Politikë
-
Nga Roskoveci, Volodimir Shkurov tha se po i ndjek me vëmendje protestat në Shqipëri, ndërsa vlerësoi mbështetjen që qeveria shqiptare i ka dhënë Ukrainës në vitet e fundit.
22 Qershor, 15:17 -
Berisha ‘përvetëson’ protestën: Ishin edhe mijëra demokratë, vendi juaj është në shesh, pa simbolet e partisë
22 Qershor, 13:51Për Berishën, protestat e së shtunës dhe të dielës ishin ndër më të fuqishmet e mbajtur ndonjëherë duke e konsideruar si fundjavën e diasporës, teksa tenton të marrë merita duke thënë se aty ishin me mijëra demokratë.
-
'Njihuni me udhëheqësit e ‘Shqipërisë së Re’, Balla ironizon protagonizmin e Balliut, Qorit, Shehajt e Lapajt në protestë: Ne kemi Shqipërinë 2030 në BE!
22 Qershor, 12:44Balla ironizoi garën për protagonizëm të atyre që sipas tij kërkojnë kapital politik nga protesta dhe bëri dallimin, sipas tij, me mazhorancën që promovon anëtarësimin në BE në 2030
-
PD kërkon mocion me debat në Kuvend për rezolutën e PE: Të flasim për zgjedhjet, Ballukun dhe ‘Vjosë-Nartën’
22 Qershor, 12:44Partia Demokratike ka kërkuar zhvillimin e një mocioni me debat në Kuvend për rezolutën e fundit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, duke renditur 20 çështje që sipas saj kërkojnë diskutim parlamentar.
-
Mbledhja e grupit të PS/ Rama: ‘Zv.ministra politikë’ në çdo dikaster për të pritur shqetësimet e qytetarëve
22 Qershor, 12:12Report Tv mëson se të shtunën në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar ku të pranishëm ishin edhe anëtarët e qeverisë, është marrë vendimi që çdo ministri të ketë një “zv/ministër politik” i cili do të jetë hallka kryesore për të pritur shqetësimet apo ankesat nga komuniteti që do të adresohen përmes deputetëve.
-
Media italiane: Zvërneci është sfida e Edi Ramës, njeriu që ndryshoi Shqipërinë
22 Qershor, 11:57Nga resorti i Kushnerit te protesta e flamingove, testi i parë i vërtetë për liderin që e ka çuar Tiranën në dyet e Europës
-
Përplasja me Ramën, ‘Etika’ përjashton me 30 ditë Shehajn, 20 për Kaprin! Edhe Byroja vulos ndëshkimin për kreun e partisë Mundësia pas sherrit me Malajn
22 Qershor, 11:43Komisioni i Etikës ka përjashtuar me 30 ditë të tjera Agron Shehajn nga punimet e parlamentit, vendim që pason lënien në fuqi të 30 ditëve përjashtim për fyerjen e ministrit Malaj.
-
VIDEO/ Rama në Paris, pritet nga presidenti Macron! Në fokus integrimi në BE dhe investimet franceze në Shqipëri
22 Qershor, 10:15Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Francë këtë të hënë. Kreu i qeverisë u prit nga presidenti francez Emmanuel Macron.
-
E përlotur, Rudina Hajdari flet për protestën në Tiranë: S’është faji vetëm i atyre në pushtet, por edhe atyre që na lanë pa shpresë! (VIDEO)
22 Qershor, 09:27Rudina Hajdari i është bashkuar virtualisht protestës në Tiranë kundër investimit në Zvërnec. Ajo ka ndarë një video të filmuar në ditën e 15-të të protestës, ku shihet e përlotur ndërsa flet për emocionet që i janë ngjallur.
-
Spikerica e Iranit/ Ikballe Huduti në protestat e Tiranës, kërkon dorëheqjen e Edi Ramës
22 Qershor, 09:16Ikballe Huditi është e njohur për simpatinë publike për teokracinë islamiste në Teheran dhe ishte arrestuar për deklarata të saja të pamatura në shtytje të veprave terroriste.
-
Çfarë mbeti nga protesta e 22-të para kryeministrisë... Rama ndan pamjet: Nisi për mbrojtjen e mjedisit, bitisi me ndotjen e vetvetes
22 Qershor, 07:18Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamjet në rrjetet sociale pak minuta para se të trokiste mesnata, ku duken edhe mirëmbajtësit e rrugëve që më pas janë kujdesur për pastrimin.
-
-
‘Grupe serbe e greke që punojnë kundër Shqipërisë’/ Reagon Rama: Avash-avash të gjithë do dalin! Flamingot do habiten si ranë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme
21 Qershor, 22:45Kryeministri Rama ka reaguar pas deklaratës së aktivistit Arben Kola në protestë se ka grupe serbe, iraniane e greke që punojnë kundër Shqipërisë. Rama thotë se “avash-avash, të gjithë do të dalin” dhe “flamingot do të habiten me veten.”
-
Ministri Hoxha tur me ambasadorët për turizmin në veri: E rëndësishme t’u tregonim edhe Alpet, do të rikthehen!
21 Qershor, 22:00Me qëllim njohjen dhe promovimin e resurseve natyrore dhe potencialit turistik të Shqipërisë, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka ndërmarrë një tur vizitash me trupin diplomatik në Shqipëri. Ndalesa e parë ishte në Lezhë e Shkodër ku u vizituan disa nga zonat turistike.
-
Rinia e Epirit të Veriut solidarizohet me protestën, Balla: Term i vdekur bashkë me ëndrrat e atyre që përpiqen ta mbajnë gjallë! Qeverinë e Shqipërisë e vendosin vetëm shqiptarët
21 Qershor, 21:02Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shkruan se organizata në fjalë është solidarizuar me protestuesit dhe ka kërkuar rrëzimin e qeverisë shqiptare. Ai përsëriti qëndrimin e Partisë Socialiste lidhur me termin “Epiri i Veriut”, duke e cilësuar atë si një koncept të tejkaluar.
-
-
-
-
VIDEO/ Protestuesit flenë dhe zgjohen përpara kryeministrisë, kalojnë ditën me çadër para godinës! Bulevardi i bllokuar përgjatë gjithë ditës
21 Qershor, 18:33Ata kanë refuzuar thirrjet e policisë për t’u larguar duke penguar edhe qarkullimin e mjeteve. Protestuesit kanë qëndruar në pritje të tubimit të radhës, që nis në orën 19:00.
-
Taulant Balla takohet me të rinjtë në Vorë: Shumica e shqiptarëve e mbështesin projektin në Vlorë!
21 Qershor, 17:53Drejtuesi Politik i PS në qarkun e Tiranës, Taulant Balla zhvilloi një takim me të rinjtë në Vorë, ku diskutoi për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në zgjedhje dhe rolin e investimeve të huaja në zhvillimin e vendit.