Politikë
-
27 Qershor 2024, 10:37
-
Studimi: Mbi 2/3 e të rinjve synojnë largimin! Ambasadori britanik: Japim grante për të rinjtë që hapin biznese në zonën e veriut
27 Qershor 2024, 09:35Ambasada britanike do të japë grante në vlerën e 120.000 paundeve për biznesin e vogël në veri të vendit. Po kështu bursa për studentet dhe programe të tjera që synojnë frenimin e emigrimit nga Shqipëria.
-
Kuvend/ Skandali te Onkologjiku, PD kërkon dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë! Koçiu: Mjekët abuzues përjetë pa licencë
27 Qershor 2024, 08:41Skandali me spitalin Onkologjik ndezi debate të ashpra në Kuvend mes opozitës e mazhorancës. PD kërkoi shkarkimin e ministrave Albana Koçiu, Ogerta Manastirliu e Ulsi Manja, të cilët sipas opozitës kanë qenë në dijeni të abuzimeve. Por, ministrja e Shëndetësisë Koçiu thotë se mazhoranca do të nisë ndryshime ligjore, për t’u hequr licencën të gjithë atyre që abuzojnë me detyrën.
-
Ali Musliu emërohet prefekt i Qarkut të Elbasanit
27 Qershor 2024, 07:51Me vendim të Këshillit të Ministrave, Ali Musliu është emëruar prefekt i Qarkut të Elbasanit
-
Rama firmos krijimin e DPAK, drejtoria antikorrupsion për të hetuar administratën! 'Hetues' edhe në spitale, Kadastër, Dogana, Tatime e Postë
26 Qershor 2024, 22:50Drejtoria e Përgjithshme të Antikorrupsionit do të kryejë hetime administrative për rastet e dyshuara si praktika abuzive ose korruptive. Me qender në Tiranë, drejtoria do të ketë koordinatorë në 26 institucione.
-
Komisioni ‘Antikorrupsion’, Meçe: Opozita s’duhej të bojkotonte, të shkonte me kushtet e saj! Karaj: E drejtojnë të korruptuarit, pse nuk ia la PD?
26 Qershor 2024, 22:16Analisti Arben Meçe i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv thotë se opozita nuk duhej të kishte bojkotuar Komisionin e Posaçëm Antikorupsion. Analisti Meçe tha se opozita duhej të shkonte në tryezë me kushtet e saj dhe të mos refuzonte ftesën e mazhorancës.
-
Berishës nuk i hiqet mandati, debate në ‘Repolitix’! Çaça: Mungon me arsye! Kthupi: Duhej t’i digjej! Karaj: Marrëveshje me Ramën
26 Qershor 2024, 21:37Sali Berishës nuk i hiqet mandati i deputetit edhe përse mungon prej 6 muajsh në Kuvend, pasi ndodhet në arrest shtëpie për aferën Partizani. Avokati pranë PD, Përparim Çaça dhe analisti Arben Meçe thotë se ky vendim juridikisht është i saktë, pasi Berisha nuk mungon pa arsye në Kuvend.
-
Nuk kanë fund debatet në PD! Deputetët-Bardhit: Hiqe Fluturën nga kryetare komisioni! Reagon Açka: Salierë politikë të rritur hijeve, e që vrisni hije
26 Qershor 2024, 21:14As vula nuk i shuajti njëherë e përgjithmonë zënkat për poste në Partinë Demokratike. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD, të drejtuar nga Gazment Bardhi mesditën e kësaj të mërkure disa deputetë i kanë kërkuar këtij të fundit që të zëvendësojë nga posti i Kryetares së Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Flutura Açkën.
-
Meta nuk ndal sulmet ndaj SPAK: Izoloi Berishën! Ramaforma e drejtësisë së Dum-Dumanëve tub oksigjenit për narkoshtetin
26 Qershor 2024, 20:03Meta tha se SPAK ka izoluar politikisht kreun e PD Sali Berisha, ndërsa theksoi se SPAK nuk merr provat lidhur me korrupsionin në vend pasi kjo do të sillte ndëshkim të Ramës dhe Veliajt
-
Komisioni Antikorrupsion, Bardhi dhe Basha akuza Ramës: Na quante shpifës e merrte në mbrojtje Beqajn! Hijet e korrupsionit lidhen pas karrikes së tij
26 Qershor 2024, 19:21Me një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se kryeministri del jep deklarata sa herë plas një skandal korrupsioni.
-
Basha humbi vulën e PD-së, Kulluri: Duhet të ishte më i vendosur! Fraksion tek Berisha nuk do kërkojmë, kemi vendosur fytyrën në betejë
26 Qershor 2024, 19:03Në 'Studio Live', Edvin Kulluri dhe analisti Poli Hoxha debatuan lidhur me të ardhmen e grupimit Basha në politikë.
-
-
Veliaj me socialistët e Ndroqit, Pezës dhe Vaqarrit: PS e vetmja forcë që mund ta çojë vendin përpara! Tirana e mbushur me turistë
26 Qershor 2024, 17:48Gjatë takimit me socialistët e Ndroqit, Pezës dhe të Vaqarrit, Veliaj tha se është e mbushur me turistë të shumtë, gjë e cila ka krijuar nevojën që të shtohen shërbimet e bashkisë për qytetarët.
-
Apeli dënoi Belerin, kreu i FRESSH në Himarë kërkesë KQZ: Shpall pavlefshmërinë e mandatit, të mbahen zgjedhjet e reja
26 Qershor 2024, 17:51Pas dënimit të Fredi Belerit me vendim të formës së prerë nga Apeli i Posaçëm, Bashkia e Himarës pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.
-
-
6 muaj në arrest shtëpie! PS i jep fund dilemës, nuk ‘prek’ mandatin e Berishës
26 Qershor 2024, 17:09Edhe pse prej 6 muajsh mungon në parlament pasi ndodhet në arrest shtëpie, kreu i demokratëve Sali Berisha nuk do ta humbë mandatin. Kryeparlamentarja Nikolla tha se ky rast nuk konsiderohet mungesë pa arsye e ish-kryeministrit, çka do t’i rrezikonte mandatin e deputetit.
-
-
Opozita ‘ndahet’ edhe për ‘Onkologjikun’! 2 kërkesa për interpelancë me ministren
26 Qershor 2024, 17:052 kërkesa për interpelancë me ministren e Shëndetësisë janë depozituar me urgjencë nga opozita në Kuvend për të dhënë llogari mbi skandalin te onkologjiku. Gazmend Bardhi tha se ministrja nuk mund të mjaftohet me deklarata, por duhet të mbajë përgjegjësi pasi rasti nuk është i izoluar
-
PD: Prangat të kërcasin edhe më lartë! Onkologjikun të hetojë SPAK
26 Qershor 2024, 17:01Deputetja Zheni Gjergji tha se SPAK duhet të hetojë dosjen "Onkologjiku" e të shkojë deri te përgjegjësit që sipas saj ndodhen në krye të qeverisë
-
