Kronikë
-
Analisti Mentor Kikia i ftuar në Report Tv komentoi goditjen që SPAK bëri ndaj organizatës kriminale të Suel Çelës, i cili kishte rekrutuar jo vetëm gjyqtaren Pajtime Fetahu, por kishte lidhje edhe me median, si gazetari Artan Hoxha.
28 Nëntor 2024, 23:04 -
Aksident në aksin Korçë-Pogradec, vetura del nga rruga dhe përmbyset në kanal, shpëton për mrekulli shoferi (FOTOT)
28 Nëntor 2024, 18:03Një veturë ka dalë nga rruga kryesore dhe është përmbysur në kanal. Shoferi i mjetit ka shpëtuar. Aksidenti ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Zvirinë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat
-
Lirimi i Berishës, Romeo Kara: Vendim i frymëzuar nga pazari politik! Ish- shoferi i tij gjyqtar i dha vulën e PD, kërcënoi trupën e prokurorëve! Kuçana: Kemi bërë gabime, në 2013 ikëm nga pushteti
28 Nëntor 2024, 17:59‘Lirimi i Sali Berishës mund të jetë një vendim i frymëzuar nga pazari poltikë’, kështu është shprehur juristi Romeo Kara. Ai u shpreh se vendimi ishte për masën e arrestit dhe jo për çështjen që sipas tij njerëz të afërm të Berishës e kanë cilësuar si të mbyllur çështjen pas lirimit nga arresti i shtëpisë.
-
Goditja e organizatës kriminale të Suel Çelës, SPAK: Publikimi i dosjes dëmton procesin hetimor
28 Nëntor 2024, 17:32Prokuroria e Posaçme i kërkon mediave dhe personave të hetuar që kanë marrë kopje të vendimit dhe dosjes, që të mos publikojnë më materiale nga çështja e goditjes së organizatës së Elbasanit të drejtuar nga Suel Çela, pjesë e të cilës janë edhe gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno, si dhe gjyqtarja e arrestuar Pajtime Fetahu, me total 21 persona nën hetim dhe akuzë
-
Akuzat e Bardhit në 2021: Suel Çela në shërbim të Berishës e Nokës, u mblodhi firma për Kuvendin e PD! Si përdori në të njëjtën periudhë Artan Hoxha foton e Ramës me Çapjan për ta sulmuar (VIDEO)
28 Nëntor 2024, 17:00Gazment Bardhi, sot krah Sali Berishës, dikur e akuzonte këtë të fundit për bashkëpunim me Suel Çelën në mbledhjen e firmave për Kuvendin e PD. Sips Bardhit gjithçka bëhej me dijeni edhe të Flamur Nokës. Rreth së njëjtës periudhë, Çela urdhëroi përmes gazetarit Artan Hoxha publikimin e një fotoje të Ramës me Ardian Çapjan, duke nxitur sulme ndaj kryeministrit.
-
Një vit pas arrestimit, lirohet nga qelia mjeku Dervish Hasi! Bie akuza e trafikut të të miturve, dërgohet për gjykim për pornografi
28 Nëntor 2024, 16:27Dervish Hasi akuzohet për prodhim, importim, ofrim, vënia në dispozicion, shpërndarja, transmetimi, përdorimi ose posedimi i pornografisë së fëmijëve.
