric Cantona. Nëpërmjet gjyshes së tij franceze dhe gjyshit italian nga Siçilia, rrënjët e tij shtrihen nga Normandia deri në Milazzo, përpara se familja të shpërngulej në Shtetet e Bashkuara. Pretendimet për këtë trashëgimi të përbashkët janë mbështetur nga platforma genealogjike Geneanet dhe dokumente zyrtare të publikuara së fundmi.
-
‘Shesim lirë, sundojmë më shpejt’, rrëfimi i bosit shqiptar të kokainës për 'Daily Mail' që sfidon policinë britanike
25 Maj 2025, 19:43Një bos shqiptar i drogës ka rrëfyer përse beson se policia britanike nuk do të arrijë kurrë të shkatërrojë rrjetet shqiptare të kokainës, të cilat janë të mirëstrukturuara dhe të zëvendësueshme në çdo hallkë. Ai zbuloi strategjinë 'shit lirë dhe shit më shumë', si dhe praktikën e 'shitjes së punës' që garanton vazhdimësinë e trafikut edhe pas arrestimeve. Paratë e fituara kontrabandohen drejt Shqipërisë dhe investohen ose pastrohen nëpërmjet formave të ndryshme, përfshirë kriptovalutat dhe tregun e pasurive të paluajtshme.
-
Gjermani/ Aksident i rëndë në Koblenz, minibusi del nga rruga, vdesin 3 shqiptarë, plagosen 4 të tjerë! Po ktheheshin nga një festë familjare (VIDEO)
25 Maj 2025, 19:303 shqiptarë kanë humbur jetën, ndërsa 4 të tjerë janë plagosur, pasi minibusi me të cilin udhëtonin ka dal nga rruga, në Koblenz të Gjermanisë. Ata po ktheheshin me minibusin nga një festë familjare. Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka deklaruar se po ndiqen nga afër zhvillimet në lidhje me aksidentin.
-
Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon
25 Maj 2025, 18:37Administrata Trump ka vendosur kufizime të reja për gazetarët në Pentagon, duke kërkuar që ata të kenë miratim dhe shoqërim zyrtar brenda shumë pjesëve të ndërtesës, për shkak të mbrojtjes së informacionit të klasifikuar. Kjo masë është kritikuar nga Shoqata e Shtypit të Pentagonit si një sulm ndaj lirisë së shtypit, ndërsa administrata thotë se synon të ruajë sigurinë operacionale dhe të kontrollojë rrjedhjet e informacionit.
-
Moska akuzon Kievin: U përpoqën të rrëzonin me dronë helikopterin e Putinit në Kursk
25 Maj 2025, 17:54Rusia akuzon Ukrainën për një përpjekje të qëllimshme për të vrarë presidentin Vladimir Putin duke synuar helikopterin e tij me dronë gjatë një vizite në rajonin e Kurskut.Sipas ushtrisë ruse, sulmi me dronë ishte më intensiv pikërisht gjatë fluturimit të Putinit, por mbrojtja ajrore rrëzoi të gjithë dronët dhe e siguroi helikopterin.Ukraina nuk ka reaguar zyrtarisht, ndërsa mediat e saj e kanë përqeshur akuzën si propagandë të pabesueshme nga Kremlini.
-
Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë
25 Maj 2025, 17:29Në një postim në rrjetin social X, Kallas shprehu indinjatën e saj të thellë ndaj dhunës së papërmbajtur që po vazhdon të godasë civilët ukrainas, përfshirë edhe fëmijët. Ajo theksoi se sulmet e natës së kaluar janë një dëshmi tjetër e qëllimit të Rusisë për të rritur vuajtjet dhe për të shkatërruar Ukrainën.
