Ministri i Punëve të Jashtme Ferit Hoxha pritet të emërojë Petrit Malaj ambasador i Shqipërisë në Shkup. Ndërkohë sipas burimeve për Report Tv Denion Meidani, aktualisht ambasador në Shkup, pritet të shkojë në Prishtinë.

Megjithatë këto nuk janë të vetmet dy lëvizje ambasadorësh. Javën e shkuar, në Komisionin Parlamentar për Punët e Jashtme u zhvillua dëgjesa me ambasadorin tonë në Londër, Uran Ferizi, të cilit i është besuar drejtimi i Misionit të Shqipërisë në OSBE në Vjenë.

Për momentin nuk është vendosur ende se kush do të jetë ambasadori i ri i Shqipërisë në Britaninë e Madhe.

Lajm në përditësim…