Kosova & Rajoni
-
Një arsenal armësh është zbuluar në një shtëpi të Athinës që dyshohet se ka lidhje me arrestimin e shqiptarit Ermal Metko 10 ditë më parë në kryeqytetin grek.
12 Tetor 2024, 15:27 -
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund ta padisin shtetin, shkak ajri i ndotur
12 Tetor 2024, 13:50Qytetarët në Maqedoninë e Veriut, në procedurën para Gjykatës Administrative, mund të kërkojnë që organet kompetente të obligohen t’i miratojnë të gjitha dokumentet e nevojshme nga Ligji për cilësinë e ajrit ambiental dhe ta padisin në procedurë administrative nëse shëndeti i tyre është i rrezikuar.
-
BE-ja miraton axhendat e reformave të Shqipërisë, Kosovës dhe 3 vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes
11 Tetor 2024, 22:19Vendet e Bashkimit Evropian i kanë miratuar të premten agjendat e reformave të pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat i kanë paraqitur ato si kusht për të përfituar nga paketa e Planit të Rritjes, në vlerë prej 6 miliardë eurosh
-
VIDEO-Me armë dhe lëndë plasëse në makinë, kush është 39-vjeçari shqiptar i dënuar për drogë! Publikohen pamjet kur arrestohet nga policia
11 Tetor 2024, 20:36Armiol Rrasa është shqiptari i cili u arrestua ditën e sotme me partneren e tij në Athinë, pasi në makinë iu gjet një armë zjarri tip Tokarev një sasi lëndë plasëse dhe detonatorë
-
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën
11 Tetor 2024, 18:41Zyrtari i lartë amerikan shprehet edhe për politikën e vendit pas zgjedhjeve, në raport me Kosovë: Politika e jashtme e SHBA-së bazohet në interesat tona kombëtare dhe nuk ka gjasa që interesat tona kombëtare të ndryshojnë në një shkallë të tillë që do ta ndikonte llogaritjen apo politikën në mënyrë dramatike, kur bëhet fjalë për Kosovën
-
Kosovë/ Seancë e jashtëzakonshme për përgjimin Kusari-Radoiçiç, Vetëvendosja e bojkoton, Haradinaj: Komunikoi me porosi të Kurtit!
11 Tetor 2024, 17:55Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, tha se duhet të ketë hetime lidhur me influencën e Radoiçiç në pushtetin legjislativ, për të kuptuar nëse janë marrë apo jo, vendime të imponuara nga ai. Haradinaj akuzon direkt Kurtin
-
VIDEO-Aksident i rëndë në Prishtinë! Kamioni humb kontrollin dhe merr para veturat, 11 të plagosur
11 Tetor 2024, 17:2411 persona janë lënduar në një aksident trafiku mes një kamioni dhe 12 veturave të tjera në Veternik të Prishtinës
-
'Pas Shqipërisë dronë kamikazë edhe për Beogradin! Erdogan: Turqia dhe Serbia do të zhvillojnë bashkërisht industrinë e mbrojtjes
11 Tetor 2024, 16:33Presidenti turk Erdogan njoftoi nga Beogradi se kanë rënë dakord me Aleksander Vuciç që Serbia dhe Turqia të zhvillojnë së bashku fushën e industrisë së mbrojtjes. Edhe në Serbi ashtu si në Tiranë Erdogan tha se do ti dhurojë Serbisë drone kamikaze
-
Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë
11 Tetor 2024, 15:59Një çift shqiptarësh u arrestuan në qendër të Athinës mesditën e sotme pasi u kapën në automjetin e tyre me një sasi lënde plasëse dhe me armë zjarri.
-
Admirali i NATO-s: Veprimet e njëanshme jashtë dialogut Kosovë-Serbi përshkallëzojnë tensionet
11 Tetor 2024, 15:48Komandanti i marinës amerikane për Evropën dhe i forcave të NATO-s me seli në Napoli, admirali amerikan, Stuart B. Munsch, tha të premten se qeveritë që veprojnë në mënyrë të njëanshme jashtë dialogut Kosovë-Serbi, panevojshëm përshkallëzojnë tensionet e brendshme dhe rajonale
-
Shpërthimi në Pejë, një i vdekur një tjetër plagoset
11 Tetor 2024, 13:42Si pasojë e shpërthimit të një cisterne të vogël në Pejë, një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur bën të ditur mediat kosovare.
