Politikë
-
Vizita për herë të parë në Shqipëri e presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nayan, u shoqërua dje edhe me firmosjen e disa marrëveshjeve të rëndësishme
24 Shkurt 2025, 08:13 -
Berisha kryqëzohet në rrjet, në mitingun në Athinë edhe i dënuari për fyerje të simboleve shqiptare! Në kërkim prej 4 vjetësh (FOTO+VIDEO)
23 Shkurt 2025, 21:22Pjesëmarrës në tubimin e Berishës në Athinë ishin figura të ekstremit filogrek, si Mondi Kolila, i dënuar për poshtërim të simboleve shqiptare. Gjykata e Gjirokastrës e ka dënuar me 8 vjet e 6 muaj burg më 11 shkurt të 2021-shit.
-
Basha uron CDU-në për fitoren në Gjermani: Mbështetje e madhe për Shqipërinë në BE dhe anëtarësimin e Kosovës në institucionet euroatlantike
23 Shkurt 2025, 19:34Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka përgëzuar CDU-në për fitoren në zgjedhjet në Gjermani, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit në Europë.
-
'Efkaristo poli', pa asnjë arsye, Berisha iu flet greqisht shqiptarëve të Athinës! Mban Belerin në krah
23 Shkurt 2025, 20:27“Efkaristo poli!” Me këto fjalë e nisi takimin elektoral në Athinë, kryedemokrati Sali Berisha, dhe arsyeja mbetet mister pse duhej t’u fliste greqisht shqiptarëve?! Krah Berishës ishte rreshtuar edhe Fredi Beleri që kandidoi në zgjedhjet vendore të 2023 nën siglën e opozitës, por që nuk u betua si i tillë pasi u dënua për korrupsion në zgjedhje.
-
-
Primaret e Berishës/ Këshilltarët bashkiakë të PD në garë për deputetë! Në qarkun e Tiranës, figura të ricikluara, pak risi
23 Shkurt 2025, 17:46Thuajse të gjithë anëtarët demokratë në Këshillin Bashkiak të Tiranës do të futen në garën e primareve që selia blu mban më 1 mars për të zgjedhur kandidatët për deputetë. 5 demokratët Ilir Alimehmeti, Ilda Zhulali, Dorian Teliti, Alba Kepi dhe Xhonatan Pano janë në mesin e 89 kandidaturave në qarkun e Tiranës që synojnë të jenë pjesë e listave për zgjedhjet e 11 majit.
-
Sa zgjedhës janë këtu e sa në emigracion sipas qarqeve (TABELA)
23 Shkurt 2025, 16:56Pothuaj 4.63 milionë shtetas shqiptarë figurojnë në gjendjen civile (ky numër merret për bazë nga KQZ-ja për shpërndarjen e mandateve parlamentare nëpër qarqe).
-
Mbërrin në Rinas presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Zayed Al Nahyan, pritet nga kryeministri Rama (VIDEO)
23 Shkurt 2025, 15:49Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, ka mbërritur në Shqipëri për një vizitë zyrtare. Zayed Al Nahyan është pritur në Rinas nga kryeministri Edi Rama.
-
Papa Françesku në gjendje të rënduar, Spiropali mesazh për shërimin e tij: Lutem nga vendi i parë në Evropë që zgjodhët për ta vizituar! Zëri juaj, tingulli i së vërtetës
23 Shkurt 2025, 15:36Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka publikuar një mesazh lutjeje për shërimin e Papa Françeskut, duke e cilësuar atë një udhëheqës shpirtëror dhe një zë të fortë të së vërtetës në kohë sfidash.
-
Deputeti Florenc Spaho takon shqiptarët në Itali, vesh bluzën me logon e PS dhe emrin Edi Rama
23 Shkurt 2025, 13:57Deputetët socialistë vijojnë takimet me diasporën. Florenc Spaho, i zgjedhur i Qarkut Elbasan pati një takim me diasporën në Pisa, Itali ku kishte veshur një bluzë ku ishte stampuar “PS Diaspora voton Edi Ramën”. bashkangjitur dhe linkun e faqes së KQZ.
