Sociale
-
S’ka fluturime/ Ministria e Jashtme: 5 shqiptarë në Izrael, ambasada në kontakt të vazhdueshëm me ta
Shqiptarët që jetojnë në Izrael dhe të tjerë që janë me pushime, nuk janë prekur nga sulmet iraniane në Telaviv, konfirmon Ministria e punëve të jashtme. Ndërkohë fluturimet për në Telaviv dhe anasjellas, vijojnë të pezulluara.
14 Qershor 2025, 09:57 -
Temperaturat deri në 35 gradë celcius...si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2025, 07:07Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët e orë të plota me diell si dhe kalime vranësirash të pakta kryesisht në relievet malore në lindje e juglindje të territorit nga orët e mesditës.
-
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpall fituesit e Fondit të Krijimtarisë Letrare për Fëmijë
13 Qershor 2025, 19:47Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ndau sot vlerësimet për fituesit e Fondit të Krijimtarisë Letrare për Fëmijë për vitin 2025. Juria, e kryesuar nga Dr. Albert Gjoka dhe me anëtarë Irena Prici dhe Flori Kasaj vlerësuan mes 19 dorëshkrimeve këto tri vepra fituese:
-
Report TV vëzhgim në plazhin publik të Vlorës! Pushuesit ankohen mungesën e pastërtisë dhe dusheve! Vonesa në licencimin e plazheve private
13 Qershor 2025, 18:11Në Vlorë janë shtuar plazhet publike këtë sezon por pushuesit ankohen për mungesë pastërtie, mungesë të dusheve e tualeteve. Nga ana tjetër, ndarja e parcelave për plazhet private ende nuk ka përfunduar për shkak të vonesave nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit.
-
Pamjet/ Disa aksidente të njëpasnjëshme në Tiranë! Simulime te sheshi “Nënë Tereza” për ndërgjegjësim
13 Qershor 2025, 17:41Shoferë që shkelin rregullat, këmbësorë të cilët nuk respektojnë vizat e bardha, por edhe mungesa e infrastrukturës për siguri rrugore janë shkaktarët kryesorë të aksidenteve në Shqipëri. Thirrja për më shumë përgjegjësi nga përdoruesit e rrugës u bë në Tiranë nga rrjeti i ekspertëve evropianë për aksidentet.
-
Sezoni turistik në Vlorë, kryebashkiaku Dredha: Pritshmëri pozitive, janë rritur prenotimet dhe njësitë akomoduese
13 Qershor 2025, 16:53Kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha e cilëson pozitiv sezonin turistik në Vlorë. Dredha ka komfirmuar se tashmë prej më shumë tre javësh Vlora edhe zyrtarisht e ka çeli sezonin por mund të thuhet që ka nisur më parë, ndërsa referuar prenotimeve pritet që edhe muajt në vijim të regjistrojnë rritje të numrit të turistëve
-
Sulmet e Izraelit ndaj Iranit/ Anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv dhe anasjelltas, në ato të planifikuara sot nuk kishte asnjë shqiptar
13 Qershor 2025, 16:23Pas përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme, ku Izraeli ka ndërmarrë një seri sulmesh ndaj objektivave strategjike në Iran, janë anuluar fluturimet mes Shqipërisë dhe Izraelit.
-
Sulmet ndaj Iranit/ Izraeli mbyll dhe ambasadën në Tiranë, thirrje qytetarëve: Ja 6 hapat dhe këshillat që duhet të ndiqni në rast emergjence!
13 Qershor 2025, 15:44Pas ngjarjeve më të fundit me bombardimin nga Tel Avivi të Iranit, izraeli njofton mbylljen e shërbimeve edhe në Shqipëri, sikurse në të gjitha selitë në botë. I kërkon qytetarëve të plotësojnë formularin e izraelitëve jashtë vendit dhe statusin aktual. Këshillohen të mos mbajnë shenja identifikuese, simbole identifikuese, të shmangin tubimet, të mos njoftojnë planet e tyre në rrjete sociale apo dhënien e detajeve dhe të jenë vigjilentë
-
Shqipëria tkurret, popullsia ra me 1.2% në 1 vit (ose gati 40 mijë njerëz më pak)! Rritet mosha mesatare (arrin 44.3 vjeç)
13 Qershor 2025, 15:34Popullsia në Shqipëri ka rënë në 2.3 mln banorë, ose me gati 40 mijë njerëz, brenda 1 viti. Shkak emigrimi dhe ulja e lindjeve. Mosha mesatare rritet në 44.3 vjeç. Kjo do të thotë më pak punonjës për biznesin dhe rrezik për pensionet.
