Politikë
-
24 Qershor, 14:31
-
Braçe: Në protestë ka axhenda primitive e të rrezikshme! Delegjitimimi i mazhorancës nga sheshi, çon në kaos vendin (VIDEO)
24 Qershor, 13:57Deputeti socialist Erjon Braçe thotë se protestat në Tiranë kanë shumë axhenda të rrezikshme. Në një postim në rrjetet sociale Braçe thotë se në krye të tyre qëndron një axhendë e mirëfilltë politike, që ai e cilëson të rrezikshme dhe primitive.
-
Balla publikon videon: Huduti pro Iranit, Abrahams pranon propagandën kundër UÇK-së, të dy në krah të protestës para Kryeministrisë
24 Qershor, 13:48Në videon e radhës të publikuar në rrjetet sociale, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, sjell deklarata dhe qëndrime të Ikballe Hudutit dhe Fred Abrahams, dy personazhe që së fundmi janë bërë pjesë e frontit kundër investimit.
-
Berisha kundër ‘projektit politik’ të protestave në Tiranë: Qeveri teknike apolitike, por e zgjedhin partitë në Kuvend
24 Qershor, 13:22Sali Berisha thotë se e mbështet në parim protestën, por sot dolit kundër kërkesave që e prekin drejtpërdrejtë edhe atë, duke e nxjerrë njëherë e përgjithmonë nga sistemi politik. Ai thotë se qeveria teknike, duhet të jetë jo politike, por e miratuar nga partitë në parlament, dhe jo nga një short popullor siç kërkojnë protestuesit.
-
'Nuk të besojmë më Neomalësore', protestuesja i drejtohet Koçekut: Nëse na mbështet hajde në shesh, jo vetëm në Instagram (VIDEO)
24 Qershor, 12:53A është Marjana Koçeku vërtet në anën e protestuesve apo vetëm në rrjetet sociale? Kjo është pyetja që po shtrojnë publikisht disa prej pjesëmarrësve në protestat e përditshme, të cilët i kanë kushtuar deputetes një video ironike
-
‘Protestë me shumë parulla e kërkesa, por pak qartësi’, Rama ndan postimin e anëtarit të AAK-së: Flamingoja është simboli, jo arsyeja
24 Qershor, 12:33Labinot Bislimi thotë se protesta ka shumë parulla e kërkesa, por pak qartësi rreth destinacionit. Në këtë pikë, bën edhe një krahasim mes flamingove e shqiponjave si një lloj paralelizmi mes qëndrimit në vend dhe zhvillimit.
-
Ministri Lamallari takon kreun e Eurojust: Mbështetja për institucionet e drejtësisë, thelbësore në rrugën drejt standardeve evropiane
24 Qershor, 11:59Në vijim të turit të takimeve të zhvilluara në Hagë, Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari u prit nga Presidenti i Eurojust, Michael Schmid
-
Ina Zhupa kritikon modelin e zhvillimit urban: Shqipëria është trajtuar si plaçkë për t’u ndarë
24 Qershor, 12:01Një shembull të kësaj akuze ajo e sheh në librin “Albanian Files” një botim prej afro 800 faqesh, i prezantuar në kuadër të festivalit “Bread & Heart”, ku 60 studio ndërkombëtare arkitekture paraqitën mbi 500 projekte të zhvilluara ose të planifikuara në Shqipëri.
-
Ish-presidenti francez François Hollande vizitë dyditore në Tiranë, takohet me ministrin Hoxha dhe Ballën! Në fokus anëtarësimi i Shqipërisë në BE!
24 Qershor, 11:11Sipas njoftimit të ambasadës franceze, Hollande do të zhvillojë një vizitë dyditore ku në axhendë përfshihen disa takime me përfaqësues të institucioneve shqiptare, të përqendruara kryesisht në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kjo bisedë do të mbahet në orën 17:30 në Kolegjin e Europës.
-
Rama vërejtje kryebashkiakëve: Nuk lihen detyrat për të ardhur në Tiranë! Herën tjetër do t’i përmend me emra (VIDEO)
24 Qershor, 10:39Fjalën e tij në përfundim të eventit për infrastrukturën urbane, kryeministri Rama e mbylli me një vërejtje për kryetarët e bashkive.
-
Projekti 110 mln € i BE, ikin kabllot nëpër shtylla në lagje! Rama-kryebashkiakëve: Të pastrojmë qytetet nga ‘merimangat’ (VIDEO)
24 Qershor, 10:17Kryeministri Edi Rama paralajmëroi transformimin e infrastrukturës dixhitale në vend, duke synuar që rrjetet e telekomunikacionit të kalojnë plotësisht nëntokë dhe të mbulojnë të gjithë territorin me teknologji Gigabit dhe 5G. Projekti, me një kosto të parashikuar prej 110 milionë eurosh, mbetet ende në pritje të miratimit nga Komisioni Europian përpara nisjes së punimeve.
