Kronikë
-
SPAK ka vendosur mosfillimin e procedimit për referimin e Policisë së Shtetit për 23 deputetët që dogjën karriget në oborrin e Kuvendit.
7 Nëntor 2024, 10:35 -
Korçë/ Ktheu lokalin në pikë lojërash fati, 'Adaptimi' prangos pronarin dhe 2 të tjerë! 7 klientë nën hetim, njëri theu masën e Gjykatës, ja çfarë u sekuestrua
7 Nëntor 2024, 09:51Gjatë kontrolleve u sekuestruan 1 tavolinë për lojën e pokerit, 3 valixhe me çipsa, 6 pako me letra bixhozi, 4 celularë dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari. katër akuza ndaj të dyshuarve dhe pronarit. Një prej të dyshuarve ishte larguar nga vendi i qëndrimit, duke thyer masën e arrestit shtëpiak të gjykatës
-
-
Aksident në aksin Elbasan- Peqin, mjeti humb kontrollin dhe del nga rruga (VIDEO)
7 Nëntor 2024, 07:31Një aksident ka ndodhur mbremjen e djeshme në aksin Elbasan -Peqin, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Mjeti është përplasur me disa tezga që përdorin tregtarët për të shitur fruta perime.
-
-
Tiranë/ Shpërthim i fuqishëm te ‘Don Bosko’, thyhen xhamat e katit të tretë të banesës private! S’ka të lënduar, hetim nëse është lëndë plasëse apo fishekzjarr
6 Nëntor 2024, 20:37Shpërthimi, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë janë thyer xhamat e katit të 3-të të një banese tjetër private te rruga "Robert Naci". grupi hetimor në vendngjarje
-
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela takon homologen holandeze, prioritet goditja e aseteve kriminale
6 Nëntor 2024, 19:57Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka takuar ditën e sotme homologen e Mbretërisë së Hollandës, Sue Preenen
-
Pëllumb Gjoka kërkon pavlefshmërinë e komunikimeve në ‘Sky ECC’, më 19 dhjetor seanca në Kushtetuese
6 Nëntor 2024, 19:50Më 19 dhjetor të këtij viti, Gjykata Kushtetuese do të përcaktojë përfundimisht nëse aktet e përftuara nga aplikacioni “SKY ECC” për llogari të hetimeve nga SPAK, duhen konsideruar të ligjshme ose jo.
-
Maliq/ Dyshohet se abuzonte me një 16-vjeçare prej 4 vitesh, shpallet në kërkim autori 43-vjeçar! Ishte mik i babait të vajzës, e çonte në magazinë
6 Nëntor 2024, 19:48Një rast i rëndë abuzimi është zbuluar në Maliq të Korçës. Policia shpall në kërkim autorin e dyshuar, pronar i një magazine ku ndodhte abuzimi. Kishte hyrje-dalje me familjen
-
-
Hynë ilegalisht në Itali dhe ngritën plantacion marijuane me vlerë 250 mijë euro, arrestohen 2 shqiptarët! U kapën në teksa po ujisnin
6 Nëntor 2024, 19:07Operacioni në Rieti zbulon të dyshuarit 23 dhe 49 vjeç teksa kishin kthyer një tokë të braktisur në ‘fermë hashashi’. Jetonin në magazinën e shndërruar në laborator përpunimi, sekuestrohen mbi 15 kg në gjendje të tharë, lule dhe bohçe. Sekuestrohen euro dhe pajisje të sofistikuara për kultivim
-
Kërcënohet gazetari i Report Tv, Armand Braho: Shantazh në krye të detyrës nga shoferi i Bashkisë Pogradec, s’tërhiqem nga misioni im për të vërtetën
6 Nëntor 2024, 19:02Gazetari i Report Tv në Korçë, Armand Braho është përballur sot me një incident të rëndë, ku është kërcënuar nga një punonjës i Bashkisë së Pogradecit gjatë ushtrimit të detyrës si gazetar për pasqyrimin e një aktiviteti.
