Kronikë
-
Vetura u përfshi nga zjarri në shkaqe ende të panjohura, teksa anëtarët e një familjeje që udhëtonin në të dolën në kohë. Hetime për shkaqet. Zjarri shkaktoi vatër edhe në bimësinë aty pranë banesave, forcat shuan flakët në kohë
11 Korrik 2025, 17:07 -
Molotovë e kallashnikovë, 3 furgona të FNSH drejt Thethit
11 Korrik 2025, 16:39 -
Aksionet në Theth/ Banori hedh molotov, forcat speciale nxjerrin kallashnikovin (VIDEO)
11 Korrik 2025, 16:32 -
Aksioni për ndërtimet pa leje në Theth, hidhet molotov drejt urës e fadromës së IKMT! Policia nxjerr kallashin, shkon dhe FNSH (VIDEO)
11 Korrik 2025, 16:19Shënohen incidente në Theth, ku vijon aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje. Banorët qëlluan me shishe benzine drejt fadromave të IKMT-së dhe u tentua të digjej ura lidhëse e fshatit me Shkodrën. Kanë ndërhyrë forcat e policisë, ndërsa në momente të caktuara disa efektivë duket që kanë nxjerrë edhe armët. Në zonë edhe forca të FNSH-së
-
Zjarr i madh në kodrat e Dimalit, 7 mjete në aksion për shuarjen, u rrezikuan edhe banesat! Digjen hektarë me ullinj e bimësi, hetim shkaqeve
11 Korrik 2025, 16:06Zjarri nisi në ferrat dhe barishtet anash rrugës së fshatit, por i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta, përparoi me shpjetësi drejt kodrave me ullinj. Drejt vatrës u nisën 2 mjete zjarrëfikëse nga Berati, 1 mjet nga Kuçova, 1 nga Dimali dhe 3 mjete nga Fieri e Lushnja. Parandalohet përhapja e vatrës drejt banesave, dëmi material i madh. Po vihet nën kontroll
-
Lirimi i hapësirave publike/ Task- Forca aksion në zonën e Kunës në Shëngjin, sekuestrohen çadra dhe shezlongë në 3 subjekte
11 Korrik 2025, 16:03Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, task-forca e Bashkisë Lezhë, vijon kontrollet përgjatë vijës bregdetare të Shëngjinit, me fokus në lirimin e hapësirave publike dhe verifikimin e abuzimeve me çmimet gjatë sezonit turistik.
-
Zjarr i madh në Skuraj të Kurbinit, relievi i thyer vështirëson ndërhyrjen për shuarjen e flakëve, mbërrin helikopteri i ushtrisë (VIDEO)
11 Korrik 2025, 15:59Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë masivin pyjor në Skuraj të Kurbinit, pranë Rrugës së Kombit. Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe punonjësit e emergjencave, por terreni i thyer e ka vështirësuar ndërhyrjen.
-
Tiranë/ I dënuar për tentativë vrasjeje, drogë e grup kriminal, sekuestrohen 5 pasuri me vlerë 875 mijë euro të 32-vjeçarit dhe familjes (LISTA)
11 Korrik 2025, 15:31Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës dhe urdhrit të Prokurorisë, Policia dhe Agjencia për Hetimin dhe Pastrimin e Parave sekuestroi pesë asetet e të riut të dënuar për tentativë vrasje, drogë dhe grup kriminal
-
Manja: Prokurorja Gjeli nuk nisi hetimin për ndërtimin në Theth, nuk lejojmë që tolerimi i paligjshmërisë të jetë precedent
11 Korrik 2025, 15:26Pas kritikave të Ramës për mosfillimin e hetimeve për një ndërtim pa leje në Theth, prokurorja e Shkodrës Elsa Gjeli i kërkon KLP-së të reagojë. Ministri i Drejtësisë që kërkoi hetim disiplinor ndaj Gjelit tha se nuk do të lejojë që të krijohet një precedent i rrezikshëm për tolerimin e paligjshmërisë.
-
Makina përfshihet nga flakët të qendër të Fierit, nuk ka të lënduar (VIDEO)
11 Korrik 2025, 14:44Një automjet tip “Fiat” është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në qendër të Fierit. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
-
Vrasësi i burrit u dënua me 8 vite burg, e moshuara kundër gjykatës dhe prokurorit të Fierit: Tallje! Nuk ishte pulë që ra në kanal, por njeri! Kërkoj drejtësi
11 Korrik 2025, 14:26Ilir Nukaj, i cili 9-muaj më parë i mori jetën të moshuarit, Namik Rustemi, se nuk i shiti birra, u dënua nga Gjykata e Fierit me 8 vite burg. Vendimi ka sjellë revoltën e familjen Rustemi. Me lot në sy, bashkëshotja e të ndjerit, Ajdine Rustemi, që ra dhe vete pre e dhunës së Nukajt kërkon ashpërsimin e dënimit. Ajo fajëson prokurorin dhe trupën gjyqësore të Fierit.
