Bota
-
Ilaria Sula u përcoll në banesën e fundit këtë të hënë. Familjarë, miq dhe qytetarë të qytezës ku familja e saj jetonte u ndanë me të për herë të fundit mes dhimbjes dhe lotëve. Prokurorët ndërkohë kanë marrë në hetim edhe nënën e vrasësit filipinas e cila dyshohet se ka ndihmuar në fshehjen e trupit të 22-vjeçares.
7 Prill 2025, 13:59 -
U vra në Itali, shqiptari deri para dy ditësh ishte në Fushë-Arrëz
7 Prill 2025, 13:50 -
-
Shqiptari vritet me 3 plumba në kokë në Itali! Autori bashkatdhetar e qëlloi pas një debati, me vete kishte dhe të atin! Kapet pasi u arratis me një 'Audi' të bardhë (FOTO + EMRAT)
7 Prill 2025, 09:53Një shqiptar 43 vjeç u vra në Itali nga një bashkëmoshatar nga Fushë Kruja. Rogert Shota ishte me të atin kur i ndaloi para këmbëve Vladimir Topjanës dhe pas një debati e qëlloi për vdekje. Ai u arrestua, por mbetet i paqartë shkaku i vrasjes.
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Ushtria izraelite qëllon për vdekje adoleshentin palestinezo-amerikan, plagosen edhe dy të tjerë
7 Prill 2025, 07:47Ushtarët izraelitë vranë një adoleshent palestinez amerikan dhe plagosën dy të tjerë në Bregun Perëndimor të dielën, sipas zyrtarëve palestinezë.
-
Sot përcillet për në banesën e fundit Ilaria Sula, pritet të merret në pyetje edhe nëna e autorit filipinez! Roli që dyshohet se pati
7 Prill 2025, 07:39E ëma e 23-vjeçarit filipinez që vrau me thikë Ilaria Sulën do të merret sërish në pyetje. Dyshohet se ajo ka qenë e pranishme në shtëpi kur ka ndodhur krimi, ka dëgjuar të birin duke debatuar me të renë shqiptare si dhe e ka ndihmuar që të pastrojë vendin pas vrasjes.
-
Tarifat doganore të Trump, rënie në bursat aziatike: Tajvani -9.8%, Hong Kongu -9.2%! Presidenti amerikan sulmon sërish Evropën: Do të flas me ta nëse na paguajnë shumë para
7 Prill 2025, 07:14Të gjitha tregjet në Lindje pësuan rënie. Edhe Seuli dhe Sidnei patën gjithashtu luhatje. Ndërkohë presidenti amerikan Trump sulmoi sërish Evropën, duke thënë se na trajtuan shumë keq.
-
Opozita turke zgjedh liderin e ri pas burgosjes së Ekrem Imamoglu: Bojkotoni kompanitë e Erdoganit
6 Prill 2025, 23:04Kongresi konfirmoi ri-zgjedhjen e kandidatit të vetëm, Özgür Özel, në krye të partisë opozitare. Özel mori 1.171 vota nga gjithsej 1.276 delegatë të pranishëm. Po ashtu, u zhvilluan zgjedhje për të 181 anëtarët e Këshillit të Partisë.
-
Vrasja e Ilaria Sulës, nis hetimi për nënën e autorit, dyshohet se fshehu trupin e shqiptares
6 Prill 2025, 22:37Sipas mediave italiane nëna e ish-të dashurit të Ilarias kishte qenë e pranishme në shtëpi në momentin e krimit dhe kishte dëgjuar britmat e të resë që vinin nga dhoma e gjumit, ku ndodhi vrasja. Kur hyri në dhomë, ajo pa trupin e pajetë të vajzës dhe më pas ndihmoi djalin e saj të pastronte vendin e krimit dhe të fshihte kufomën.
-
Irani refuzon kërkesën e Trumpit për bisedime direkte mbi programin bërthamor
6 Prill 2025, 21:09Në një deklaratë të lëshuar më 6 prill nga Ministria e Punëve të Jashtme, Abbas Araghchi tha se Teherani ishte i gatshëm të mbante bisedime indirekte me Uashingtonin.
