Kultura
-
‘Joker’ është në krye të listës i nominuar në në 11 kategori, duke përfshirë atë të filmit më të mirë, aktorit më të mirë dhe tetë çmimeve të tjera.
13 Janar 2020, 17:48 -
Incident në Cirk, flet akrobati i dëmtuar: Në institucion s’ka kushte, mungonte edhe kutia e ndihmës së shpejtë
13 Janar 2020, 16:16Përreth një muaj në Cirkun Kombëtar janë pezulluar shfaqjet. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Artistëve të Shqipërisë Reshat Ibrahimi flet për situatën dhe kushtet e papërshtatshme në të cilat punojnë 22 akrobatë. Ndërsa, një nga akrobatët e aksidentuar para një muaj në çadër denoncon publikisht ngjarjen.
-
Në studion e Sefedin Stafës, piktori i filozofisë së ngjyrave dhe dritës (VIDEO)
12 Janar 2020, 08:55Piktori i njohur rrëfen rrugëtimin e tij mes dy periudhave, asaj të realizmit socialist dhe sfidave në kohët moderne. Si u kthye nga Greqia në Shqipëri, për të ruajtur identitetin dhe stilin. Gjithashtu në intervistën për Report TV, Stafa flet edhe për problemet e arteve figurative dhe mungesën e vëmendjes ndaj krijuesve në Shqipëri, sidomos nga institucioni i Galerisë Kombëtare. Piktori Sefedin Stafa thotë se “piktura monumentale është kulturë e humbur tek ne”
-
Debati /11 janari i vitit 1946, si Dita e Republikës, studiuesit flasin pro dhe kundër njohjes së kësaj date (VIDEO)
11 Janar 2020, 15:59Studiues edhe historianë zhvilluan një konferencë për të diskutuar, pse përse data 11 janar e vitit 1946, ku Shqipëria u shpall Republikë Popullore duhet të njihet si festë zyrtare. Studiuesi Moikom Zeqo argumenton qëndrimin e tij pro kësaj date, ndërsa Erald Kapri e konsideron një propozim jo serioz
-
The Guardian: 'Kukulla' nga Ismail Kadare, një studim tërheqës i dashurisë së vështirë
10 Janar 2020, 17:57Gazeta britanike “The Guardian” ka vlerësuar pozitivisht veprën “Kukulla” të autorit shqiptar Ismail Kadare, duke e cilësuar atë si një kujtim elegant, nostalgjik për një vendlindje të humbur prej kohësh dhe një dashurie të vështirë.
-
Ja filmi që do të na përfaqësojë në 'Oscars'
10 Janar 2020, 17:46Ngjarjet në filmin zhvillohen në tetor të vitit 1990. Regjimi komunist kërkon të mbajë pushtetin, ndërsa, në Tiranë vjen një delegacion evropian për të parë nga afër mbarëvajtjen e reformave të qeverisë. Kusht që Shqipëria të pranohet në OSBE.
-
Tërmetet/Eurokodi 8 në Shqipëri, gjeologu grek: Duhet edhe një kod shqiptar!
10 Janar 2020, 15:46Në Akademinë e Shkencave u zhvillua një takim me ekspertë të fushës së sizmologjisë. Ata propozuan që në Shqipëri të hyjë eurokodi 8 europian, pasi aktualisht kodi është i para 30 viteve. Ndërsa, gjeologu grek Spyros Pavlides mendon se përveçse atij europian, duhet edhe një kod shqiptar
-
Botohet albumi me 50 vepra të piktorëve për LANÇ, studiuesi: Ngjarje e madhe për artin e realizmit socialist
9 Janar 2020, 15:52Rreth 50 vepra të artistëve pamorë të para viteve ’90 janë botuar në një album. Studiuesi Abaz Hado e cilëson botimin e këtij albumi, që ka në qendër tematikën e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare një ngjarje e madhe për artin pamor shqiptar
-
Rriten çmimet e biletave në muze, parqe edhe kala, Angjeliu: Nuk është rritje, por është rivlerësim
8 Janar 2020, 16:35Çmimi i biletave në muze kombëtarë, monumente dhe parqe arkeologjike është rritur. Drejtoresha e Politikave dhe Zhvillimit Kulturor në Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë, Kozeta Angjeliu, konfirmon se ky rivlerësim i situatës, bën që mos të ketë më bileta një euro për vizitorët
-
-
Mirush Kabashi, jeta e panjohur pas shkëlqimit skenik. Amaneti për gjuhën shqipe që i solli nga Gjakova në Shqipëri (VIDEO)
8 Janar 2020, 07:05-Aktori që ka luajtur mbi 100 role në teatër e kinema, rrëfen sesi gjyshi i tij vrarë nga serbët la amanet që djali i vetëm, Musai, Babai i Mirushit të shkollohej në gjuhën shqipe në Shqipëri. Por ndërsa shkollohet në “Harry Fultz” vijnë ndëshkimet nga diktatura duke trazuar jetën e familjes dhe aktorit të njohur. Më tej aktori tregon sesi Enver Hoxha që dha urdhër për masakrimin e vdekjen e dajës së tij, në një ditë “të bukur” rehabiliton aktorin Kabashi së bashku me Robert Ndrenikën duke u shprehur publikisht se janë të talentuar e shumw histori nga jeta e karriera e tij
-
Ekspozita /Blerta Xhomo zhvesh figurat njerëzore nudo në 'Pezull'
7 Janar 2020, 15:10Ekspozita personale “Pezull” e piktores Blerta Xhomo është çelur në galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura. Kuratori i ekspozitës, Vladimir Myrtezai, zgjedhjen e artistes për të zhveshur figurat femërore edhe mashkullore, i cilëson si një reflektim të artistit mbi kohën
-
Madhështia e Nolit
6 Janar 2020, 22:30Për të kuptuar vlerën dhe rëndësinë e kësaj figure të papërsëritshme të panteonit akoma të pandërtuar shqiptar duhet të hedhësh vështrimin mbrapa për të parë se ç’trashëgimi dhe kulturë politike shqiptare kishin para tij.
