Politikë
-
I njohur për lidhjen e tij të fortë me komunitetin dhe angazhimin konservator, Seferi theksoi se prioriteti i tij është të përfaqësojë ndershmërisht dhe me përkushtim çdo qytetar në Kuvend.
4 Maj 2025, 17:45 -
-
Rama nga Lezha: Bufi merret me Lamborghinin e Noizy-t dhe Latifin s'di ku e ka! Agron Shehaj, një ballist
4 Maj 2025, 17:24Nga Lezha, aty ku zhvilloi sot një takim me qytetarët kryesocialisti Edi Rama ka komentuar deklaratat e opozitës për praninë e reperit Noizy me Lamborghini në Dibër. Ai tha se kjo ishte një mënyrë për të testuar rrugën që tashmë është funksionale. Rama ftoi votuesit që të mos gënjehen nga partitë e vogla, për të cilat tha dëshirojnë të imitojnë LSI-në.
-
Fushat e reja të tenisit te Parku i Liqenit të Tiranës, Veliaj: Një nga investimet më të bukura që bëmë 4 vjet më parë
4 Maj 2025, 17:26Veliaj shprehet se ajo hapësirë dikur ka qenë e zapatuar, por falë investimit të bërë iu është rikthyer qytetarëve 3600 m2 terren sportiv. Ai shton se kjo hapësirë është ndër pikat më të frekuentuara në parkun e liqenit.
-
PL: Arsimi në Shqipëri ndodhet në pikë kritike, mësuesit janë të keqpaguar, çdo vit mijëra të rinj po largohen nga vendi
4 Maj 2025, 16:45Partia e Lirisë ka akuzuar qeverinë për gjendjen në të cilën ndodhet sot arsimit në vend. Përmes zëdhënëses së fushatës të partisë Arla Merja, PL ngre shqetësimin për gjendjen e keqe në të cilën ndodhen shkollat në vend sidomos në zonat rurale.
-
-
Edi Rama i ‘tërheq veshin’ kryebashkiakut të Vau Dejës: Kristian mos më luaj me dy porta, Kristian! (VIDEO)
4 Maj 2025, 16:16Në fund të takimit në prezantimin e projekteve për Shkodrën, kryeministri Edi Rama iu "tërhoqi veshin" kryebashkiakut të Vau Dejës, Kristian Shkreli, lidhur me angazhimin e këtij të fundit në fushtë.
-
Topalli: Ka parregullsi në shpërndarjen për zarfet e votimeve në Greqi! Kush nuk ka votuar ta bëjë sa më shpejt
4 Maj 2025, 16:36Nga ana tjetër, Topalli u bën ftesë të gjithë atyre që ende nuk kanë plotësuar fletën e votimit, apo nuk kanë dorëzuar zarfin, që ta bëjnë këtë sa më shpejt që të jetë e mundur.
-
Policia fali Nallbatin edhe pse dhunoi shoferin, edhe Bardhi akuza Peleshit: Po intimidon kandidatët e PD-së në Korçë
4 Maj 2025, 16:27Bardhi, në reagimin e tij, akuzon Peleshin për një skemë të pastër sulmi dhe i bën thirrje Prokurorisë së Korçës të ndërpresë në këtë gjendje flagrante intimidimi. Nga ana tjetër, ai thekson se Peleshi po sulmon familjarët e kandidatëve të PD-së në Korçë
-
-
'Ndryshimi është vetëm një javë larg', Erisa Xhixho: Qeveria në 12 vite ka rrënuar ekonominë, mijëra biznese kanë falimentuar
4 Maj 2025, 16:14Zv/Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në një postim në rrjetin e saj social është shprehur se në këto 12 vite, qeveria ka qenë shkaktari i rrënimit të ekonomisë dhe falimentimit të mijëra bizneseve.
-
-
Presidenti Bajram Begaj uron kampionen botërore të peshëngritjes: Krenarë për arritjet e Enkiledës
4 Maj 2025, 16:02Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot peshëngritësen e re shqiptare, Enkileda Çarja, për shpalljen kampione e trefishtë për të reja në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes në Lima, Peru.
-
-
Edhe 4 ditë kohë,10 % e të regjistruarve nuk e kanë marrë pakon! 42 % e votave të diasporës, nuk janë kthyer ende
4 Maj 2025, 15:35Janë 221,653 persona kanë marrë zarfet zgjedhore dhe 144,783 individë i kanë sjellë tashmë votat në KQZ. Votat e kthyera përbëjnë 65 % të atyre që kanë marrë pakot, ose 58 % e të gjithë të regjistruarve.
-
Bledjon Nallbati dhunues përsëritës, të gjitha rastet e deputetit të PD: Nga grushti ndaj kolegut Sinaj te zjarrvënia e karrigeve në Kuvend! Dhe një park fotovoltaik në Devoll
4 Maj 2025, 15:24Deputeti Bledjon Nallbati, në listën e sigurt të kandidatëve të Berishës në Korçë, nuk e ka për herë të parë protagonizmin në rastet e dhunës. Grushti ndaj deputetit Sinaj apo djegia e karrigeve në Kuvend kanë qenë disa prej rasteve, por nuk mbeten këtu.
-
Rama nga Lezha: Këneta televizive thotë se e votojnë PS-në nga frika, nuk i besojnë popullit! Bufi ka marrë Latifin ta bëjë detin kos, por oqeanin s’e kalon dot
4 Maj 2025, 15:22Kryesocialisti tha se Shqipëria është në autokraci putiniane sepse këneta televizive thotë që populli e voton PS-në nga frika. Më pas Rama ironizoi Berishën për kontratën e lobimit, ku tha se mori Latifin për ta bërë detin kos këtu, edhe pse ende nuk po e kalon oqeanin. Nga ana tjetër Rama tha se nuk ka bërë fushatë bullizimi por ka përdorur satirën.
-
Policia e ‘fali’ edhe pse dhunoi me grushte shoferin e kamionit në Bilisht, kandidati i Berishës akuza: Vepruan me urdhër të Peleshit, SPAK të marrë pamjet
4 Maj 2025, 14:50Megjithëse policia e "fali" pavarësisht se në video shfaqej duke goditur me grusht shoferin e kamionit në Bilisht, Bledjon Nallbati ka hedhur akuza ndaj saj, duke thënë se ka vepruar me urdhër të Niko Peleshit.
-
Berisha takim përmbyllës në Has: Në këtë moshë që jam nuk synoj pushtetin, por t'u kthej shqiptarëve paratë e tyre
4 Maj 2025, 14:36Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të dielë takimin elektoral përmbyllës në Has të koalicionit "Aleanca për Shqipërinë Madhështore" për zgjedhjet e 11 majit.
-
Rama: Berisha e la Shkodrën si Afganistan! 'Shigjeton' Tom Doshin për bllokimin e Këshillit Bashkiak ne Shkodër
4 Maj 2025, 14:31Rama, gjatë takimit elektoral nga Shkodra, tha se Sali Berisha e la hyrjen e qytetit si Afganistani. Ai e krahasoi hyrjen edhe me lumin Lana të viteve 2000, ndërsa shigjetoi edhe PSD-në e Tom Doshit, teksa u shpreh se "është një parti në këshillin bashkiak që s'po voton plazhet e Velipojës'.