Ekonomi
-
30 Tetor 2024, 12:58
-
Barometri Botëror i Turizmit e rendit Shqipërinë në vend të parë në Europë, Rama: Kryesojmë për rritjen e numrit të vizitorëve
30 Tetor 2024, 12:30Organizata Botërore e Turizmit të Kombeve të Bashkuara ka publikuar Barometrin e Turizmit për periudhën janar-korrik 2024, në të cilën konfirmohet së Shqipëria renditet e para në Europë për rritjen e numrit të vizitorëve ndërkombëtarë krahasuar me periudhën e para-pandemisë.
-
Zhvlerësimi i valutave uli borxhin e huaj! Ministria e Financave: Në fund të shtatorit borxhi publik zbriti në 55.4% të PBB-së
30 Tetor 2024, 11:43Borxhi publik në vend është tkurrur përgjatë 9 muajve të këtij viti. ministria e Financave thotë se borxhi publik në fund të shtatorit zbriti në 55.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto nga 57.5% që ishte në fund të 2023-shit. Aktualisht borxhi publik përllogaritet në vlerën 13.6 miliardë euro, dhe ndikim të fortë në rënien e tij ka dhënë zhvlerësimi i monedhave të huaja.
-
-
-
Sejko raporton tek Komisioni i Dezinformimit: Dy vitet e fundit u rritën sulmet kibernetike! Rishikojmë rregulloren e mbikqyrjes së bankave! U asistuam nga Departamenti Amerikan i Thesarit
30 Tetor 2024, 09:36Edhe pse sistemi bankar është goditur nga sulmet kibernetike me qëllim marrjen e të dhënave apo hakerimin e llogarive, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko thotë se çdo gjë është në kontroll dhe e qëndrueshme. Gjatë komisionit të dezinformimit, Sejko dhe drejtoresha e AMF u pyetën edhe për investimet e huaja me origjinë nga vende jo mike, por sipas tyre nuk ka indice të tilla.
-
‘Plani i Rritjes’, Shqipëria pret të marrë 922 mln euro nga BE deri në 2027-ën, për investimet në 4 fusha kryesore! BE kërkon ‘projekte serioze’
29 Tetor 2024, 21:15Shqipëria pret që të marrë 76.7 milionë euro që këtë vit nga paketa e BE-së prej 6 miliardë euro e dedikuar për Ballkanin Perëndimor. Në relacionin e projektbuxhetit thuhet se qeveria synon të përthithë nga ‘Plani i Rritjes i BE’ afro 922 milionë euro deri në vitin 2027.
-
Projektbuxheti/ Ulja e nëndeklarimit të pagave do të sjellë 150 mln euro shtesë në buxhet në vitin 2025!
29 Tetor 2024, 17:50Të ardhura në vitin që vjen do të arrijnë në 754 miliardë lekë, dhe ndikimin kryesor në rritjen e tyre do ta ketë rritja ekonomike, mbledhja e të ardhurave dhe goditja evazionit. Ministria e Financave thotë se vetëm nga lufta ndaj nëndekarimit të pagave priten të rriten me 15 miliardë lekë të ardhurat në vitin që vjen.
-
Buxhetin 2025 do ta ‘gllabërojnë’ rrugët, marrin 334 mln euro! Rritje 94 mln € edhe arsimit! Në fokus Shëndetësia, Siguria dhe Mbrojtja
29 Tetor 2024, 17:00Projektet infrastrukturore do të marrin pjesën më të madhe të buxhetit edhe për vitin 2025. Buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës do të arrijë në 740 milionë euro, ku shpenzimet më të mëdha shkojnë për rrugët. Rritje të fortë buxheti ka marrë dhe arsimi, ekonomia, mbrojtja e shëndetësia.
-
Komisioni i Ekonomisë/ ‘Po sulmohem nga mediat’, Braçe: Do e qep gojën, se po thonë që kam ‘kap’ KLSH! Shehu: Vlerësojmë bashkëpunimin me ju për auditimet
29 Tetor 2024, 12:00Komisioni i Ekonomisë ka nisur me tone të ashpra nga deputeti i PS-së Erion Braçe, i cili tha se po sulmohet nga mediat prej një muaj vetëm për shkak se ka kërkuar që KLSH të auditojë auditin e brendshëm të shtetit që ta vërë atë në punë, si dhe të bëjë publike planet e auditimit në institucione, kohëzgjatjen e kontrollit dhe emrat e audituesve
-
Pagesat për koncesionet në vitin 2025 arrijnë në 14.2 mld lekë! Rruga e Arbrit dhe kontratat në shëndetësi marrin vlerat më të mëdha
28 Tetor 2024, 12:54Sipas relacionit të projektbuxhetit pagesat për kontratat koncesionare do të arrijnë në vlerën 14.2 miliardë lekë, nga 14 miliardë lekë që është vlera e pritshme për tu shpenzuar këtë vit.