-
Tanush Frashëri: Ali Këlcyra në terrin e mosnjohjes. Çfarë kam zbuluar për të në arkivat italiane (VIDEO)
6 Janar 2020, 20:30Historiani dhe arkivisti i njohur bën thirrje që të zbulohen të vërtetat historike për ngjarjet që kanë ndodhur gjatë Luftës II Botërore në Shqipëri. Duke e vendosur figurën e Ali Këlcyrës në situatën reale që kalonte vendi ynë, Tanush Frashëri deklaron se: Historia vijon të shkruhet sipas optikës ideologjike. Është gënjeshtër marrëveshja Dalmacio-Këlcyra. Nuk ka një të tillë as në arkivat e SIM-it”.
-
Vajza ‘e këngës’ Elina Duni: Përmes folkut kam gjetur zërin tim! (VIDEO)
6 Janar 2020, 16:39Kantautorja Elina Duni rrëfen karrierën artistike në skenat ndërkombëtare për kamerën e “ReportTV”. Këngëtarja teksa flet për folkun shqiptar dhe jazz-in, ndalet edhe tek angazhimi i saj në kauzat në Shqipëri
-
Edicioni i 77-të i 'Golden Globe'/ Triumfojnë 'Chernobyl', aktori më i mirë 'Joker' dhe Zellweger
6 Janar 2020, 07:59Edicioni i 77-të i ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Golden Globe”, e cila është një paralajmërim edhe për atë që do të ndodhë me "OSCAR", ka dhuruar surpriza dhe emocione.
-
Ligj për ruajtjen e Gjuhës Shqipe, akademiku: Nëse nuk e mbrojmë ne, s’ka kush e bën tjetër!
5 Janar 2020, 13:06Akademia e Shkencave për vitin 2020 do të ketë prioritet edhe gjuhën shqipe. Kryetari i këtij institucioni, Skënder Gjinushi shpjegon se do t’i propozojnë qeverisë një ligj për ruajtjen edhe zhvillimin e saj. Ndërsa, gjuhëtari Gjovalin Shkurtaj shprehet, se kjo duhet bërë pa qenë vonë
-
Arti i koreografisë popullore në Mirditë! Vallja e Gurrës së Lashtë
5 Janar 2020, 12:51Ky motiv valleje fillimisht interpretohet nga valltarët e shtëpisë së Kulturës Fan, drejtuar nga Gjergj Shyti.
-
Sot Kadri Roshi do festonte 96-vjetorin... Teatri Kombëtar përkujton aktorin e madh
4 Janar 2020, 20:35Në këtë ditë të domethënëse për artin shqiptar, Teatri Kombëtar ka kujtuar 96-vjetorin e lindjes të aktorit të madh, i cili sot nuk është më midis nesh fizikisht, por me veprat e tij që i kanë rezistuar kohërave.
-
Shfaqjet për vitin 2019, kritiku i artit: Në 30 vjet s’është menduar ndonjëherë për teatrin (VIDEO)
4 Janar 2020, 16:26Kritiku i artit Josif Papagjoni analizon për “ReportTV” shfaqjet teatrore për vitin 2019. Teksa e konsideron një vit pa ngjarje të rëndësishme teatrore, thotë se shfaqjet që kulmuan janë vetëm dy, “Karnavalet e Korçës” e teatrit të Prishtinës dhe “Kopshti i qershive” i teatrit Korçës. Ndërsa, bën apel qeverisë, që të kthejë sytë edhe tek teatri