-
-
Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Vlorë, 3 të reja nga Venezuela nën hetim! Në kërkim tutorja spanjolle
11 Korrik 2025, 14:08Policia e Vlorës ka goditur një rast të shfrytëzimit të vajzave të huaja për prostitucion. Të rejat nga Venezuela që ushtronin prostitucion në apartamentin e marrë me qira në lagjen “Pavarësia 3” do të hetohen në gjendje të lirë.
-
Zjarr i madh në fshatin Hudënisht të Pogradecit, shuhet pas dy orësh luftë me flakët në terren të vështirë (VIDEO)
11 Korrik 2025, 14:04Një vatër zjarri u aktivizua ditën e sotme në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha mbi fshatin Udënisht të Pogradecit, duke rrezikuar përhapjen në një masiv pyjor të konsiderueshëm. Flakët u favorizuan nga era dhe terreni i thyer malor, ç’ka e bëri ndërhyrjen të vështirë dhe vetëm nga toka. 20 forca në aksion, grup monitorimi që të mos riaktivizohet vatra
-
Kurbin/ Me snajper të mbushur në makinë dhe tentoi të përplaste policët, ‘Fokusi’ prangos pas dy vitesh 25-vjeçarin! Dyshohet se do bënte vrasje (EMRI)
11 Korrik 2025, 13:43I ndaluari mbante edhe identitet të dytë. Më 2023 akuzohet se tentoi të përplaste efektivët e policisë në aksion. Braktisi mjetin në fshatin Gurrëz, ku u gjet pushka snajper e mbushur. Operacioni është koduar “Fokusi” dhe u krye në zonën e Fushë-Kuqes. Person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Gjykata e Kurbinit kishte dhënë "arrest me burg" në mungesë
-
Gramsh/ E zuri poshtë masivi i dheut teksa po punonte, ndërron jetë 58-vjeçari
11 Korrik 2025, 13:38Një 58-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në Gramsh ditën e sotme, pasi e zuri poshtë një masiv dheu.
-
Dyshohet se bleu vota për PSD më 11 maj, kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejës pyetet 1 orë në SPAK si person nën hetim
11 Korrik 2025, 13:30Për gati një orë ka qëndruar në ambientet e Prokurorisë së Posaçme këtë të premte Kristjan Shkreli, kryetari i Bashkisë Vau i Dejës, i cili është marrë në pyetje si person nën hetim për blerje votash.
-
Pjesë e grupit të Gjergj Cukalit, Prokuroria e Tiranës sekuestron 875 mijë euro pasuri të Paris Prengës dhe familjes së tij
11 Korrik 2025, 13:12Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e Paris Prengës dhe familjarëve të tij, i cili është dënuar për disa vepra penale, si vrasje dhe për pjesëmarrje në grupe kriminale.
-
Mbytet turistja në Vlorë, rëndë e bija! Plazhi privat pa vëzhgues, qytetari që i nxori nga uji: Ambulanca 30 minuta me vonesë! 6 të shoqëruar
11 Korrik 2025, 13:11Një turiste ukrainase është mbytur në Vlorë. Fatmirësisht një qytetar ka arritur të shpëtojë vajzën e saj. Plazhi privat në Lungomare ky po pushonin turistët e huaj rezulton se nuk kishte vëzhgues. Shoqërohen 6 persona, mes tyre policë bashkiakë.
-
SPAK operacion antidrogë/ Godet grupin e strukturuar kriminal në 4 qytete të vendit! 7 të arrestuar, vetëdorëzohet ish shefi i Krimeve, 6 në kërkim (EMRI)
11 Korrik 2025, 12:47Zbërthimi i aplikacionit Skyecc ka zbuluar një grup kriminal që akuzohet për 7 episode trafiku ndërkombëtar droge dhe për vepra të tjera penale. 7 janë vënë në pranga dhe 6 të tjerë nuk në kërkim pasi nuk janë gjetur në Shqipëri. Mes të arrestuarve edhe një punonjës policie që i jepte të dhënat e TIMS trafikantëve.