-
Angli/ I dënuar me mbi 4 vite burg nga Italia për trafik kokaine, arrestohet në Wembley 40-vjeçari shqiptari! Prej një dekade në arrati, u kap kur po shëtiste te rrota ‘Ferris Eye’
6 Nëntor 2024, 18:18Policia italiane konfirmoi dje operacionin, duke bërë me dije se 40-vjeԭari u arrestua gjatë fundjavës, me qëllime ekstradimi, për të vuajtur dënimin. Ai akuzohet se ka trafikuar drogë në territorin italian, midis muajve shtator 2013 dhe tetorit 2014, kryesisht në zonën e Perugia. Këtë vit i kishte shpëtuar disa herë policisë mes Francës dhe Anglisë, ndryshonte shpesh vendndodhjet
-
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, makina përplaset me kamionin! Ndërron jetë 35 vjeçari (EMRI)
6 Nëntor 2024, 17:59Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Korçë-Maliq në afërsi të urës së Bulgarecit.
-
Atentati me 4 viktima në Shkodër, 1 minutë heshtje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak
6 Nëntor 2024, 17:55Këshilli i Bashkisë Shkodër e ka nisur me një minutë heshtje mbledhjen e radhës.
-
I dënuar me mbi 17 vite bug për grabitjen e parave të bankave më 2017, ish-komando Neim Avdulaj izolohet për 1 vit në regjimin '41 Bis" të Peqinit! Zbulohet shkaku
6 Nëntor 2024, 17:38Ish-komando i Zall-Herrit bashkëpunoi me organizatën kriminale në ngjarjen e muajit shkurt 2017. Avdulaj është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendim të datës 25 mars 2019, që më pas u la në fuqi edhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më 12 korrik 2021. Vendimi bëhet me dije se “është marrë në kuadër të masave për sigurimin dhe mbajtjen nën kontroll të të dënuarve me rrezikshmëri të lartë"
-
Kërkohej në gjithë Europën si pjesë e bandës së ‘skifterëve’, shqiptari arrestohet sapo vë këmbë në aeroportin e Veronës! Udhëtoi nga Tirana, do ekstradohet drejt Gjermanisë
6 Nëntor 2024, 17:01Pas uljes në Verona me një fluturim nga Tirana, shqiptari, emri i të cilit nuk u bë i ditur, u paraqit në kontrollin e pasaportave. Nga kontrolli i dokumenteve i kryer nga policët e shërbimit në aeroportin "Valerio Catullo", ndaj 31-vjeçarit u konstatua një urdhër-arresti evropian, me qëllim ekstradimi nga autoritetet gjermane
-
Milano/ Trafikuan 5 mln euro kokainë në gjashtë muaj, goditet klani shqiptar! 8 të arrestuar, rrjeti komunikonte me pajisje të enkriptuara, ja si u zbuluan
6 Nëntor 2024, 16:50GDF, DDA, Europol dhe Eurojust godasin një organizatë kriminale që vepronte në kode sekrete komunikimi dhe pajisje teknologjike (dyshohet SKY ECC), duke lëvizur miliona euro kokainë nga Amerika e Jugut. Mbanin kontakte me bazat në Belgjikë, Holandë dhe Shqipëri. Pesë në qeli, dy arrest shtëpie dhe një detyrim paraqitjeje. Po bëheshin gati për një tjetër dërgesë të madhe, u kapën mesazhet me Shqipërinë. Si pastroheshin paratë
-
Taksat dhe çmimet e referencës për ndërtimet në Tiranë, Kushtetuesja rrëzon Shoqatën e Ndërtuesve! Kërkuan shfuqizimin e VKM-së (VENDIMI)
6 Nëntor 2024, 15:45Pasi e shqyrtoi në themel, sot Gjykata Kushtetuese njoftoi se rrëzoi kërkesat e marra në seancë publike të padisë së Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë. Kërkonte shfuqizimin e VKM-së së Qeverisë të vitit 2023, që përcaktonte çmimet mesatare referuese për metër katror sipërfaqe ndërtimi për Bashkinë e Tiranës
-
Akuzohej për trafik armësh dhe grup të strukturuar kriminal, GJKKO e dënon me 8 vite burgim (EMRI)
6 Nëntor 2024, 15:07Vendimi është shpallur ditën e sotme nga GJKKO, që e deklaroi fajtor të pandehurin për tre vepra penale dhe dha 12 vite izolim në total. Por me bashkim dënimesh dhe zbatim të gjykimit të shkurtuar, Gjalpit iu ul dënimi deri në 8 vite