Kronikë
-
Policia ka shoqëruar një person me inicialet E.M lidhur me ekzekutimin e Renato Hoxhajt në Vlorë. Burime bëjë me dije se dyshohet se ai mund të jetë ndihmës i autorit, ndërsa dyshohet se porosia ka ardhur nga jashtë vendit për vrasjen e 58-vjeçarit.
29 Prill 2025, 22:38 -
-
116 gjoba në 1 javë për shpejtësi të lartë, Rrugorja e Beratit ndëshkon shoferët: 304 për parakalime të gabuara, 1 person i arrestuar
29 Prill 2025, 15:29Gjatë 2 javëve të fundit, është arrestuar 1 shtetas, për drejtim të mjetit, në ndikimin e alkoolit, gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë 4 shtetas për drejtim të mjetit, pa leje.
-
Merrnin ryshfet 5-10 mijë euro për të dhënë banesa sociale në Durrës, GJKKO dënon me 5 vite e 8 muaj burg 3 nga të pandehurit! 4 të tjerë në shërbim prove (VENDIMI)
29 Prill 2025, 14:27Gjykata e Posaçme shpalli fajtorë dhe dënoi me 7 të pandehurit e dosjes së zyrtarëve që merrnin ryshfet për të dhënë banesa sociale në Durrës. Verdikti erdhi pas pretencës së SPAK, ndërkohë që dënimi me burgim është dhënë për 3 prej tyre, kurse 4 të tjerëve iu konvertua në shërbim prove dënimi i mbetur, me masa nga 1-4 vite me kusht. Disa prej tyre zyrtarë, ja si funksiononte skema
-
Kamionë, makina, motorë, skafe e anije/ AAPSK publikon katalogët e mjeteve të sekuestruara dhe konfiskuara
29 Prill 2025, 14:43Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka realizuar publikimin e dy katalogëve të rinj, të cilët përmbajnë informacion të detajuar mbi pasuritë e luajtshme të sekuestruara dhe konfiskuara, kryesisht automjete, por edhe mjete të tjera.
-
Sherr pranë zyrës së PSD-së në Tiranë, babë e bir në kërkim! I riu u konfliktua brenda lokalit ‘333’, dyshohet borxh bastesh! Gjenden dy fishekë në rrugë! FOTO me armë në dorë
29 Prill 2025, 14:35Pas dëshmive të mbledhura, policia shpalli në kërkim dy persona, babë e bir, të cilët pas konfliktit ishin larguar me automjet. Sherri ka vijuar pranë zyrës së PSD, e cila ndodhet afër lokalit ‘333’ ku ka nisur sherri në zonën e Ali Demit. Sipas policisë, pistoleta nuk është përdorur. Në rrugë jashtë zyrës së PSD-së u gjetën vetëm dy fishekë të paplasur që mendohet t’i kenë rënë të dyshuarve.
-
VIDEO/ Arrestohet hajduti serial në Tiranë, ishte me precedentë penal
29 Prill 2025, 14:12Një 30-vjeçar nga Skrapari ka rënë në prangat e bluve të kryeqytetit pasi dyshohet se ka kryer 6 vjedhje gjatë këtij muaji
-
-
Lidhjet me grupet ‘Çopja’ dhe ‘Çela’/ Pajtime Fetahu kërkoi lirimin si e sëmurë, Apeli i GJKKO lë në qeli ish-gjyqtaren e Elbasanit
29 Prill 2025, 13:15Pas Gjykatës së Shkallës së Parë, edhe Apeli i Posaçëm Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu, për lirimin nga qelia. Ish-magjistratja pati si argument në ankim shkaqet shëndetësore
-
Tiranë/ Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në rrugën e Kavajës, nis hetimi për 4 spanjolle
29 Prill 2025, 13:13Policia e Tiranës ka nisur hetimet për 4 vajza spanjolle pasi dyshoheshin se merreshin me prostitucion. Gjatë kontrollit fizik të 27-vjeçares blutë gjetën dhe sekuestruan një sasi kanabisi dhe një shumë parash.
-
Dosja ‘Toyota’/ Ndikoi për vendimet te njerëzit e drejtësisë, SPAK çon për gjykim avokatin Radovan Çela! U zbulua nga përgjimet e SKY ECC, i pranohet gjykimi i shkurtuar! Vendimi pritet më 12 maj
29 Prill 2025, 13:03Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet pas vetëdorëzimit të avokatit të pandehur, që ishte në arrati. Pranon aktet e dosjes, gjyqi do bëhet me procedurë të përshpejtuar. Do përfitojë ulje të një të tretës së dënimit nëse shpallet fajtor. Roli i tij në aktivitetin kriminal, lidhja me ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka, Suel Çelën dhe të tjerët
-
-
-
Banesa në Memaliaj përfshihet nga flakët, vetëm dëme materiale
29 Prill 2025, 12:31Një banesë në Memaliaj është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në zonë për shuarjen dhe mospërhapjen e zjarrit banesat e tjera.
-
-
Përvetësoi një kontenier në përdorim të Policisë, nis hetimi për biznesmenin nga Puka
29 Prill 2025, 11:53Një ngjarje e paprecendent është regjistruar në Pukë, ku mësohet se një biznesmen ka përvetësuar në mënyrë padrejtë kontejnerin në pronësi të Komisariatit.
-
Olsian Çela raporton para KLP: Mungojnë 35% e prokurorëve, ngarkesa e lartë! Duhet zgjidhje urgjente për godinën e re
29 Prill 2025, 11:49Në 2024 numri faktik i prokurorëve ka qenë 209, nga 321 që duhen gjithsej. Deklarata u bë nga prokurori i përgjithshëm Çela në paraqitjen e raportit vjetor për vitin 2024 para KLP. Çela kërkoi nga Këshilli ndihmë për një godinë të re në Tiranë, ndërsa tha se për krimet zgjedhore bashkëpunimi është i ngushtë me SPAK.
-
Tiranë/ U arrestua për ryshfetin 2 mijë euro, SPAK nis hetimet për takimet e paautorizuara në paraburgim të ish-shefit të Rrugores: Dy shefa komisariatesh takuan Roven Zekën!
29 Prill 2025, 11:22Organi hetues ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë, si dhe ka pyetur personat përgjegjës në Bllokun e Sigurisë në “Mine Peza”, për të hedhur më tepër dritë mbi takimet me të paraburgosurin dhe qëllimin e tyre. Prokuroria pyet dy shefat
-
Zbardhet pas 7 vitesh krimi në Voskopojë, Antonio Karafili u vra nga partnerja dhe i dashuri i saj, e mbytën me çarçaf dhe e varën në pemë
29 Prill 2025, 10:44Pas 7 vitesh është zbardhur vrasja e 18-vjeçarit Antonio Karafili në Korçë. Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për Kejsi Spahillarin, ish-e dashura e Karafilit. Ajo dyshohet se e mbyti me çarçaf pasi kishte krijuar një lidhje të re dashurie. Asokohe ngjarja u raportua si vetëvrasje.
-
Tentoi të vidhte me dhunë 3 italiane, arrestohet 18-vjeçari në Durrrës (EMRI+VIDEO)
29 Prill 2025, 10:11Një 18-vjeçar i cili tentoi të vidhte me dhunë 3 italiane ka rënë në prangat e policisë së Durrësit. Uniformat blu bëjnë me dije se kanë dokumentuar edhe 2 vjedhje të tjera nga Dorjan Abazi.