-
Tiranë/ Zjarri përfshin banesën në Allias, plagosen lehtë nëna dhe 2 fëmijët e saj të mitur! Hetime për shkaqet
28 Nëntor 2024, 15:55Ngjarja është shënuar në zonën e Alliasit. Policia e Tiranës bëri me dije se ka rënë zjarr në banesën e shtetases D. R., e cila ndodhej brenda me fëmijët. Nuk dihen shkaqet e zjarrit
-
Tiranë/ Nuk lejonin firmën të vendoste shtyllën e tensionit, 1 në pranga dhe 2 nën hetim! Njëri spërkat veten me lëndë djegëse, Policia e ndalon
28 Nëntor 2024, 15:36Incidenti ka ndodhur në kryeqytet, teksa kryheshin punime nga ARRSH në një aks rrugor. Familjarët penguan vendosjen e shtyllës, pretendonin se toka ishte e tyre. Por autoritetet deklarojnë se ishte zaptuar. H.K., gjatë konfliktit spërkatet me lëndë djegëse, por Policia shmang tragjedinë
-
Tiranë/ Lojëra ilegale fati online, 'Bad Spin 4' godet grupin në kryeqytet, 8 të arrestuar dhe 2 nën hetim (VIDEO)
28 Nëntor 2024, 15:22Policia e kryeqytetit godet një grup që ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit, duke kryer 8 arrestime. Gjithashtu nën hetim në gjendje të lirë do të jenë edhe 2 persona. Si prova materiale u sekuestruan 11 aparate celulare dhe 5 njësi kompjuterike
-
-
Durrës/ Tregtonte paketa cigaresh kontrabandë, arrestohet shitësi 50-vjeçar! Akuzohet për 8 vepra penale
28 Nëntor 2024, 15:10Aksioni është kryer nga Sektori i Krimit Ekonomiko-Financiar, kurse i prangosuri është L. H., 50 vjeç, banues në qytetin bregdetar, ndaj të cilit janë ngritur 8 akuza. U kap me 3528 paketa cigaresh pa pullë fiskale
-
Dosja/ ‘Ne i arrestojmë, ajo i liron!’, Artan Hoxha dyshohet se ‘shiti’ te Suel Çela policin që denoncoi për lirim trafikantësh gjyqtaren Pajtime Fetahu
28 Nëntor 2024, 13:54Përveç dezinformimit për interes të klanit Çela, ka dhe një episod të rëndë. Një zyrtar policie në Gramsh ka telefonuar gazetarin, ku i kërkon që të flasë publikisht mbi gjyqtaren Pajtime Fetahu, pasi sipas tij, "ata i arrestojnë kriminelët dhe ajo i liron". Por gazetari Hoxha këtë fakt, në vend që ta bënte lajm, dyshohet se raporton me vrap te Suel Çela (Marjus Lulaj) duke e “shitur” policin.
-
-
Vrasja e Martin Canit/ Policia reagon sërish: Mos hidhni më dyshime të pabaza, s’ka autor të dytë! Po synohet nxitja e pasigurisë te qytetarët
28 Nëntor 2024, 12:12Në një reagim të përsëritur, policia e Shtetit insistoi se pas vrasjes së Martin Canit, 14 vjeçar, fshihet vetëm një autori dyshuar, dhe jo një i dytë, siç është deklaruar në një intervistë televizive nga babai i shokut të plagosur të Martinit. Policia thotë se për këtë, ka prova të pakontestueshme.
-
Vrasja e Klaudio Prendit, dosja i kalon SPAK-ut, autorët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal
28 Nëntor 2024, 11:50Prokuroria e Posaçme do të hetojë vrasjen e Klaudi Prendit, djalit të ish gjyqtarit të Krimeve të Rënda Fran Prendi. Burimet bëjnë me dije për shqiptarja.com se ka dyshime se autorët që e ekzekutuan 27 vjeçarin i përkasin një grupi të strukturuar kriminal.
-
Tiranë/ Operacion i Antidrogës, bien në pranga 2 persona! Sekuestrohen 3 kg lëndë narkotike
28 Nëntor 2024, 11:47Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion antidrogë në kryeqytet
-
Berat, nxirrnin gurë dekorativë nga mali i Tomorrit, 3 të arrestuar, në kërkim 5 administratorë subjektesh
28 Nëntor 2024, 11:42Tre persona janë arrestuar dhe 5 të tjerë janë vendosur në pranga pasi nxirrnin gurë dekorativë nga mali i Tomorrit.
-
I dënuar me 2 vite burg nga GJKKO, arrestohet 55-vjeçari në Elbasan
28 Nëntor 2024, 11:33Policia e Elbasanit ka arrestuar një 55-vjeçar nga Gramshi, i cili është dënuar me 2 vite burg nga GJKKO për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”
-
Dosja/ 'I kemi çu haber me Blerinën, ta thy në mes...lekët ja japim ne Pajtimes!' Biseda e Suel Çela 5 muaj para dënimit të Astrit Sinanajt
28 Nëntor 2024, 11:26Në dosjen e SPAK është biseda e datës 7 shkurt 2020 ku i hetuari Suel Çela komunikon me Klaus Matishin, I cili kishte lidhje me vajzën e gjyqtares, Megi Fetahun - Si Artan Hoxha ‘shiti’ te Suel Çela policin që denoncoi gjyqtaren Pajtime Fetahu
-
Protesta e PD-së më 26 nëntor, lirohet nga qelia një prej të arrestuarve! Nesër del për masën protestuesi tjetër! Deputetët e PD-së po hetohen si organizator
28 Nëntor 2024, 10:43Gjykata e Tiranës liron nga qelia me masën detyrim paraqitje protestuesin Ilir Ahmedani, i arrestuar gjatë protestës së opozitës pranë Zogut të Zi. Ndërkohë pritet që nesër të dalë për masë protestuesi tjetër Sokol Ndoj. Në total ishin shoqëruar në polici 50 protestues.