Politikë
-
Konferenca do të organizohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve dhe të pranishëm të ftuar pritet të jenë edhe personalitete të shtetit shqiptar dhe të huaj.
25 Gusht 2024, 11:32 -
'Jemi në kohën e vdekjes se lagunës e parkut të Divjakës' Braçe ngre alarmin: Devijimi i shtratit të Shkumbinit po sjell dëm kolosal! S'ka kohë për banjo dielli
24 Gusht 2024, 19:44Deputeti Erjon Braçe jep alarmin se devijimi i shtratit të lumit Shkumbin po sjell një dëm kolosal në lagunën e Divjakës.
-
Vota e Diasporës, KQZ afat deri në mes të nëntorit për aktet nën-ligjore
24 Gusht 2024, 14:19Mesi i nëntorit do të jetë afati i fundit që KQZ ka në dispozicion për të nxjerrë të gjitha aktet normative për procedurat e votimit të emigrantëve në zgjedhjet e 2025. Pas hyrjes në fuqi të Kodit Zgjedhor më 15 gusht, Komisioni Rregullator në KQZ ka afat 90 ditë për të detajuar procedurat e votimit, sipas propozimeve të Kryekomisionerit Ilirjan Celibashi
-
Spiropali mesazh urimi në Ditën e Pavarësisë: Shqipëria e palëkundur në mbështetje të Ukrainës
24 Gusht 2024, 13:23Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka përcjell një mesazh urimi në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, ku shprehet se Shqipëria qëndron e palëkundur në mbështetjeje të Ukrainës.
-
Ministri Vengu: Forcat Speciale, stërvitje të përbashkët me trupat amerikane
24 Gusht 2024, 12:36Forcat Speciale shqiptare vijojnë traditën e stërvitjes “Joint Combined Exchange Training”, me trupat e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale në Evropë.
-
Veliaj takon ambasadorin Christopher Hill, diplomatin që hapi Ambasadën e SHBA në Tiranë në 1991: Mirënjohje për mikun e Shqipërisë, nisi epokën e ndryshimit
24 Gusht 2024, 10:22Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është takuar këtë fundjavë me ambasadorin Christopher Hill, diplomatin amerikan që hapi ambasaden e SHBA në Tiranë, në pranverë të vitit 1991, dhe dha një kontribut të rendësishëm në rivendosjen dhe konsolidimin e miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve tona
-
Ukraina feston sot Ditën e Pavarësisë, ambasada e SHBA dhe BE-së: Jemi pranë jush në luftën kundër agresionit rus
24 Gusht 2024, 09:49Ukraina, e cila prej më shumë se dy vitesh gjendet nën agresionin Rus, feston sot Ditën e Pavarësisë të shpallur në 1991 nga Bashkimi Sovjetik. Përmes një fotoje, realizuar në rrugën “Ukraina e Lirë” në Tiranë, përballë ambasadës së Ukrainës, përfaqësuesit e trupës së diplomacisë amerikane dhe BE në vendin tonë uruan 33 vjetorin e pavarësisë së saj.
-
Në kërkim nga SPAK, Arben Ahmetaj shijon pushimet në shoqërinë e Vangjel Dules në Zvicër! Gazetari nxjerr foton: Po bëjnë plane si të çajnë Çetën e Dibrës
23 Gusht 2024, 20:48Ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, i shpallur në kërkim nga SPAK për aferën me inceneratorët, po jeton i qetë në Zvicër, ku ka kërkuar azil, por zyrtarisht nuk është e konfirmuar. Në një foto të publikuar në rrjetin social Facebook, nga gazetari Adriatik Doçi, ish-ministri shihet teksa po shijon pushimet me kreun e PBDNJ-së Vangjel Dulen në Mendrisio të Zvicrës.
-
Ekskluzive/ Ndahen rrugët me Bashën, anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re! Drejt fundit Statuti
23 Gusht 2024, 15:14Antiberishistë më të zëshëm në luftën thuajse 3 vjeçare në Partinë Demokratike janë gati të krijojnë një parti të re politike. I shkëputur nga demokratët euroatlantikë të Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeaj dhe drejtues të tjerë janë duke mbledhur firmat e fundit për regjistrim në gjykatë të subjektit të ri. Statuti është drejt përfundimit, ndërsa së shpejti do të vendoset edhe emri i partisë.
