Bota
-
18 Shkurt 2025, 22:39
-
Si ushtrojnë presion mbi Europën bisedimet e Riadit
18 Shkurt 2025, 22:26Rusia dhe Shtetet e Bashkuara takohen në Arabinë Saudite. Për evropianët po rritet presioni kohor për temën e Ukrainës. Por ende pritet një sinjal i fortë.
-
Emigracioni i paligjshëm, Meloni takohet me komisionerin europian! Në fokus edhe marrëveshja Itali-Shqipëri
18 Shkurt 2025, 22:22Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka pritur në Pallatin Chigi, Komisionerin europian për Punët e Brendshme dhe Emigracionin, Magnus Brunner. U diskutua rishikimi i konceptit të vendeve të sigurta për të 'zhbllokuar' prokollin me Shqipërinë.
-
Franca përgatitet për samitin e dytë për luftën në Ukrainë
18 Shkurt 2025, 21:36Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se më 19 shkurt do të mbahet samiti i dytë për luftën në Ukrainë dhe sigurinë evropiane, ku do të marrin pjesë disa shtete evropiane dhe joevropiane, që nuk ishin pjesë e një takimi paraprak në kryeqytetin francez.
-
Takimi SHBA-Rusi, BE-ja reagon pas përjashtimit: Jo negociata pa ne dhe Ukrainën
18 Shkurt 2025, 21:32Ligjvënësit e Bashkimit Evropian kërkuan që Evropa “të dyfishojë përpjekjet” për të forcuar mbrojtjen e saj dhe për të mbështetur Ukrainën, teksa Shtetet e Bashkuara zhvilluan takim me Rusinë në përpjekje për të ndalur luftën.
-
'Zelensky duhet rrahur me thupër', ministri i Jashtëm rus: Biden gaboi, Trump na kupton më mirë
18 Shkurt 2025, 21:22Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka deklaruar se në takimin e parë me Shtetet e Bashkuara për çështjen e luftës në Ukrainë janë dakordësuar “që sa më shpejt që të jetë e mundur” palët t’i kthejnë ambasadorët në dy vende dhe t’i heqin barrierat.
-
DOGE e Elon Musk pretendon se ka gjetur 4.7 trilionë dollarë pagesa të Thesarit të ‘pagjurmueshme'
18 Shkurt 2025, 21:15Departamenti për Efiçiencën e Qeverisë (DOGE) ka deklaruar se ka identifikuar 4.7 trilionë dollarë në pagesa të Thesarit të SHBA-së që nuk mund të gjurmohen për shkak të mungesës së një kodi të rëndësishëm identifikues.
-
Europa në sanduiç, nga të mbrohet më parë
18 Shkurt 2025, 21:08Trumpi mishëron reagimin amerikan: kundërvënie dhe hakmarrje me çdo kusht, edhe në kurriz të shtetit ligjor dhe aleatëve të vjetër, që tani janë bërë të padobishëm.
-
Vatikani: Papa Françesku ka një pneumoni bilaterale, gjendja mbetet komplekse! Por është me humor të mirë
18 Shkurt 2025, 20:31Papa Françesku, i shtruar në spitalin Gemelli që prej së premtes së kaluar, vuan nga një "pneumoni bilaterale" dhe gjendja e tij klinike "vazhdon të paraqesë një situatë komplekse".
-
Armëpushimi i Izraelit me Hezbollahun dhe Hamasin sërish në dyshim
18 Shkurt 2025, 20:29Ushtria izraelite thotë se forcat e saj do të qëndrojnë në pesë vendndodhje strategjike në Libanin jugor pas afatit të së martës për tërheqjen e tyre sipas armëpushimit të arritur me grupin militant Hezbollah, pasi qeveria e Libanit shprehu zhgënjimin për vonesat e mëtejshme
-
Takimi Rubio-Lavrov në Riad/ Meçollari në ‘Frontline’: Rusia doli nga izolimi ndërkombëtar! Plani i Trump cilësohet tradhëti ndaj Ukrainës
18 Shkurt 2025, 20:01SHBA-të me përfaqësues kryesor Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubion, dhe Rusia me udhëheqës të delegacionit të saj, ministrin e Jashtëm, Segei Lavrov, u ulën në një tryezë në Riad të Arabisë Saudite, me qëllim konkretizimin e nisjes së negociatave për përfundimin e luftës në Ukrainë.
