Kronikë
-
Rreth 68 persona, mes tyre 5 fëmijë dhe 63 të rritur, janë paraqitur gjatë tre ditëve të fundit në Spitalin Rajonal të Vlorës me simptoma të diarresë dhe të vjellave. Dyshimet e qytetarëve janë përqendruar te cilësia e ujit të pijshëm, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik ka marrë mostra analizash si nga uji, ashtu edhe nga ushqimet.
10 Nëntor, 19:47 -
U dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Ardjan Nikulajt, portugezi Ruben Saraiva kërkon në Apel shfuqizimin e dënimit me burg përjetë
10 Nëntor, 16:34Ruben Saraiva, i dënuar me burg përjetë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, kërkon rishikimin dhe rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Lezhës.
-
Hita vë në 'provë' drejtuesit e policive: Komunikoni drejtpërdrejtë me qytetarët, përmirësoni imazhin e policisë me iniciativa konkrete (VIDEO)
10 Nëntor, 16:14Skënder Hita mbledh drejtorët e Policisë, kërkon goditjen e krimit dhe kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë
-
HEC-et në Mirditë e Maliq, banorët kundër: Po na merr ujin e vaditjes! Gjykata e Lezhës urdhëron prokurorinë të hetojë
10 Nëntor, 15:56Në Maliq, banorët kundërshtojnë ndërtimin e një hidrocentrali, me argumentin se do të mbeten pa ujë për të vaditur tokat bujqësore. Një tjetër zhvillim vjen nga Lezha për të njëjten problematikë. Gjykata i kërkoi prokurorisë të hetojë lejet për 4 hidrocentale në zonën e Mirditës.
-
Aksidenti tragjik me vdekjen e 2 fëmijëve në Durrës/ Autori përfiton nga amnistia, i shuhen akuzat për alkoolin dhe largimin nga vendngjarja! Babai i të miturit të plagosur: Padrejtësi (VIDEO)
10 Nëntor, 15:41Ka nisur gjyqi në Durrës ndaj Nikoll Radaçit që shkaktoi aksidentin tragjik në ish-kenetë. Ai do të gjykohet vetem për shekje të rregullave të qarkullimit rrugor, edhe pse u mori jetën 2 fëmijëve të pafajshëm, dhe i treti u plagos. Dy akuza janë shuar, pasi përfitoi nga aministia. Kundër prokurorisë e gjykatës reagoi ashpër babai i djalit të plagosur.
-
Lufta kundër narkotikëve, Demo dhe Hita nderojnë me mirënjohje dy drejtues të Guardia di Finanza për bashkëpunimin me Shqipërinë
10 Nëntor, 15:35Vlerësimi iu dha për kontributin në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe forcimin e sigurisë në të dy vendet.
-
Gjykata e Strasburgut për Fredi Belerin: Arrestimi i ligjshëm, u mbështet në arsye të mjaftueshme, por paraburgimi u tejzgjat (VENDIMI)
10 Nëntor, 15:24Në një vendim 7 me 0, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e rrëzoi kërkesën e Fredi Belerit që të dëmshpërblehej për muajt që nuk e ushtroi dot detyrën e kryebashkiakut të Himarës pas arrestimit. Strasburgu e cilësoi të ligjshëm arrestimin e tij, ndërsa zgjatjen e paraburgimit të tepruar dhe të pa argumentuar nga gjykatat shqiptare.
-
Mashtrimi me 50 mln euro përmes call center-ave, GJKKO nxjerr nga qelia Merxhan Çelikun! Gjyqtari Erjon Çela i ndryshon masën e sigurisë
10 Nëntor, 15:10Gjykata e Posaçme ka zëvendësuar masën “Arrest në burg” me “Arrest në shtëpi” për Merxhan Çelikun, i akuzuar si pjesë e një grupi kriminal që mashtronte qytetarët përmes investimeve të rreme në kriptovaluta. Vendimi është marrë nga gjyqtari Erjon Çela më 9 nëntor.
-
I vunë tritol në lokal, Noizy: Laert Haxhiun s'e njoh, por Cllevio e pranoi autorësinë në TikTok...më shan për famë
10 Nëntor, 14:54Në procesin e radhës gjyqësor ndaj Laert Haxhiut ishin thirrur nga SPAK si dëshmitarë këngëtari Rigels Rajku, së bashku me babanë e tij, Bashkim Rajku. Vetë Laert Haxhiu nuk ishte paraqitur në seancë por përfaqësohej nga avokati i tij mbrojtës, Detar Hysi.
-
Sterilizimi/ Kërkoi pushimin e çështjes dhe shpalljen e akteve të pavlefshme, GJKKO rrëzon kërkesat e ish-ministrit Beqaj (VIDEO)
10 Nëntor, 14:16Mbrojtja e ish-ministrit të Shëndetësisë kishte 22 kërkesa në total, një pjesë të të cilave gjykata i rrëzoi, dhe për një pjesë tha se do të shprehet gjatë gjykimit të themelit. Beqaj kishte kërkyar pushimin e çështjes për 'Sterilizimin' dhe shpalljen e akteve hetimore të pavlefshme.
