Ekonomi
-
Duke marrë shkas nga pyetjet dhe kërkesat e Tatimpaguesve, përcjellë në kanalet zyrtare të komunikimit, Administrata Tatimore ka vendosur shtyrjen e afatit të dorëzimit të të dhënave të pronësisë dhe kontratës së qirasë për vendushtrimin e aktivitetit ekonomik në e-Filing deri më 20 nëntor 2024.
25 Tetor 2024, 10:46 -
ANALIZA e shifrave mbi nëndeklarimin/ Informaliteti në paga, një pjesë në dorë e tjetrën në bankë ‘krim ekonomik’ në kurriz të punonjësve
24 Tetor 2024, 16:47Ky fenomen që ka prekur thuajse çdo sektor të ekonomisë, ishte gjerësisht i dukshëm kur u publikua databaza e pagave, përfshirë edhe sektorin e medias, pasi gazetarë, drejtues, kryeredaktorë e shoferë deklaroheshin me rroga minimale. Fenomen që vijon edhe sot, ku pronarët e mediave, nuk paguajnë sigurimet e punonjësve, ju vonojnë pagat dhe një pjesë ua japin në dorë e tjetrën e kalojnë në bankë. Raste si i medias kishte edhe në arsimin privat, në tregti, turizëm, ndërtim etj
-
FMN optimiste: Ekonomia e Shqipërisë rritet me 3.3% këtë vit! Turizmi e ndërtimi ‘motorët’ kryesorë
24 Tetor 2024, 10:17Ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.3% këtë vit. Ky është vlerësimi i fundit i bërë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ku theksohet se performanca pozitive do të vijojë edhe në 2025-ën. Sektorët kryesor që po kontribuojnë në rritjen ekonomike janë turizmi dhe ndërtimi.
-
-
-
-
-
Lufta kundër informalitetit, 230 mijë punonjës me pagë minimale! Rama: S'pranojmë më deklarime që s'i besojmë! Mbyllim biznesin nëse s’paguhen sigurimet
23 Tetor 2024, 10:21Vjedhja e sigurimeve nga bizneset duke mos deklaruar pagat reale të punonjësve, është vepër penale dhe do të hetohet nga sot nga Krimi Ekonomik. Qeveria ka paralajmëruar gjoba, arrestime e deri tek mbyllje përfundimtare e aktivitetit nëse bizneset që nëndeklarojnë pagat nuk heqin dorë nga abuzimi.
-
Vrojtim i BSH/ Shtrëngohen kushtet e dhënies së kredisë për qytetarët! Bankat të ‘rrepta’ në kushtet e huasë për blerje banese
22 Tetor 2024, 16:34Qytetarët e patën më të vështirë të merrnin një kredi gjatë periudhës Korrik-Shtator, pasi bankat i rritën kërkesat e tyre nga frika e aftësisë paguese. Sipas Bankës së Shqipërisë më shumë u shtrënguan kushtet e kredisë për blerje banese.
-
Rivlerësimi i pronave ‘peng’ i referencave të reja në qytete! Shtyhet përsëri drafti në parlament! Eksperti: Kanë stopuar shitblerjet e pronave
22 Tetor 2024, 12:38Ndonëse ishte njoftuar se rivlerësimi i pronave do të niste në shtator, miratimi i ligjit vijon të shtyhet, pasi ende nuk është bërë publike norma tatimore dhe nuk janë caktuar çmimet e reja të referencës. Ndërkohë ekspertët e sektorit thonë se tregu i shitblerjes së pronave ka ‘ndaluar’ pasi të gjithë po presin rivlerësimin që të paguajnë më pak tatim për transaksionet.
-
Decentralizimi i shërbimeve bujqësore-Denaj: Marrëveshja me 4 bashki një shërbim dhe vendimmarrje më e mirë
22 Tetor 2024, 15:10Në kuadër të procesit të decentralizimit, u nënshkruan sot marrëveshjet në fushën e bujqësisë, arsimit dhe shëndetësisë, në një ceremoni të organizuar nga ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në ambientet e Kryeministrisë
-
Zgjerohet suficiti buxhetor, në 9 muaj arriti në 700 milionë euro! U mblodhën 5.2 mld €, por u realizuan vetëm 60% të shpenzimeve të planifikuara
22 Tetor 2024, 09:47Nëntëmujori i këtij viti u mbyll me suficit tepër të lartë krahasuar me pritshmëritë. Nga janari deri në shtator sipas të dhënave të Ministrisë së Financave suficiti ka rezultuar 700 milionë euro, pasi janë mbledhur mbi 5.2 miliardë euro dhe u shpenzuan vetëm 4.5 miliardë euro.