-
Mos u bëj si Saliu? Veliaj reagon sërish: S'po luftoj të shkrij SPAK, por të demaskoj një pis që godet për llogari të Berishës! Pjesë e kënetës dhe gjyqtari Bani
23 Shkurt 2025, 13:48Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj kritikëve të cilët thonë se po godet SPAK. Veliaj sqaron se ndryshe nga Berisha nuk sulmon Prokurorinë e Posaçme për ta shkrirë, por sulmon prokurorin të cilin e quan pervers. Në reagimin e radhës Veliaj thotë se goditja që prokurori Dado i bëri atij dhe familjes është 'një vrasje me pagesë me porosi të Berishës'
-
Balla takim me emigrantët shqiptar në Prato: Diaspora do t’i japë PS fitoren më të madhe
23 Shkurt 2025, 13:37Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla zhvilloi një takim me bashkëatdhetarë që punojnë dhe jetojnë në Prato në rajonin e Toskanës në Itali, nga ku njoftoi se numri i kërkesave për regjistrim nga Italia për zgjedhjet e 11 majit ka arritur në 100,000.
-
Rama u përgjigjet komentuesve: Ndërtimet pa leje peshqesh i trashëguar nga këneta, e bëri Shqipërinë lesh e li! Pensionet europiane nuk bëhen aq kollaj
23 Shkurt 2025, 12:57Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve në rrjete sociale lidhur me panairin e parë të punës që do të mbahet në 2 mars. Rama u shpreh se ka plot shqiptarë që kthehen dhe se pensionet europianë nuk mund të realizohen pa marrëveshje ashtu siç u bë me Italinë.
-
Veliaj nga qelia: Prokurori Dado 'vrasës me pagesë' për llogari të Sali fundërrinës, udhëtoi me kontakte të papërshtatshme! Gjyqtari Bani 'kasapi' i tij
23 Shkurt 2025, 11:16Në një reagim të radhës nga paraburgimi, Kryebashkiaku Erion Veliaj e quan ‘vrasje me pagesë’ për llogari të kryetarit të PD-së, arrestimin e tij me kërkesë të prokurorit të SPAK Ols Dado. Gjyqtarin e GJKKO-sw Erion Bani qw firmosi arrestimin e quan 'kasap' të Berishës: Bëri realitet largimin tim nga bashkia e Tiranës në mes të fushatë.
-
'Do shkrij SPAK-un', Bamir Topi për deklaratën e Berishës: S’ka shans, duan t’i bëjnë presion prokurorëve
23 Shkurt 2025, 10:57Ish-Presidenti Bamir Topi ka reaguar ndaj kërcënimeve të bëra për shkrirjen e SPAK, duke i cilësuar ato si deklarata politike që kanë për qëllim presionin indirekt ndaj prokurorëve.
-
-
Zgjedhjet e 11 majit/ 26 parti politike dorëzojnë kërkesën për tu regjistruar, ende jo Basha e Alibeaj! Afati skadon më 25 shkurt
23 Shkurt 2025, 10:3426 parti kanë dorëzuar kërkesën për t’u regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për garën elektorale të pranverës. Partitë kanë kohë deri më 25 shkurt për t’u regjistruar për zgjedhjet e 11 majit ndërkohë që më 7 mars është afati për regjistrimin e koalicioneve ndërsa 12 mars dorëzohen kandidatët.
-
Më 2 mars hapet panairi i punës në Athinë! Rama apel shqiptarëve në Greqi: Kthehuni, në ndërtim e turizëm do t’u dalë më mirë
23 Shkurt 2025, 08:09Më 2 mars do të hapet në Athinë panairi i punës, që synon të ofrojë mundësi për kthimin e të rinjve dhe profesionistëve në Shqipëri.
-
Presidenti i Emirateve Arabe në Tiranë, pritet nga Rama! Nënshkruhen marrëveshje për energjinë e rinovueshme dhe përdorimin e kamerave inteligjente
23 Shkurt 2025, 16:15Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Zayed Al Nahyan pritet në Pallatin e Brigadave në një ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama, ku u nënshkruan dhe dy marrëveshje në fushën e zhvillimit të energjisë së rinovueshme në Shqipëri dhe tjetra kishte të bënte me Projektin e Qytetit Inteligjent e nënshkruar me Presight Al Ltd.
-
Zgjedhjet/ Celibashi sqaron Diasporën: Ja si do e numërojmë votën tuaj, pa u dalluar se për kë votuat! Mendova 40 mijë, por do kalojmë 200 mijë regjistrime! S’ka votim me ID të huaj
22 Shkurt 2025, 19:56Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, iu përgjigj Diasporës në një komunikim online në rrjetet sociale. Shpjegon se si do numërohet vota e tyre pa u identifikuar. Thotë se nuk mendonte se do kalonin 40 mijë regjistrime në fillim dhe se votuesit pa ID biometrike shqiptare nuk mund të votojnë më 11 Maj