Kronikë
-
Operacioni "Bregdeti Ynë" vijon të lirojë hapësirat e zaptuara pa leje në bregdet, ku ditën e sotme janë proceduar penalisht 4 administratorë subjektesh në Durrës.
2 Korrik 2021, 13:34 -
-
Manastirliu nga Qendra Shëndetësore nr.2 në Lushnje: Javën e ardhshme nis vaksinimi antiCOVID me njësitë e lëvizshme
2 Korrik 2021, 12:21Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit në Lushnje, ku ka bërë me dije se javën e ardhshme, njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të nisin vaksinimin ndaj COVID19 në terren, në territore ku ende qytetarët nuk janë vaksinuar
-
Akuzat e 'Aleancës për Teatrin' se Vitore Tusha takoi fshehtas Sorecën, Gjykata Kushtetuese konfirmon qëndrimin e BE: Spekulime dhe presion, ishte takim rutinë i planifikuar më parë
2 Korrik 2021, 12:21"Spekulime dhe presione" i ka konsideruar Gjykata Kushtetuese pretendimet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e cila akuzon se kryetarja e këtij institucioni, Vitore Tusha është takuar në mënyrë të fshehtë me ambasadorin e BE, Luigi Soreca dhe se ky i fundit po ndërhyn në vendimet e kësaj gjykate për teatrin, duke lobuar pro kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
-
-
-
Rama në Forumin e Prespës takohet me Kurtin dhe Ali Ahmetin
2 Korrik 2021, 11:34Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti kanë arritur në Shkup, aty edhe ku do të marrin pjesë në Forumin e Prespës.
-
-
-
-
-
-
Shefi i Antimafias italiane, De Raho: SPAK punë të jashtëzakonshme, është shkatërruar një organizatë me shtrirje ndërkombëtare
2 Korrik 2021, 10:58Shefi i Antimafias italiane, Federico Cafiero De Raho, ka thënë fjalë të mëdha për bashkëpunimin mes SPAK dhe autoriteteve italiane që kanë konkluduar edhe në suksesin e këtij operacioni të sotëm me lëshimin e 38 urdhër-arresteve. De Raho tha se sot u arrit një objektiv madhor.
-
-
-
-
Operacioni 'Shpirti'/ Detajet nga dosja, Maksim Sota, prokurori i Vlorës garoi edhe për SPAK! Trafikantët i paguanin qiranë, rrinte në një shtëpi me të penduarin e drejtësisë
2 Korrik 2021, 10:24Report Tv ka mësura nga dosja që ka SPAK në lidhje me operacionin ‘Shpirti’, rezulton se prokurori Maksim Sota me origjinë nga Lushnja dhe që ka jetuar në Vlorë ku punonte prokuror, qiranë e shtëpisë ia ka paguar grupi i Ilir Ducollarit. Po ashtu në dosje thuhet se prokurori kishte bashkëjetues në shtëpinë me qira në Vlorë trafikantin e drogës që sot për autoritetet është dëshmitar i drejtësisë.
-
Kishin mbjellë lëndë narkotike, 4 të arrestuar në Kavajë, nën hetim kryeplaku i fshatit Golemas! Në pranga edhe një person tjetër në Tepelenë për kultivim kanabisi
2 Korrik 2021, 10:174 persona janë arrestuar në Kavajë për kultivim të lëndëve narkotike. Po ashtu edhe ne Tepelenë janë goditur 2 raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, ku një person është arrestuar dhe një tjetër është proceduar penalisht
-
Regjistrimi në vitin e parë në gjimnaz tashmë në e-Albania, Rama shpjegon procedurën: Kryhet në më pak se 1 minutë
2 Korrik 2021, 10:05Për t'u regjistrua, një nxënës duhet të përzgjedhë fillimisht shkollën 9-vjeçare që ka frekuentuar dhe sistemi shfaq më pas gjimnazin që i takon asaj shkolle, ndërsa më pas duhet të bashkëlidhë dëftesën e lirimit dhe të klikojë 'dërgo'.
-