-
Evazion apo turistë kalimtarë? Vetëm 18% e turistëve të huaj fjetën në hotele, vetëm 1.5 mln nga 8.5 mln vizitorë
21 Tetor 2024, 15:30Miliona turistë vijnë në Shqipëri çdo muaj, por vetëm një përqindje e vogël prej tyre akomodohen në hotele, bujtina apo resorte. INSTAT thotë se nga 8.5 milionë të huaj që erdhën deri në gusht në vend, vetëm 1.5 milionë fjetën në strukturat akomoduese të regjistruara. Këto diferenca kanë si shkak kryesor informalitetin, pasi turistët po flenë në struktura informale, që nuk deklarojnë pushuesit.
-
Çdo ditë pune para 1993 do të njihet edhe nëse nuk është e dokumentuar! Përfitojnë mbi 29 mijë persona që punuan në kooperativë dhe ish ndërmarrjet shtetërore e bujqësore
21 Tetor 2024, 12:19Më shumë se 29 mijë qytetarë që janë në prag të daljes në pension ose që e kanë mbushur moshën, por kanë probleme me vitet e punës përpara 1993, pasi nuk ekzistojnë nëpër regjistra. Me projektligjin e ri të Ministrisë së Ekonomisë thuhet se vitet e punës do të njihen me kërkesë të qytetarit, pa pasur nevojë për të shkuar në dyert e gjykatave për të kërkuar njohjen e viteve.
-
Skandali/ Postat private në ‘drejtim të paditur’ mijëra pako të shqiptarëve të ‘Ali Express’! 'Albanian Courier' justifikohet me adresat, “Ultra C.E.P” zero përgjigje
20 Tetor 2024, 13:14Me mijëra qytetarë nuk i kanë marrë pakot me porosi që kanë bërë pranë Ali Express pasi postat private po vonojnë në shpërndarjet e tyre. Shërbimin e shpërndarjes së pakove që deri para pak javësh e bënte Posta Shqiptare tashmë e ofrojnë postat private, Albania Courier dhe Ultra C.E.P, të cilat as nuk i njoftojnë qytetarët përmes një mesazhi nëse porosia e tyre ka ardhur.
-
Sa të vjetra janë ndërtesat ku jetojnë shqiptarët? Dominojnë banesat e 1981-2000
20 Tetor 2024, 07:45Në dy dekadat e fundit, nuk ka qenë e vështirë që të shohësh kantiere ndërtimi në Tiranë, panorama e të cilave na jep bindjen që pjesa më e madhe e banorëve banon pikërisht në ndërtesa që i përkasin viteve të fundit.
-
Moody’s rishikon në rritje ekonominë shqiptare, nga 'pozitive' në të 'qëndrueshme'! Malaj: Ndikim ulja e borxhit, rritja e investimeve
19 Tetor 2024, 14:09Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit “Moody's” ka ndryshuar perspektivën e ekonomisë së Shqipërisë nga e ‘qëndrueshme’ (Ba3) në ‘pozitive’ (B1) .
-
Zhvlerësimi i valutave godet prodhimin vendas, në 9 muaj eksportet u ulën 47 mld lekë! ‘Made in Albania’ vlejnë më pak se vjet
18 Tetor 2024, 21:06Rënia e valutave ka goditur edhe prodhimin shqiptar në tregjet e huaja. Nga janari në shtator sipas INSTAT nga janari në shtator, eksportet u ulën me 47 miliardë lekë krahasuar me një vit më parë.
-
'4,7 milionë euro', kryebashkiaku i Shkodrës: Lidhet kontrata për fillimin e punimeve në rrugën Shirokë-Zogaj
18 Tetor 2024, 19:16Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci informoi sot se u lidh kontrata me vlerë 4.7 milionë euro, për fillimin e punimeve në rrugën Shirokë-Zogaj dhe sistemin e ujërave të zeza për këto zona.
-
Pritet të jetë më i madhi, ‘Financa’ nis hartimin e projektbuxhetit 2025! Parashikohet rreth 8.2 mld euro, sektorët që marrin ‘pjesën e luanit’
18 Tetor 2024, 18:31Ministria e Financave ka nisur hartimin e projektbuxhetit për vitin 2025 dhe në fillim të nëntorit do të jetë publik. Buxheti i ardhshëm pritet të kapë vlerën e afro 8.2 miliardë €, duke u bërë portofoli më i madh historik në vend. Shëndetësia dhe Infrastrukturë parashikohet të marrim sërish më shumë para nga arka e shtetit
