Kosova & Rajoni
-
Një shqiptar në Greqi është plagosur rëndë si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Neapoli të Selanikut.
8 Mars 2025, 10:17 -
Greqi/ Qeveria i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament
7 Mars 2025, 22:37 -
-
Greqi/ Pas 3 ditëve debat në parlament, qeveria e Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit: 157 vota kundër, 136 vota pro
7 Mars 2025, 22:16Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Kyriakos Mitsotakis u rrëzua këtë të premte me 157 vota kundër dhe 136 pro, pas 3 ditëve debat në parlament.
-
‘Shko bëj ndonjë fëmijë, ose birëso...!' Parlamenti grek përfshihet nga kaosi pas deklaratës së deputetit të Mitsotakis ndaj koleges! Kryeministri propozon shkarkimin e tij
7 Mars 2025, 19:51Parlamenti grek është përfshirë nga kaosi politik. Shkak i tensioneve ka qenë deklarata e bërë nga një prej deputetëve të partisë së kryeministrit Mitsotakis, ndaj koleges së tij Zoi Konstantopoulou
-
Shkup/ Akuza mes partive shqiptare për diskriminim në mbrojtje dhe ushtrinë e Maqedonisë së Veriut
7 Mars 2025, 19:35Partia opozitare shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar lidhur me mungesën e përfaqësimit shqiptar në pozitat kryesore të ushtrisë së Maqedonisë së Veriut. Këto pretendime u ngritën pas ndryshimeve në strukturat komanduese të ushtrisë, të nënshkruara një ditë më parë nga presidentja maqedonase, Gordana Silanovska-Davkova
-
Vuçiç: Rusia mbështet autoritetet e Serbisë mes protestave
7 Mars 2025, 17:50Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, tha të premten pas një bisede telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin, se Kremlini mbështet autoritetet e Serbisë ndërsa ato përballen me protestat antiqeveritare në rritje.
-
Kurti si Berisha, vazhdon t'i bëjë karshillëk drejtësisë: Prokurorët të më vijnë në zyrë siç u shkuan 2 kryeministrave para meje! Dhoma Amerikane e Tregtisë të mos ndërhyjë në proces
7 Mars 2025, 16:22Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka lëshuar një deklaratë ku rendit arsyet se pse kreu i qeverisë, Albin Kurti, ka shkelur urdhrin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për të dëshmuar në Prokuroinë Speciale, pas disa thirrjeve të kësaj të fundit, lidhur me çështjen e rezervave shtetërore.
-
Sërish protesta në Serbi, bllokim rrugësh dhe grevë masive
7 Mars 2025, 14:49Në Serbi vijojnë protestat e studentëve dhe qytetarëve të pakënaqur me qeverinë. Sot punonjësit dhe sindikatat iu përgjigjën më grevë ftesës së protestuesve duke organizuar ndërprerjen e shërbimeve.
-
Lista Serbe akuzon Rashiçin se ka fituar mandatin e deputetit me votat e shqiptarëve, ai e mohon
7 Mars 2025, 14:38Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, ka deklaruar se Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiçit ka siguruar një mandat në Kuvendin e Kosovës “falë” votave të shqiptarëve.
-
Dodik si Berisha 'non grata', dekreton ligjet që ndalojnë punën e drejtësisë! SHBA e BE paralajmëron: Provokim i qëllimshëm, destabilizues
7 Mars 2025, 08:00Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bosnje u shpreh thellësisht e shqetësuar me dekretimin e ligjeve. Në deklaratë thuhet mes tjerash se ky është një provokim i qëllimshëm ndaj rendit kushtetues të Bosnjës dhe paraqet një kërcënim të drejtpërdrejtë për qëndrueshmërinë dhe sigurinë.
-
Vuçiç: Sarajeva po përdor BE-në si 'kalë troje' për të shkatërruar Republikën Srpska
6 Mars 2025, 21:30Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka akuzuar autoritetet në Sarajeve se po shfrytëzojnë Bashkimin Europian për të shkatërruar Republikën Srpska.
-
Kosova pa asnjë kontratë lobimi në SHBA
6 Mars 2025, 18:15Si rrallëherë në historinë e pasluftës së Kosovës, institucionet shtetërore, aktualisht, nuk kanë asnjë kontratë aktive lobimi në Shtetet e Bashkuara. Njohësit e politikave vendore dhe ndërkombëtare paralajmërojnë se kjo rrezikon ta lërë Kosovën nën hije dhe “pa një vend në tavolinë”.
-
Greqi/ Vinte nga Brazili, sekuestrohen 17 kg kokainë, i riu nga Konispoli kapet pranë aeroportit të Athinës! Të dyshuarit dhe rolet e tyre (EMRI+VIDEO)
6 Mars 2025, 16:45Një 28-vjecar nga Konispoli ka rënë në prangat e policisë greke, pas një operacioni që çoi në goditjen e një rasti të trafikut ndërkombëtar të kokainës. Greku bëri korrierin, arrestohet. Me urdhër të këtij të fundit, lënda narkotike do i dorëzohej shtetasit Pajtim Kaleshi, 28 vjeç, banues në Konispol. Policia e ka pikasur Kaleshin jashtë aeroportit dhe e ka vënë në pranga.
-
Zgjedhjet në Kosovë, përfundon numërimi i votave! VV fituese e zgjedhjeve, Kurti merr 48 mandate
6 Mars 2025, 14:22Në Kosovë përfundoi procesi i numërimit të të gjithë votave. Vetëvendosje është fituese e tyre duke arritur të sigurojë 48 mandate, me PDK që e ndjek me 24 mandate, LDK me 20 dhe koalicioni i Haradinajt me 8 të tilla. Numrat duket se do të çojnë drejt një koalicioni qeverisës por deri më tani hapa konkrete drejt negociatave politike nuk ka.
-
U dënua me 1 vit burg, Dodik dekreton ligjet që ndalojnë punën e drejtësisë! Non grata nga SHBA si Berisha
6 Mars 2025, 14:00Milorad Dodik dekretoi ligjet jo kushtetuese që ndalojnë punën e organeve të drejtësisë siç janë gjykata, prokuroria e Bosnje-Hercegovinës, agjencia shtetërore për hetime dhe mbrojtje dhe këshillat e lartë gjyqësor dhe prokurorial të Bosnjës.
-
Mocion kundër qeverisë greke! Qytetarët protesta të dhunshme jashtë ndërtesës së parlamentit
6 Mars 2025, 13:25Sheshi Syntagma para parlamentit grek u shndërrua mbrëmjen e djëshmë në arenë përleshjesh midis demonstruesve dhe forcave policore
-
Epopeja e UÇK-së, krerët e shtetit sot homazhe në Prekaz
6 Mars 2025, 10:34Datat e 5,6 dhe 7 marsit njihen si Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku u vranë 59 anëtarë të familjes Jashari pas rezistencës treditore të forcave të armatosura serbe.
-
Sarrazin: Të formohet sa më shpejt qeveria në Kosovë dhe të punojë aktivisht në dialog
5 Mars 2025, 22:07I dërguari special i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka kërkuar themelim sa më të shpejtë të qeverisë së re në Kosovë, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
-
Manipulime në zgjedhjet e Kosovës? LVV akuzon LDK-në pas numërimit të votave të diasporës
5 Mars 2025, 21:26Në përfundim të procesit të numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, nisën akuzat mes partive politike për manipulim me vota.