-
Von der Leyen për tarifat doganore: BE do të negociojë me Trump
6 Prill 2025, 20:06Von der Leyen tha gjithashtu se BE-ja është e përkushtuar të punojë ngushtë me Britaninë për sigurinë dhe mbrojtjen dhe është e shqetësuar për pengimin e Rusisë në përpjekjet për paqe në Ukrainë.
-
Bisedimet Rusi-SHBA/ Moska njofton për kontakte të reja javën e ardhshme
6 Prill 2025, 17:14Mundësia për kontakte të reja mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara është shumë afër dhe mund të ndodhë që javën e ardhshme.
-
Kina ndërton urën më të lartë në botë: Huajiang do të thyejë çdo rekord inxhinierik (VIDEO)
6 Prill 2025, 15:38Bëhet fjalë për Urën e Grykës Huajiang, një urë e varur që, pas përfundimit të saj në qershor 2025, pritet të jetë më e larta në botë.
-
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio planifikon të vizitojë Ballkanin Perëndimor këtë vit
6 Prill 2025, 15:27Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka paralajmëruar një vizitë në Ballkanin Perëndimor gjatë këtij viti, njoftoi ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic.
-
Shtëpia e Bardhë publikon videon e të rinjve që dëbohen nga SHBA me pranga në duar
6 Prill 2025, 15:16Shtëpia e Bardhë ka publikuar një video të dhjetëra të rinjve që dëbohen nga SHBA duke e shoqëruar edhe me një përshkrim ku shkruhet: Na na na na na, hey, hey, goodbye!
-
Lufta në Ukrainë/ Presidenti Zelensky: Presioni ndërkombëtar ndaj Rusisë është ende i pamjaftueshëm
6 Prill 2025, 13:10Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky denoncoi se, gjatë javës së fundit, Rusia ka lëshuar mbi 1.460 bomba ajrore të drejtuara, rreth 670 dronë sulmues dhe më shumë se 30 raketa të llojeve të ndryshme kundër Ukrainës.
-
Papa Françesku surprizon besimtarët, shfaqet papritur në Sheshin Shën Pjetri për Jubileun e të sëmurëve: Të dielë të mbarë për të gjithë
6 Prill 2025, 12:03Papa Françesku, me tubat e oksigjenit, mbërrin me karrocë në pragun e bazilikës vatikanase nga fundi I meshës, qëndron vetëm disa minuta dhe përshëndet besimtarët.
-
Vrasja e Ilarias/ Ish i dashuri filipinas tentoi t’i merrte kompjuterin, 22-vjeçarja shqiptare i shkoi në shtëpi për t’i kërkuar llogari, por s’u kthye e gjallë! Nis hetimi për nënën e autorit
6 Prill 2025, 11:53Mediat italiane kanë mundur të zbulojnë se pasditen e 25 marsit kur Ilaria sula nuk ndodhej në shtëpi, ish-i dashuri kishte shkuar t’i merrte kompjuterin, por shoqet e 22-vjeçares e kishin kundërshtuar Kjo mendohet të jetë edhe arsyeja, pse shqiptarja i shkoi në shtëpi filipinasit, për t’u sqaruar.
-
Ndalohen dhe dëbohen dy deputetet britanike në Izrael, Londra: E papranueshme! Nuk është mënyra e duhur për t’i trajtuar parlamentarët tanë
6 Prill 2025, 09:09Sipas autoriteteve izraelite, dy deputetët kishin për qëllim të “përhapnin gjuhën e urrejtjes” dhe të “dokumentonin forcat e sigurisë”, duke justifikuar kështu ndalimin e tyre. Ministri i Brendshëm izraelit, Moshe Arbel, urdhëroi ndalimin dhe dëbimin e tyre menjëherë pas marrjes në pyetje.
-
Ndikimi rus në Ballkan, kryeministri kroat: Duhet më shumë vëmendje ndaj rajonit, mbështetje ndaj forcave politike të përkushtuara në rrugën evropiane
6 Prill 2025, 08:56Në një intervistë për France24, kryeministri kroat theksoi se Ballkani Perëndimor duhet të jetë prioritet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Evropian, për shkak të situatës së ndërlikuar politike në rajon.