-
Pr/buxheti 2025 do jetë 8.2 mld euro, 600 mln euro më shumë se ky vit! Qeveria ndan vetëm 53 mln euro për indeksimin dhe bonusin e pensionistëve
28 Tetor 2024, 12:07Buxheti i ardhshëm kap vlerën e afro 8.2 miliardë €, duke u bërë portofoli më i madh historik në vend. Në projektbuxhetin e hartuar nga Ministria e Financave, thuhet se të ardhurat do të arrijnë në 754.6 mld lekë ose afro 7.5 miliardë euro me rritje prej afro 510 milionë euro nga viti aktual. Ndërsa deficiti buxhetor është planifikuar në vlerën e 680 milionë euro.
-
Dhoma Amerikane e Tregtisë: Nëndeklarimi të luftohet me politikë të fortë, jo me aksione të përkohshme! Të ulet TVSH-ja e produkteve ushqimore
28 Tetor 2024, 11:30Dhoma Amerikane e Tregtisë i sugjeron qeverisë që luftën ndaj informalitetit dhe nëndeklarimit të pagave mos ta bëjë me fushata të përkohshme por me një politikë të studiuar gjithë vjetore. Në rekomandimet e dhëna për Strategjinë e të Ardhurave ata sugjerojnë që të hiqen përjashtimet tatimore për biznese të ndryshme, të rishikohet tatimi mbi pagat si dhe të ulet TVSH-ja për produktet e shportës.
-
Çmimet e qumështit dhe kosit në Kosovë 2 herë më të ulta sesa në Shqipëri
28 Tetor 2024, 09:40Nga një vëzhgim i çmimeve të shitjes në supermarket në Prishtinë dhe Tiranë për produktet e qumështit dhe kosit për disa nga markat kryesore të Kosovës dhe Shqipërisë, siç mund të shikohen edhe nga fotot rezultojnë si më poshtë:
-
SPECIALE/ Sezoni sfidues i vjeljes së ullinjve! Mungesa e punëtorëve dhe tregu informal vendas, zhgënjimi i përvitshëm i fermerëve
26 Tetor 2024, 16:15Është koha e vjeljes dhe përpunimit të ullinjve për vaj. Në zona të ndryshme të Shqipërisë fermerët kanë nisur punën. Por sa i mbarë është ky sezon për ta?
-
Me avion sportiv nga Bari në Gjirokastër, realizohet fluturimi i parë ndërkombëtar! Në aerodrom vendoset Policia Kufitare
26 Tetor 2024, 15:30Nga sot avionët e vegjël turistikë ulen në aerodromin e Gjirokastrës pa pasur nevojë të ndalojnë në Rinas për të kryer procedurat. Në Gjirokastër tashmë është vendosur shërbimi doganor dhe policia kufitare. Të parët që mbërritën janë një grup pilotësh nga jugu i Italisë.
-
Sejko në Uashington, takim me shefin e FMN-së për Shqipërinë: Inflacioni është në nivelet më të ulëta
26 Tetor 2024, 10:03Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, mori pjesë në Mbledhjet Vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), të zhvilluara në Uashington, SHBA.
-
Stacione plazhi vetëm për hotelet, Topuzi: Pozitive, të luftohet informaliteti! Pa paketa ‘all-inclusive’, s’ka turistë cilësor
25 Tetor 2024, 16:38Reforma e re e ndarjes së vijës bregdetare duke garantuar edhe hapësirën publike, vlerësohet pozitive nga ekspertët e turizmit. Zak Topuzi tha në Report TV se kjo reformë duhet të shoqërohet edhe me luftë ndaj informalitetit dhe plotësim të ofertës turistike me shërbimin all-inclusive.
-
Strategjia 2024 – 2030 për sigurinë në punë/ Në fokus goditja e pagave në dorë! Në sitë ndërtimi, bujqësia e minierat
25 Tetor 2024, 16:29Sektori i ndërtimit, bujqësisë, minierave dhe transportit do të jenë në fokus të kontrolleve dhe inspektimeve të detajuara. Në strategjinë e re 2024-2030, përtej krijimit të një sistemi të fortë për hetimin e aksidenteve, qeveria zotohet të godasë edhe nëndeklarimin e pagave.
-
FIER/ Tkurret ferma më e madhe e luleshtrydheve! Këtë sezon 12 hektarë më pak, shkak abuzimet në skemën e subvencioneve: Paratë e fermerëve i marrin biznesmenët
25 Tetor 2024, 14:14Fermerë, grumbullues dhe zyrtarë lokalë tregojnë për Report TV se në Frakull të Fierit ka rënë sipërfaqja e mbjellë me luleshtrydhe në sera për shkak të disa faktorëve, si mungesa e krahut të punës apo çmimi i lartë i fidanëve e pesticideve. Frakulla është ferma më e madhe në vend me një prodhim vjetor 900 tonësh, ndaj ata njëzëri kërkojnë ndryshimin e skemës së subvencioneve, pasi ka pasur shumë abuzime.
