Politikë
-
Reagon për herë të parë kompania postare që bëri dërgesat e votave të emigrantëve për 11 majin. Flasin dhe drejtuesit: Realizuam me sukses projektin historik të transportit të votave shqiptare në 85 vende! Morën edhe vlerësime nga subjektet politike. U respektua në përputhje të plotë çdo detyrim kontraktual me KQZ dhe çdo protokoll!
2 Qershor 2025, 20:14 -
KAS u rrëzoi ankimimet, Alimehmeti, Kalaja dhe Shehu e çojnë në Kolegj rinumërimin e votave të tyre! Nesër shorti (KËRKESAT)
2 Qershor 2025, 18:35Kandidatët e opozitës që kanë pretendime për votën preferenciale brenda koalicionit PD-ADSHM nuk tërhiqen nga beteja për rinumërim. Tre prej tyre ankimojnë në Kolegj, Apeli i Administratives do hedhë nesër më 3 qershor shortin. Ilir Alimehmeti pretendon mandatin në Tiranë, Aulon Kalaja në Durrës, por ankimimin për këtë qark e ka bërë Balli Kombëtar Demokrat. Kurse Shkëlqim Shehu për Kukësin, Isuf Çela ia rrëmbeu mandatin brenda PD me votat e diasporës
-
-
Nis ‘krisja’ mes Metës dhe Berishës! Blushi kërkesë KQZ-së për rinumërim të kutive në Kavajën e fituar nga demokratët
2 Qershor 2025, 17:56Partia e Lirisë ka shprehur hapur mosbesim ndaj Partisë Demokratike, duke kërkuar rinumërim të votave në Bashkinë e Kavajës, të fituar nga PD. Kërkesa e Tedi Blushit drejtuar KQZ-së thotë se kërkon rinumërim në çdo njësi administrative të Kavajës, se dyshohet për parregullësi.
-
Kadilli: PD në gjendje mjerane, profetë që dalin sharlatanë! Berisha duhet të hapë krahun, e mbështesin vetëm fanatikët ekstremë!
2 Qershor 2025, 18:02“Studio Live” me ish-deputetin demokrat Fatbardh Kadilli. Analiza e situatës brenda dhe jashtë demokratëve: “Baza e PD-së do shkrihet edhe më shumë, Berisha e tërhiqte Bashën prej veshi, nuk do ketë kryetar të ri të partisë përveç Berishës"
-
Krijohet Komanda Kibernetike e Ndërlidhjes, ministri i Mbrojtjes Vengu: Përgjigje ndaj sfidave të reja të sigurisë! Jemi trajnuar nga aleatët amerikanë
2 Qershor 2025, 17:01Në fjalën e tij, Vengu theksoi se siguria kibernetike është një komponent strategjik në mbrojtjen kombëtare, duke risjellë në kujtesë sulmet kibernetike të vitit 2022 që goditën institucionet shqiptare.
-
Ankimet e PD/ KAS shtyn Lezhën për të enjten, rrëzohet kërkesa për përjashtimin e Rusmalit! Kukësi më 4 qershor! Logu akuza Policisë: Bëri fushatë, na procedoi Gjonin
2 Qershor 2025, 16:21PD ankimoi edhe qarkun ku fitoi! KAS zhvilloi mbledhjen për shqyrtimin e ankimimit të PD-ADSHM për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit për Lezhën, ku demokratët fituan 4 me 3. Logu dorëzoi dhe kërkesën për përjashtim të Rusmalit, i rrëzohet. Gjyqtari sheik Gjoni u denoncua nga qytetari se i bëri presion për votën, por PD e përfshin te provat si shkelje e Policisë në procedimin penal që i bëri kandidatit. KQZ: S'ka prova! Mbledhja për Lezhën shtyhet për të enjten e 5 qershorit, ora 15:00
-
Opozita ‘ndahet’ në Komisione pas 11 majit! Të zgjedhurit mungojnë, humbësit në ‘dhimbje’: Të mos miratojmë ligje, populli s’na besoi
2 Qershor 2025, 15:50Farsa e pretenduar zgjedhore u dhemb më shumë atyre demokratëve që nuk u rikonfirmuan për parlamentin e ri. Në komisionet parlamentare, zgjedhjet u denoncuan më shumë nga ata që humbën brenda PD dhe më pak nga ata që do të jenë sërish në shtator në Parlament.
-
PD e PS përplasen për 11 majin/ Tabaku: S'ishin zgjedhje europiane! Balla: Brenda qershorit hapen të gjithë kapitujt, po bllokoni integrimin
2 Qershor 2025, 15:41Shqipëria pritet të hapë të gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian brenda qershorit. Lajmin e konfirmoi në komisionin e integrimit Taulant Balla edhe si përgjigje ndaj akuzave të opozitës së zgjedhjet e 11 majit e larguan Shqipërinë nga standardet evropaine.
-
Investimet në arsim, shkolla ‘Fadil Gurmani’ në Elbasan po i nënshtrohet transformimit, Rama: Në shtator, 350 nxënës do ulen në klasa moderne!