-
Masakra e Gërdecit/ Dëshmon në gjyq ish-bashkëpunëtori i Fatmir Mediut! Ish-ministri: U vërtetua se vendin e demontimit nuk e caktova unë (VIDEO)
10 Nëntor, 14:11Në procesin gjyqësore për masakrën e “Gërdeci”, ku ish ministri i Mbrojtjes është i pandehur për shpërdorim detyre, këtë të martë nisi marrja në pyetje e dëshmitarëve të kërkuar nga vetë Fatmir Mediu.
-
Denoncimi i AMA: Thirrje për luftë civile, vrasje e djegie institucionesh, ja gjuha që u përdor në shumicën e ekraneve televizive gjatë protestave
10 Nëntor, 13:58Thirrje për dhunë ndaj policëve dhe politikanëve, kërcënime ndaj familjarëve të efektivëve dhe nxitje për djegien e institucioneve, janë bërë në emisione të ndryshme televizive gjatë protestave të dhunshme në Tiranë.
-
-
Operacioni i Veliajt në këmbë, Ndreca sërish letër ‘Burgjeve’: Verifikoni dokumentacionin mjekësor, vonesa të pajustifikuara për dorëzimin
10 Nëntor, 12:54Në letrën e tij, Ndreca thotë se përgjigjja që ka marrë për letrën e 7 nëntorit, e referon te mbrojtja e të dhënave personale si dhe se kartela administrohet nga burgu i Fierit. Ndreca kërkon verifikimin dhe dorëzimin e dokumentacionit brenda ditës. Në rast vonese, avokati shprehet se përgjegjësit do të përgjigjen para ligjit.
-
Fraksioni i dosjes ‘Veliaj’/ Mbyllen kundërshtimet e të pandehurve, më 25 nëntor shpallet dënimi! SPAK kërkon 4 vite e 8 muaj burg për biznesmenin Abule, gjoba e shërbim prove për të tjerët
10 Nëntor, 12:02Për ish-deputeten socialiste Klotilda Bushka SPAK kërkoi një gjobë prej 600 mijë lekësh, ndërsa për Ina Goxhajn dhe Fatjon Baçin shërbim prove. Për biznesmenin Fatmir Bektashi u kërkua punë në interes publik, ndërsa për Frosina Bollon shërbim prove dhe për Flutura Xhanin një gjobë prej 40 mijë lekësh.
-
Bie kultivimi i kanabisit, 132 mijë fidanë të asgjësuar! Guardia di Finanza: Kultivim në zona të vështira! Hita: Prioritet mbrojtja e nxënësve (VIDEO)
10 Nëntor, 11:53Afro 132 mijë fidanë kanabisi u asgjësuan këtë vit, që në fazën e tentativës për kultivim, me rritje të konsiderueshme nga 2025-a, ndërsa u shkatërruan mbi 171 mijë bimë. Një shifër në rënie krahasuar me vitin e kaluar. Sipas Guardia di Finanza-s italiane, kultivuesit po zgjedhin sipërfaqe më të vogla e në terrene të vështira për t'u zbuluar.
-
‘Hajde çikë jashtë, je gangster ti!’ I riu në Dukat të Vlorës hyn në lokal me hanxhar në dorë, kërcënon banakierin! Disa ditë më parë ishte dhunuar bashkë me të atin (VIDEO)
10 Nëntor, 11:21Një person ka hyrë në ambientet e një lokali në Dukat të Vlorës, duke mbajtur në dorë një hanxhar, me të cilin ka kërcënuar disa persona që ndodheshin aty. Disa persona dyshonin se ky person ishte autor i vjedhjeve të ndodhura së fundmi në zonën e Dukatit. Ai dyshohet se ishte dhunuar disa ditë më parë, së bashku me të atin.
-
Lëvizte i armatosur dhe me kokainë, arrestohet 42-vjeçari në Kamëz! I dënuar më parë për armëmbajtje pa leje (EMRI+VIDEO)
10 Nëntor, 10:39Zyber Bamit iu gjet një pistoletë me municion dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë. Policia e arrestoi në zonën e liqenit të Çekrezës, në Kamëz.
-
Pogradec/ Bie nga skela gjatë punës në një pallat, punëtori dëmtohet në kokë! 57-vjeçari transportohet drejt Tiranës (VIDEO)
10 Nëntor, 10:01Si pasojë e rënies nga skela punëtori ka pësuar një dëmtim në kokë dhe është transportuar drejt Tiranës.
-
Shisnin dekoderë me kanale pirate, Gjykata e Tiranës dënon me nga 9 muaj burg tre persona
10 Nëntor, 09:53Gjykata e Tiranës ka dënuar me nga 9 muaj burg Franci Çelën, Ardit Stambolliun dhe Erlin Xhucani për mashtrim kompjuterik. Të tre shisnin dekoderë me qindra kanale pirate duke përdorur rrjetet sociale për t’i reklamuar e tregtuar.