-
‘Ndryshimin e sjell plumbi’/ Taulant Balla pyet ‘flamingot’ për Goxhajn: Ky gjahtari i Iranit, çfarë kërkon mes jush?
24 Qershor, 09:30Taulant Balla ka shpërndarë në rrjetet sociale videon e Dritan Goxhajt që thotë se rotacioni politik mund të vijë veç me “plumb.”
-
Mbledhja me drejtuesit e PS, Rama: Duhet të jeni më pranë qytetarëve për shqetësimet që kanë! Protesta, një luftë digjitale të cilën nuk e luftojmë dot
24 Qershor, 08:37Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me drejtuesit politikë të qarqeve të Partisë Socialiste. Në mbledhje kryeministri Rama ka kërkuar nga drejtuesit politik dhe ministrat që të jenë pranë qytetarëve me shqetësimet që ata kanë.
-
‘Provova ta shihja botën nga vendi i tij’, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Shqipëria ka ndryshuar, do të ishim naivë po të thoshim se nuk janë bërë gjëra të mira
24 Qershor, 08:12Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë këtë të mërkurë mesazhin e një të qytetari, i cili ka shprehur vlerësimin e tij për ndryshimet e ndodhura në Shqipëri ndër vite, duke theksuar se ka tentuar ta shohë realitetin nga këndvështrimi i kreut të qeverisë.
-
‘Rotacionin politik e bën plumbi’, rishfaqet videoja e deklaratave të rënda të Dritan Goxhajt: Akti është i lehtë, por do mbështetje
24 Qershor, 07:21I ftuar në një panel ku po diskutohej ndryshimi i sistemit, personi që lexoi të hënën 5 kërkesa kundrejt qeverisë përpara protestuesve te kryeministria, ka shfaqur një nga idetë e tij radikale për të ndryshuar sistemin.
-
Protestat/ Petro Koçi: Dritan Goxhaj lexoi dje listën me kërkesat e PD! Basha: Shqipëria s’mund të kthehet në epokën e gurit për 100 burra! Caca: Tubimet, kundër establishmentit
23 Qershor, 22:59Për ish-deputetin socialist Petro Koçi, lista me kërkesa e paraqitur në protestën që po zhvillohet para Kryeministrisë, është e njëjta me kërkesat historike të PD-së, gjatë kohës që ata kanë qenë në opozitë. Ndërsa për avokatin Caca, protestat janë të suksesshme dhe zhvillohen kundër establishmentit politik në Shqipëri.
-
Protestat/ Aktivisti Qiraxhi: S’jam dakord me të gjitha kërkesat e paraqitura! Kundërshtoj thirrjen për qeveri teknike, pasi duhet të negociohet me 2 paritë kryesore
23 Qershor, 22:30Për aktivistin Qiraxhi, realizimi i kërkesës për qeveri teknike, do të duhet të kalonte më parë për diskutim me dy partitë e mëdha politike, PS dhe PD. Ai deklaroi gjithashtu se me një pjesë të kërkesave të paraqitura dje nga Dritan Goxhaj, nuk ishte plotësisht dakord.
-
'Kam marrë kërcënime në emrin tuaj'- Ambasada Amerikane përgënjeshtron protestuesin: E pavërtetë!
23 Qershor, 22:21Ambasada e SHBA-së në Tiranë i cilësoi pretendimet për kërcënime të të riut (në emër të Ambasadës Amerikane) tërësisht të pavërteta.
-
‘Çudira shqiptare’- Spahiu: Pse protestuesit harruan 'Zvërnecin' te 5 kërkesat që publikuan përmes Dritan Goxhajt?
23 Qershor, 21:49Për juristin Kreshnik Spahiu, protestat që po zhvillohen kundër investimit në Zvërnec, po e humbasin dita ditës qëllimin e tyre. Sipas Spahiut, në 5 kërkesat e bëra publike nga Dritan Goxhaj, ishte harruar çështja e Zvërnecit.
-
Rama publikon dëshminë: Dritan Goxhaj dhe i ati ishin mercenarë me pagesë në UÇK, jo ushtarë (VIDEO)
23 Qershor, 21:09Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar video ku disa persona lexojnë dokumentin ku vërtetohet Dritan Goxhaj, i vetëshpallur si luftëtar i UÇK dhe sot zëdhënësi i kërkesave të protestës së Bulevardit, nuk ka luftuar asnjë ditë në Kosovë.