Politikë
-
Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferaj që doli kundër primareve në PD, denoncon në Report Tv manipulimin e listës së kandidatëve. Sipas tij, mbrëmë në orën 12 të natës, janë shtuar edhe 20 emra kandidatësh në listën e primareve edhe pse tashmë procesi i aplikimit është përmbyllur. Ai thotë se ky është një proces qesharak.
25 Shkurt 2025, 13:42 -
Erion Veliaj: Procesi im Kafkian! Prokurori hakmarrje ndaj meje edhe për lejen e një fshatari për shtëpi dykatëshe në Yrshek
25 Shkurt 2025, 12:38Në një reagim të radhës nga paraburgimit, kryebashkiaku Erion Veliaj pretendon se ''Bashkia e Tiranës ka dhënë 20 mijë leje ndërtimesh në 10 vitet që shërbej, pra sipas Ols Kafkës duhet të kishim 20 mijë raste “sponsorizimesh” dhe jo aq pak sa të merreshin nën akuzë''.
-
Zgjedhjet/ Opozita në ethet e negociatave, aleatët në radhë te Berisha! Duka mbyll ‘paktin’: 1 deputet i sigurt, 10 në listë të hapur! Blushi e Mediu pa shifra
25 Shkurt 2025, 12:34Opozita është mbërthyer nga ethet e negociatave për koalicion parazgjedhor. Në Partinë Demokratike këtë të martë u zhvilluan një sërë takimesh me aleatët Mediu, Duka, Dule e në emër të Metës, Tedi Blushin. Mes tyre, vetëm kreu i agrarëve foli për një pakt të arritur me numra konkretë, pasi ka garantuar një vend të sigurt në qarkun e Durrësit dhe përfaqësim në listat e hapura në 10 qarqe në total.
-
-
Ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi fiton në Strasburg! Gjykata Europiane: SPAK e mbajti në paraburgim pa prova të mjaftueshme, s'u shqyrtuan masa më të lehta sigurie
25 Shkurt 2025, 12:12Ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi, ka fituar çështjen në Strasburg kundër shtetit shqiptar. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut vlerësoi se SPAK e mbajti atë në paraburgim pa prova të mjaftueshme dhe nuk shqyrtoi mundësinë e masave më të lehta sigurie.
-
Sali Berisha iu ‘përul’ Greqisë, Rama e ironizon me bufin që flet Greqisht: 'Zoti Dule, zoti Beleri, Efkaristo Poli' (VIDEO)
25 Shkurt 2025, 12:07Kësaj here montazhi i Berishës në figurën e bufit shoqërohej me audio nga mitingu i Berishës në Athinë. Berisha thotë: Zoti Dule, zoti Beleri, Efkaristo Poli.
-
E akuzoi se fshiu emrin e Olsit nga dosja! Gjyqi për shpifje me Bardhin, Rama: Eh Babale, s’përdridhu, por prova s'ke! I përgjigjet deputeti i PD
25 Shkurt 2025, 12:01Kryeministri Edi Rama postoi sot në rrjetin X mesazhin e koordinatorit juridik të “shumë gjyqeve me kënetën”, që e vinte në dijeni se avokatët e Gazment Bardhit po shtynin seancat. Pretendojnë se ka thënë fakte të njohura publikisht. Kryeministri: Gjyqi ka lidhje për shpifjet ndaj Ramës dhe bardhi duhet ta vërtetojë me prova!
-
Arrestimi i Veliajt/ KLP: Dënojmë sulmet ndaj prokurorit Dado, cenohet procesi i drejtë hetimor dhe gjyqësor
25 Shkurt 2025, 11:46Këshilli i Lartë i Prokurorisë në një deklaratë për mediat thotë se dënon përpjekjet e vazhdueshme për presion ndaj SPAK dhe në veçanti ndaj Olsi Dados.
-
Berisha këmbëngul për median greke: Marrëveshjen për detin me Greqinë do e përfundojmë! I thur lavde Vasil Bollanos e Fredi Belerit
25 Shkurt 2025, 11:08Ish-kryeministri Sali Berisha, që nga Athina mbrojti marrëveshjen e detit që e nënshkroi vetë në 2009, vijon të këmbëngulë se do ta përfundojë.
-
Dje u pyet për Veliajn, Bushka mungon te 'Ligjet'! Sula: Pengoi hetimet! Alibeaj replikon me Ramën: Iku SHBA, por janë shqiptarët! Gogu: Ju doni të shkrini SPAK
25 Shkurt 2025, 10:54Diskutime të forta në mbledhjen e radhës në Kuvend te Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Ra në sy mungesa e kryetares Klotilda Bushka, e cila dje ishte në SPAK për seancë pyetjesh për dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Deputetja socialiste u zëvendësua në drejtim nga nënkryetari Eduard Ndreca
-
Arrestimet e SPAK te Universiteti Bujqësor, Rama: 24 masa pa gjyq për procedura të disa viteve më parë, nesër rektori flet në grupin e PS
25 Shkurt 2025, 10:49Masa pa gjyq i quan kryeministri Rama, 24 masat e sigurisë të lëshuara me kërkesë të SPAK për stafin e Universitetin Bujqësor të Tiranës. Nesër rektori Fatbardh Sallaku flet në një mbledhje të hapur të grupit të PS.
-
Fatura e ‘kripur’ e diasporës, 12.5 mln euro totali i postës! KQZ kërkon 9.3 mln euro shtesë dhe 80 punonjës: Deri më 4 mars regjistrohen 250 mijë emigrantë
25 Shkurt 2025, 10:31Fatura e zgjedhjeve të 11 majit po fryhet shumë, sidomos prej votës së diasporës. KQZ i kërkoi qeverisë edhe 9.3 mln euro shtesë, ndërsa vetëm posta për diasporën, shkon mbi 12 mln euro. 40 parti do të jenë pjesëmarrëse më 11 maj, dhe asnjë kandidat i pavarur nuk ka shprehur interes, kur afati i fundit është sot.
-
Carlo Bollino: Sot në Gjykatën Penale kam refuzuar çdo pajtim me Belind Këlliçin dhe Jamarbër Malltezin! Tani gjyqi ndaj tyre për shpifje dhe fyerje do të vazhdojë edhe me një prokuror në sallë
25 Shkurt 2025, 10:23"Sot, përpara gjyqtares, refuzova zyrtarisht çdo pajtim me Jamarbër Malltezin dhe Belind Këlliçin pasi u kam bërë një kallëzim penal për fyerje dhe shpifje. Në këtë pikë, procesi do të vazhdojë me praninë në sallë edhe të një prokurori." Kështu është shprehur gazetari Carlo Bollino pas daljes nga gjykata e Tiranës, ku u zhvillua një seancë e procesit gjyqësor që ai ka ngritur kundër dy eksponentëve të Partisë Demokratike.
-
-
'Drejtor hipoteke që kërkon 3 mijë euro', Rama-qytetarëve: Denonconi tek unë, vendosini emër e figurë
25 Shkurt 2025, 09:56Kryeministri Edi Rama sot në rubrikën ‘Sy m’ Sy’ iu përgjigj shqetësimit të një qytetari në lidhje me hipotekën.
-
-
-
-
-