-
Një tjetër gjeneralmajor italian merr komandën e KFOR-it në Kosovë! Enrico Barduani është njohës i mirë i Ballkanit
11 Tetor 2024, 13:24Gjeneralmajori i ushtrisë italiane, Enrico Barduani, ka marrë sot edhe zyrtarisht detyrën e shefit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Barduani do të jetë gjenerali i 14-të italian që komandon misionin e KFOR-it.
-
Erdogan vizitë dyditore në Beograd, takim me Vuçiçin! Presidenti serb: Turqia, investitor i rëndësishëm në Serbi
11 Tetor 2024, 12:49'Turqia është një investitor i rëndësishëm në Serbi', kështu ka deklaruar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ndërsa ka pritur sot presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
-
Enrico Barduani, komandant i ri i KFOR-it
11 Tetor 2024, 12:33Gjeneralmajori i ushtrisë italiane, Enrico Barduani, e ka marrë edhe zyrtarisht detyrën e shefit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.
-
Vjosa Osmani takim me ndihmës sekretarin e SHBA: Kosovës i duhet dialog strategjik me vendin tuaj
10 Tetor 2024, 22:37Presidentja Vjosa Osmani gjatë një takimi sot me zëvendës ndihmës sekretarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof, kanë diskutuar për forcimin e mëtejshëm të aleancës me SHBA-në, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë për t’i përmbushur synimet e përbashkëta strategjike
-
Maqedoni e Veriut: Gjykata Kushtetuese heq ‘Balancuesin’
10 Tetor 2024, 22:12Në Maqedoninë e Veriut mekanizmi i "Balancuesit” përcaktonte punësimet në administratën publike sipas përkatësisë etnike, me qëllim promovimin e barazisë etnike dhe përfaqësimin e drejtë të të gjitha bashkësive etnike në institucionet publike
-
Lirohet nga paraburgimi politikani serb, Arsenijeviç
10 Tetor 2024, 21:59Lideri i partisë Demokracia Serbe, Aleksandar Arsenijeviç, është liruar nga paraburgimi të enjten, një ditë pasi gjykata kishte urdhëruar mbajtjen e tij në paraburgim për 48 orë si i dyshuar për veprën penale “ngacmim”
-
Pasi la Tiranën, Erdogan zbret në Beograd, pritet nga homologu Vuçiç! Analistët: Mund të firmosen dhe marrëveshje ushtarake armatimi
10 Tetor 2024, 21:45Turqia dhe Serbia rikthyen marrëdhëniet e mira pas vizitës së parë të Erdogan më 2017, teka investimet turke janë rritur me 400-fish në një dekadë. Por dhënia e dronëve Kosovës vitin e kaluar riktheu “sherrin”. Beogradi e quajti të “papranueshme”. AFP dhe ‘France24’ raportojnë se mund të firmoset dhe marrëveshje për armatim
-
Haradinaj: Kosova po udhëhiqet nga spiuni i Serbisë, Albin Kurti!
10 Tetor 2024, 16:28“Dhe po ashtu është vërtetuar se për këtë votë, janë marr vesh pas shpinës së Kosovës. Nëse edhe kësaj nuk ia dimë emrin si quhet, kush para këtyre njerëzve në Kosovë se ka bërë këtë, kjo tregon se Kosovën e udhëheq njeriu i Serbisë, spiuni i Serbisë”, u shpreh Haradinaj.
-
Greqi/ Vranë kushëririn pasi i abuzonte seksualisht, zbardhet dëshmia e dy vëllezërve shqiptarë: Na shkatërroi jetën, ishim 4 dhe 6 vjeç kur nisën ngacmimet
10 Tetor 2024, 13:04Dy vëllezër me origjinë nga Shqipëria, u arrestuan në Greqi, pasi vranë kushëririn e tyre 28-vjeçar, të cilin e akuzonin se ai kishte abuzuar seksualisht me ta prej vitesh. Mediat greke kanë zbardhur dëshmitë e dy vëllezërve, të cilët thonë se ngacmimet seksuale kanë nisur në Shqipëri, kur ishin 4 dhe 6 vjeç.