-
Rindërtimi i Gazës pas më shumë se një viti luftë, Banka Botërore: Nevojiten mbi 50 miliardë dollarë
18 Shkurt 2025, 19:56Kombet e Bashkuara, Bashkimi Europian dhe Banka Botërore, kanë vlerësuar se duhet më shumë se 50 miliardë dollarë për të rindërtuar Gazën dhe Bregun Perëndimor pas konfliktit 15-mujor Izrael - Hamas
-
Guvernatorja shqyrton mundësinë e shkarkimit të kryebashkiakut të Nju Jorkut
18 Shkurt 2025, 19:47Guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul tha të hënën se po shqyrton mundësinë e shkarkimit nga detyra të kryebashkiakut të qytetit të Nju Jorkut, Eric Adams
-
Kush ishte në tryezën e bisedimeve SHBA-Rusi në Arabinë Saudite?
18 Shkurt 2025, 18:20Tre amerikanë dhe dy rusë përbënin dy ekipet në bisedimet e mbajtura në Arabinë Saudite, të cilat theksuan fundin e izolimit perëndimor ndaj Moskës.
-
Elon Musk prezanton modelin më të ri të Inteligjencës Artificiale Grok 3
18 Shkurt 2025, 18:16Miliarderi amerikan Elon Musk prezantoi modelin më të fundit të Inteligjencës Artificiale, Grok 3, një produkt i kompanisë së tij xAI.
-
Zelensky shtyn vizitën në Arabinë Saudite pas përjashtimit të Ukrainës nga bisedimet SHBA-Rusi
18 Shkurt 2025, 17:43Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi sot se ka shtyrë udhëtimin e tij në Arabinë Saudite, të planifikuar për të mërkurën, pasi Kievi u përjashtua nga bisedimet SHBA-Rusi në Riad ditën e sotme
-
Itali/ Shpërthimi i vullkanit Etna, turistët dynden për ta parë nga afër! Autoritetet: Po na pengoni të ndihmojmë njerëzit
18 Shkurt 2025, 17:31Mijëra turistë janë dyndur në malin Etna për të parë shpërthimet spektakolare të vullkanit. Gjithsesi, kjo gjë ka shkaktuar bllokimin e rrugëve dhe pengimin e kërkim shpëtimit të arrijnë tek ata që kanë nevojë për ndihmë, kanë thënë autoritetet lokale.
-
Hamas: Të enjten do dorëzojmë trupat e pajetë të katër pengjeve izraelite, mes tyre një nënë me dy djemtë e saj të mitur
18 Shkurt 2025, 16:51Hamas ka njoftuar se të enjten do të dorëzojë trupat e pajetë të katër pengjeve izraelite, si pjesë e fazës së parë të armëpushimit në Gaza.
-
I shtruar në spital prej 14 shkurtit, zëdhënësi i Vatikanit: Natë e qetë për Papa Françeskun, pushon dhe lexon gazeta
18 Shkurt 2025, 15:53Zëdhënësi i Vatikanit, Bruni, informon gazetarët në Sallën e Shtypit për shëndetin e Papës, i shtruar në spital që prej 14 shkurtit: ai merr frymë vetë dhe vazhdon terapinë e përshkruar nga personeli mjekësor. Edhe dje, Papa i telefonoi famullisë së Gazës. Mesazhe, vizatime dhe kartolina nga fëmijët e shtruar në Poliklinikën universitare
-
Aksidenti ajror në Uashington, Trump nis 'fshesën', qindra të pushuar nga puna në Agjencinë Federale të Aviacionit
18 Shkurt 2025, 15:43Administrata e Presidentit Trump pushoi nga puna disa qindra punonjës të Administratës Federale të Aviacionit në një fundjavë të ngarkuar me udhëtime ajrore. Pushimet nga puna ndodhin vetëm disa javë pas një përplasje vdekjeprurëse të një helikopteri ushtarak me një aeroplan pasagjerësh në fund të muajit të kaluar në Aeroportin Kombëtar të Uashingtonit, “Ronald Reagan”.