Politikë
-
Nga Berati, ku zhvilloi një takim me fermerët, Rama foli për projektet e reja për serat dhe për ndërtimin e një muzeu vere në këtë qytet. Kryesocialisti tha se anëtarësimi në BE është një moment historik që nuk duhet humbur, ndërsa shtoi se është sikur të vësh mushkëri të reja. Rama zbuloi gjithashtu edhe dy 'rekordet' e tij.
23 Prill 2025, 10:27 -
KQZ nis procedurë administrative ndaj ministrit Hoxha, akuzohet se përdori automjetin shtetëror në fushatë! Nën ‘hetim’ edhe kandidatja socialiste e Fierit
23 Prill 2025, 10:22Denoncimi në KQZ është bërë nga Qendra Qëndresa Qytetare, e cila thotë se shkelja është shënuar më 14 Prill, ku ministri është paraqitur në Njësinë Administrative nr.1, ku edhe është drejtues politik.
-
Xhixho takohet me qytetarë në Tiranë: Programi ynë ofron një jetë më dinjitoze, ne do të sjellim zhvillimin e vërtetë
23 Prill 2025, 10:05Xhixho shprehet se programi i Aleancës për Shqipërinë Madhështore do t’u ofrojë qytetarëve një jetë më dinjitoze dhe me ‘frymëmarrje’ ekonomike.
-
Një ditë më parë i thuri lavde, VIDEO kur Ilir Vrenozi shante Berishën për listat: Rraqe të vjetra të konsumuara, si mund ta rrëzojmë Ramën me Kujtim Gjuzin
23 Prill 2025, 09:24Vetëm një ditë më parë, militanti Ilir Vrenozi u shfaq në takimin e Sali Berishës në Korçë duke i thurur lavde, e madje duke e cilësuar si “legjendën e demokratëve”. Por vetëm një muaj më parë, militanti Ilir Vrenozi shpërthente ndaj Sali Berishës, në ofendime dhe të shara pas publikimit të listave me kandidatë.
-
Meta vazhdon fushatën nga qelia: Pensionistët, kategoria sociale më e diskriminuar! Do t’i ndihmojmë përmes Paketës së Dhembshurisë
23 Prill 2025, 08:41Në një mesazh nga qelia, Meta shprehet se shifrat tregojnë varfërinë në të cilën ndodhen pensionistët, ndërsa bën edhe një krahasim të pensioneve me vendet e rajonit.
-
Rama ndan videon me fëmijët përmetarë: Punimet e tyre do të ‘veshin shtëpinë’ ku do mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj
23 Prill 2025, 08:25Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjete sociale të fëmijëve përmetarë duke realizuar punimet e tyre për ‘Shtëpinë e Evropës’, dhe e cila do të mikpresë Samitin e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj.
-
VIDEO/ ‘Të votosh kënetën je politikisht autik', Rama kërkon ndjesë për deklaratën: Term i gabuar! Kemi dyfishuar mbështetjen për fëmijët me aftësi të veçanta
22 Prill 2025, 23:01Kryesocialisti Edi Rama kërkon ndjesë për deklaratën e tij se të votosh kënetën, politikisht je autik. Ai shtoi se qeveria do të dyfishojë mbështetjen për fëmijët me aftësi të veçanta.
-
Zgjedhjet/ Xhaferri: PD s’i detyron dot fraksionet të bashkohen! Ndoja dhe Gjoni s'janë të dënuar, Roshi kandidat i aleatit të Agrares! S'po lobojmë për t'i hequr Berishës 'non gratën' në SHBA
22 Prill 2025, 22:34Analiza në Report Tv e zgjedhjeve të 11 majit dhe mandatet për Tiranën. Deputeti i ardhshëm i PD, kandidati i listës së mbyllur Besart Xhaferri, shpjegon për 'Repolitix' programin e koalicionit të opozitës, duke defaktorizuar problematikën e përçarjes brenda PD-së dhe fraksionet e krijuara
-
Zgjedhjet/ Gogu në ‘Repolitix’: PS ka vendosur në listën e hapur kandidatë me peshë elektorale! Në Tiranë marrim 20 mandate deputetësh, prioriteti ynë është BE-ja
22 Prill 2025, 21:37Analiza e zgjedhjeve për qarkun e Tiranës dhe 11 majin në Report Tv. Toni Gogu, deputeti dhe kandidati socialist në listën e hapur të mazhorancës për kryeqytetin, shpjegon pse PS do i fitojë përsëri zgjedhjet. Programi, objektivat dhe numri i mandateve për Tiranën. Pse garimin në listën e hapur e sheh si motivim dhe jo si 'luftë të brendshme'
-
Demokratët ekzaltohen me fjalën 'shkë*dhatë', Mero Baze: Më në fund një fjalor i denjë për fëmijët (VIDEO)
22 Prill 2025, 20:51Pasi ligjëruan dy ditë për etikën në komunikimin publik duke atakuar me cdo formë kryeministrin Rama, sipas tyre për fjalorin e papërshtatshëm ndaj fëmijëve, opozita e Sali Berishës ka dhënë sot një model të vetin më të mirë.
-
Rama në Memaliaj, pritet me këngën polifonike ‘Shqipëria Europiane’: Unë s'jam heroi juaj, por kali që tërheq karrocën drejt BE-së! Me ne në Europë, apo me bufin në gropë?
22 Prill 2025, 19:36Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi edhe një takim elektoral në Memaliaj, e njohur bashkë me Tepelenën si dy nga bastionet e socialistëve në të gjitha zgjedhjet. Apelon për votë europiane më 11 maj, përtej të majtës dhe të djathtës, teksa bën edhe batuta me sloganet për "hero": "Unë s'ju duhem për hero, por për kalë që t'ju tërheqë karrocën drejt BE-së"
-
-
-
-
-
-
-
Agron Shehaj nga Vlora: 'Mundësia' do të bëjë historinë, do t’i japim Shqipërisë një qeveri të pakorruptuar
22 Prill 2025, 19:44Nga Vlora, Agron Shehaj i Partisë Mundësia, ka deklaruar se forca e tij politike synon të renditet e dyta në këtë qark, për numrin e mandateve.
-
“Zgjidhja e pronës që nuk u bë në ’91, do të bëhet tani me drejtësi për të gjithë”, Basha: Me programin e Koalicionit Euroatlantik, aty ku është e lirë i kthehet pronarit, ku është e zënë kompensohet me vlerë tregu
22 Prill 2025, 19:42Gjatë takimit me banorë të Kamzës, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, foli për pikat e programit për Reformën e Pronës. Basha theksoi se do të përdoret parimi “Utis Posidetis”, që do të thotë kush e ka pronën e lirë, i kthehet prona dhe njihet zotërimi mbi pronën, ku është e zënë do të kompensohet ,me vlerën e tregut.
-
Berisha nga Korça: Rama flet me kërcënime si Nuredin Dumani në sallën e gjyqit, investimet i ka të zhytyra në vjedhje! Asnjë votë për ata që s'pranuan të jenë në koalicion me ne
22 Prill 2025, 19:38Nga Korça, ku u bë prezantimi i kandidatëve të ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’, kreu i PD Sali Berisha ka shigjetuar kryeministrin Edi Rama. Berisha sulmoi edhe partitë që nuk pranuan që të bënin koalicion me të për zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se ato parti e bënë këtë pasi janë në krahun e Edi Ramës.