-
Ministri Hoxha takon ambasadorët e Japonisë e Holandës: Angazhim operacional proaktiv në përballje me kërcënimet e sigurisë! Forcojmë marrëdhëniet
23 Gusht 2024, 15:12Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka pritur Ambasadoren e Japonisë Kikuko Kato dhe të Holandës Reinout Vos, me të cilët ka biseduar rreth bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe mundësive për shtrirjen dhe zgjerimin e tyre.
-
Veliaj: Na duhet mbështetje për të çliruar kopshtet e shkollat nga zaptimet, e vetmja mënyrë që Tirana të ecë përpara
23 Gusht 2024, 14:36Teksa inspektoi punën për ndërtimin e terreneve sportive dhe mureve rrethuese në 2 shkolla në Tiranë, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u bëri thirrje prindërve që fëmijët t’i regjistrojnë në shkollat afër banesës së tyre. Ai foli edhe për investimet e bllokuara në procese gjyqësore në Tiranë, njëri prej të cilave ai në kopshtin botanik, për të cilin gjykata ka 7 vite që nuk ka një vendim.
-
Mbushen 17 vjet nga dita kur Sali Berisha i fali detin Greqisë, me një urdhër të paligjshëm
23 Gusht 2024, 12:04Ish-komandanti i Forcës Detare, Artur Muçollari e kujton 23 Gushtin 2007 me një postim në rrjetin social FB. Grupi negociator i caktuar, emrat, ministritë dhe zyrtarët e përfshirë. Marrëveshja u firmos më 27 prill 2009 në Tiranë dhe u shpall e paligjshme nga Kushtetuesja më 15 prill 2010
-
E ngarkuara me punë e SHBA takim me Ramën: Mbështetje të palëkundur për Shqipërinë, vlerësojmë rolin tuaj në avancimin e paqes rajon
23 Gusht 2024, 12:10Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të ngarkurën me punë të SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn. Ambasada ndan detaje nga takimi, ndërsa VanHorn rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të SHBA për Shqipërinë, si dy partnerë strategjikë.
-
VIDEOLAJM/ 'Erdhi Baba Tomorri, erdhi në shtëpinë e tij', Ilir Meta e 'kall' në malin e Tomorrit
23 Gusht 2024, 10:32Nga mali i Tomorrit, ku dhe iu bashkua besimtarëve bektashinj ditën e djeshme, Meta ia ka marrë këngës dhe valles.
-
Dekomunistizimi, Spiropali: Në kalendar janë propozimet edhe për ndryshimin e ligjit për të përndjekurit
22 Gusht 2024, 22:05Nga “Porto Palermo tjetër-nga kamp në përkujtim”, i organizuar në Ditën Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare, Spiropali tha se edhe pse kanë kaluar më shumë se 3 dekada nga ndërrimi i sistemeve, vuajtjet e asaj kohe janë ende të freskëta .
-
Meta dhe Basha kundër importiti të mbetjeve në vend: Të ndalohet ligji! Sasia e plehrave tona po shton rreziqet e ndotjes
22 Gusht 2024, 20:28Partia e Lirisë dhe PD e Demokratëve Euroatlantik e Lulzim Bashës janë shprehur kundër importiti të mbetjeve në Shqipëri.
-
Ministri i Brendshëm pret kreun e Inteligjencës së Përgjithshme të Arabisë Saudite: Dakordësi për shkëmbim eksperiencash e informacioni
22 Gusht 2024, 20:13Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti sot Shkëlqesinë e Tij, Khalid bin Ali bin Abdullah Al Humaidan, President i Inteligjencës së Përgjithshme, në Mbretërinë e Arabisë Saudite
-
Lufta kundër korrupsionit, Basha: Mbështetje ndaj SPAK! Krijimi i njësisë për pasuritë e vjedhura
22 Gusht 2024, 18:19Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka publikuar disa nga pikat e programit për ndërhyrje të shpejt në luftën ndaj korrupsionit.
-
Nga 1 Janari, pensionistët do udhëtojnë falas në urban! Veliaj: Tabela dixhitale dhe në çdo stacion autobusi, çmimi i biletës nuk do rritet
22 Gusht 2024, 14:02Kryebashkiaku dha sot lajmin e mirë për pensionistët, teksa inspektonte shërbimin e Linjës nr. 2 në kryeqytet. Thekson se pavarësisht se inflacioni është rritur, çmimi nuk ndryshon. Po punohet në 137 stacione, linjat në Google Maps edhe për turistët e huaj
-