2 Qershor 2025, 15:28Qeveria qendrore dhe vendore vijojnë investimet në institucionet arsimore në vend. Një prej tyre është edhe shkolla “Fadil Gurmani” në Elbasan, e cila po i nënshtrohet një transformimi tërësor
-
PD kërkon hetim: Mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura! KQZ: Pasaktësi në procesverbalet e QV-ve, s'u shënuan as ato ku u aplikua votimi elektronik
2 Qershor 2025, 15:22Partia Demokratike ka kërkuar hetim administrativ nga KQZ, duke pretenduar se mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi të papërdorura në zgjedhjet e 11 majit 2025. Sipas PD, diferenca mes fletëve të prodhuara dhe atyre të raportuara si të votuara, të papërdorura apo të dëmtuara nuk përputhet. KQZ e ka mohuar që të kenë munguar fletë votimi, duke sqaruar se diferencat kanë ardhur nga pasaktësi teknike në procesverbalet e disa qendrave të votimit.
-
Kush e merr mandatin e Shqipëria Bëhet? Lapaj për Report TV: Do vendosë kryesia! Bashkëpunim me forcat e tjera? Vija e kuqe është drejtësia
2 Qershor 2025, 15:07Në një intervistë për Report TV, Lapaj tha se kishin pritshmëri më të larta, ndërsa shtoi se për njohjen e zgjedhjeve do të flasë në fund të procesit. Se kush do ta marrë mandatin e vetëm që fituan, Lapaj tha se do të vendosë kryesia. Pyetjes nëse do të bashkëpunojë me Berishën, iu përgjigj se vija e kuqe është drejtësia. Një koment bëri edhe për konfliktin me Shehajn.
-
Hasani në Qipro:Koha për të intensifikuar dialogun politik dhe bashkëpunimin ekonomik
2 Qershor 2025, 14:57Në takimin me Presidentin e Republikës së Qipros, z. Nikos Christodoulides, Ministri Hasani theksoi se të dy vendet vlerësojnë marrëdhëniet miqësore dhe të konsoliduara mes tyre.
-
Mërtiri për Report Tv: Berisha bëri fushatë duke thënë 'kam mbështetje nga SHBA' 'kam LaCivitan', por rezultati ishte dramatik
2 Qershor 2025, 14:07Analisti Ergys Mërtiri vlerëson se Basha dhe Alibeaj janë jashtë gare për pushtet, ndërsa Berisha, përkundër pritshmërive, rezultoi larg rivalitetit me Ramën dhe ka kontribuar në demontimin e opozitës. Sipas tij, të gjithë këta faktorë tregojnë një krizë thelbësore të opozitës shqiptare pas zgjedhjeve të fundit.
-
FOTO/ Berisha del blof, Rama udhëtoi në Mynih me klasë ekonomike dhe jo charter! E ftoi UEFA për finalen e Champions League
2 Qershor 2025, 13:51Berisha e akuzoi Ramën se ka udhëtuar me charter drejt Mynihut dhe pagoi 40 mijë euro për të ndjekur finalen e Champions League. Por, Rama ishte i ftuar nga UEFA dhe udhëtoi me klasë ekonomike.
-
Ankimimi për Shkodrën, PD kërkon përjashtimin e Rusmalit: Në kushte njëanshmërie, shkak funksioni në presidencë
2 Qershor 2025, 13:58Në ankesë thuhet se Rusmali është në kushte njëanshmërie për shkak të pozicionit të tij në presidencë.Rusmali ishte i vetmi që votoi pro kërkesave të kandidatëve demokratë për rinumërimin e votave preferenciale.
-
Gjokutaj paralajmëron luftë brenda PD: Po përgatiten të riasgjësojnë Berishën! Açka: Partinë e morët falë Bardhit e shokëve të tij
2 Qershor 2025, 13:37Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj në një postim në Facebook, paralajmëron luftë brenda Partisë Demokratike. I replikon Açka, duke i thënë se luftën e ka me Bardhin dhe shokët e tij.
-
‘Shqipëria, destinacion i preferuar për dashamirësit e natyrës’, Rama: 867 mijë vizitorë eksploruan zonat e mbrojtura në katër muajt e parë të vitit
2 Qershor 2025, 13:27Vetëm katër muajt e parë të vitit, 867 mijë vizitorë kanë eksploruar bukuritë e zonave të mbrojtura të vendit.
-
Kosovë/ Mbahet forumi për gratë, paqen dhe sigurinë, Spiropali: Roli i tyre thelbësor për paqen e një vendi
2 Qershor 2025, 12:54Roli i grave në paqen dhe zhvillimin e një vendi ishte në qendër të forumit për gratë, paqen e sigurinë që po mbahet në Prishtinë.
-
‘Urime President Nawrocki’, Begaj përgëzon Presidentin e ri të Polonisë: Presim avancimin e integrimit gjatë Presidencës Polake në KE
2 Qershor 2025, 12:48Presidenti Bajram Begaj ka uruar Karol Nawrocki për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Poloni, duke theksuar miqësinë mes dy vendeve dhe mbështetjen polake për integrimin evropian të Shqipërisë. Ai shprehu thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e hapjes së klasterëve gjatë Presidencës Polake të Këshillit të BE-së.