Politikë
-
Pas 11 muajsh në arrest shtëpi, Sali Berisha rikthehet nesër në Kuvend, pasi GJKKO i hoqi masën arrest shtëpie. Deputeti demokrat, Luan Baçi i ftuar në Report Tv thotë për gazetarin Nertil Agalliu se kryetari i PD, ishte izoluar politikisht.
2 Dhjetor 2024, 14:53 -
Çështjet Europiane për Grupkapitullin 6, Tabaku: Procesi i integrimit mbetet i bunkerizuar, vetëm kriteri gjeostrategjik i përmbushur!
2 Dhjetor 2024, 13:29Tabaku theksoi se deri më tani, i vetmi kriter i përmbushur është ai gjeostrategjik, ndërsa kriteret e tjera mbeten të papërmbushura dhe kërkojnë një analizë të thellë dhe një diskutim publik gjithëpërfshirës.
-
Vrasja e Alfred Dedjas, Berisha pranon se ka gënjyer: Nuk është prokurori Ols Dado te çështja e Julian Gjoshit! E verifikova pasi përgënjeshtroi SPAK
2 Dhjetor 2024, 12:45Ish-kryeministri nën akuzë për dosjen "Partizani" pranon se gaboi me deklaratën për prokurorin. Por kreu i PD shkoi më tej, duke thënë se atë e dinte Dumani dhe se e fshehin. Berisha hodhi dyshime se Dedja ishte dëshmitari i vetëm që dinte për zhdukjen e Jani Prengës dhe e vranë
-
PD padit në SPAK zv/kryeministren Belinda Balluku! Bardhi: Firmosi koston për impiantin fotovoltaik në digën e Zadejës 5 mln euro më shumë
2 Dhjetor 2024, 11:44Partia Demokratike dërgon sërish në SPAK Ministren Belinda Balluku. PD e akuzon atë se ka abuzuar me projektin e ndërtimit të impiantit fotovoltaik, duke fryrë kostot dhe duke i shkaktuar buxhetit të shtetit të paktën 5 milionë euro dëm.
-
Pr/buxheti 2025 nesër në Kuvend/ Burimet: PS do refuzojë amendimet e PD, i quan 'provokime politike'! Zbulohet skenari nëse PD vijon kaosin
2 Dhjetor 2024, 12:29Mazhoranca socialiste pritet të ngrejë kartonat e kuq për amendamentet e depozituara nga PD, që do të shqyrtohen ditën e nesërme në seancë plenare.
-
Monitoruesit e Këshillit të Europës në Tiranë, Spiropali: Dalja nga monitorimi, rezultat i reformave! Balla: Prioritet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
2 Dhjetor 2024, 10:49Në Kuvendin e Shqipërisë u zhvillua takimi i Komisionit të Monitorimit të Këshillit të Evropës. Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropalit dhe ministri Taulant Balla u krenuan me arritjet e Shqipërisë, e cila ka dalë tashmë nga lista e monitorimit të KiE-së.
-
Presidenca hedh shortin/ Zgjidhen 9 anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2025! Sokol Sadushi kryetari (EMRAT)
2 Dhjetor 2024, 09:43Sot në ambientet e Presidencës është hedhur shorti për zgjedhjen e 9 anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2025. Kryetar i KED është zgjedhur Sokol Sadushi.
-
Buxheti 2025/ PD e Berisha propozojnë 34 amendamente! Kërkohet caktimi i minimumit jetik! Të pezullohen shpenzimet e luksit dhe tre koncesioneve në Shëndetësi, përveç Dializës (AMENDAMENTET)
1 Dhjetor 2024, 18:27Kreu i Grupit të PD përfshin edhe 2 amendamentet e Berishës. Kërkohen rritje pagash me 20% në shëndetësi dhe arsim, pezullim pagesash për koncesione dhe PPP-të që cilësohen korruptive nga opozita, rritje e buxhetit për disa sektorë, të pensioneve dhe kompensimit të pronave, si dhe minimumi jetik të jetë 200 mijë lekë të vjetra
-
Buxheti 2025/ Pas heqjes së izolimit, Berisha kthehet të martën në Kuvend, ‘krah’ Bardhit! Do depozitojë 2 amendamente
1 Dhjetor 2024, 17:53Sali Berisha kthehet në Kuvend të martën, pas thuajse 1 viti mungesë, nën akuzë për dosjen "Partizani". Në seancën që diskutohet për buxhetin, Report Tv mëson se ai do të propozojë dy amendamente, duke kërkuar edhe votën e socialistëve. Rikthimi në parlament Berishën do ta gjejë në një tjetër karrige, më në qendër të sallës dhe më pranë Gazment Bardhit
-
Komisioni Antikorrupsion në ‘lupë’ edhe problemet me pronat! Gogu për Report TV: Dixhitalizim! S’ka nevojë për ndryshime ligjore
1 Dhjetor 2024, 14:05Grupi i ekspertëve në Komisionin e Posaçëm parlamentar të Antikorrupsionit po punon edhe në drejtim të çështjes së pronave në Shqipëri, dhe deri më tani siç bën të ditur për Report Tv nënkryetari Toni Gogu, ka nevojë vetëm për përmirësime që nuk shkojnë drejt ndryshimeve ligjore. Dixhitalizimi i pronave dhe integriteti i punonjësve në institucionet kryesore të pronave, vlerësohen si dy shtylla që do të garantojnë që prona e qytetarëve të mos cenohet.
-
Rama ftesë diplomatëve: Aplikoni dhe bëhuni pjesë e Misionit të Shqipërisë në BE! Do rritemi në numër dhe ekspertizë
1 Dhjetor 2024, 09:34Tashmë që Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të rrugës drejt Bashkimit Evropian, qeveria kërkon ndihmën e diplomatëve dhe ekspertëve për marrëdhëniet ndërkombëtare për tu bërë pjesë e ekipit shqiptar në Bruksel.
-
Ish-presidenti Alfred Moisiu feston 95-vjetorin! Urimi i Begajt: Model frymëzimi, keni dhënë kontribute të çmuara për Shqipërinë
1 Dhjetor 2024, 09:07Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, feston sot 95-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të shënuar, Presidenti Bajram Begaj, ka shprehur një urim dhe të veçantë për ish-kreun e shtetit, duke vlerësuar rolin dhe kontributin e tij në historinë e Shqipërisë.
-
Berisha: Kam dokumente të lidhjes së bandave me politikën e drejtësinë! Sulmon Dumanin: Kreu i SPAK fle mbi dosjet e krimit
30 Nëntor 2024, 21:46Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot se disponon dokumente autentike që sipas tij provojnë lidhjet e bandave të Elbasanit me eksponentë të lartë të politikës dhe drejtësisë.
-
KQZ vendoset mes ‘dy zjarreve’, PD: S’kemi besim, ‘jo’ votimit elektronik pa konsensus! PS: Nuk kurojmë paranojat, s’ka prova për parregullsi
30 Nëntor 2024, 15:25Kryerja e votimit elektronik në qarkun e Tiranës për zgjedhjet e ardhshme, e ka vendosur KQZ-në mes dy zjarreve. Nga njëra anë PS thotë se votimi elektronik në Tiranë është i domosdoshëm, sepse për nga numri i lartë i mandateve dhe listat e hapura me shumë emra kandidatësh, fleta e votimit do të jetë e komplikuar nëse mbetemi tek votimi tradicional me letër të printuar. PD nga ana tjetër bën thirrje që KQZ ta ndalë procesin, pasi kjo formë nuk gëzon besimin e opozitës.
-
-
-
-
-
-