-
Jaupllari për Report Tv: Harta e murtajës së kafshëve po zgjerohet, s’ka rrezik për njerëzit! 800 krerë u eliminuan në 5 vatra, i kërkuam KE të ndihmojë fermerët
13 Qershor 2025, 15:22Zëvendësministri i Bujqësisë, Arjan Jaupllari, shpjegoi për ‘Sot, Live në Shqipëri’, masat e marra përgjatë dy javëve, që nga shfaqja e vatrës së parë në Shkodër. Zyrtari shprehet se janë ngritur pika kontrolli me Polici Shteti, Bashkiake, Ushtri, Shërbimi Veterinar dhe kryepleq. Zgjidhja e vetme? Ndalimi i lëvizjes së kafshëve! S’ka mish të infektuar në treg, informimi në kohë me shumë rëndësi. Dëmi ekonomik shumë i madh. Erdhi nga rajoni, ligji aktual s’e njeh dëmshpërblimin, vijnë dhe 2 ekspertë të BE
-
Dhurimi i gjakut shpëton jetë! 19 mijë të regjistruar në “e-Albania”, gati për rastet emergjente
13 Qershor 2025, 15:23Me rastin e Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut, në Kryeqytet u organizuan një sërë aktivitetesh për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e dhurimit vullnetar.
-
AMA vazhdon fushatën e Edukimit Mediatik, Krasniqi përballë 200 gjimnazistëve të Durrësit: Kujdes nga rreziqet e botës virutale!
13 Qershor 2025, 14:54Dita e fundit e shkollës për gjimnazet e Durrësit është mbyllur me një orë Edukimi Mediatik. Në këtë seancë të radhës Edukimi Mediatik, ka qenë e pranishme edhe kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, e cila është bërë pjesë dhe ka drejtuar këtë bashkëbisedim me të rinjtë e gjimnazeve të Durrësit
-
Murtaja e bagëtive/ Konfirmohet vatra e parë në Skrapar, 263 krerë të prekur! Shefi i Sektorit të Veterinarisë: Analizat dolën pozitive
13 Qershor 2025, 14:47Murtaja e ruminantëve të vegjël ka prekur 263 bagëti në dy ferma në fshatin Polenë në rrethin e Skraparit. Lajmin e ka bërë të ditur Shefi i Sektorit të Veterinarisë, në Drejtorinë e Bujqësisë së qarkut Berat, lirjan Ramaj, i cili ndër të tjera ka thënë se janë marrë masat për karantinimin e fermave dhe eliminimin e bagëtive.
-
Murtaja e bagëtive, konfirmohet vatra e parë në Korçë, asgjësim 170 krerëve në Devoll! Latollari: Karantinim veterinar zonës, s'ka vatra të tjera (VIDEO)
13 Qershor 2025, 13:39Konfirmohet vatra e parë e murtajës në qarkun Korçës, konkretisht në fshatin Shuec të Devollit. Murtaja e Ruminantëve të Vegjël (PPR), e njohur edhe si Peste des Petits Ruminants, është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek kafshët e imta, kryesisht delet dhe dhitë. Përgjegjësi i Shërbimit Veterinar shpjegon se u morën masa me karantinim dhe asgjësim. Pamjet e izolimit të vatrës së infektuar
-
Lezhë/ 73-vjeçari humb kontaktet me familjarët, të afërmit kërkojnë ndihmë për ta gjetur
13 Qershor 2025, 13:06Një 78-vjeçar nga Lezha ka humbur kontaktet me familjen që prej pesë ditësh. Familjarët janë të shqetësuar për fatin e tij dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur.
-
Fermerët e Maliqit në protestë: S’kemi ujë për vaditjen e tokave! Rrezikohet prodhimi, thahen patatet e qepët
13 Qershor 2025, 11:36Në fshatin Velitërnë të Maliqit fermerët protestuan sot për shkak të mungesës së ujit për vaditje. Thatësira po dëmton prodhimet bujqësore, ndërsa ata akuzojnë bashkinë për keqmenaxhim të burimeve ujore.
-
Kalaja e Gjirokastrës, atje ku kënga dhe krenaria bashkohen në një jehonë brezash
13 Qershor 2025, 08:11Kalaja e Gjirokastrës, është një ndër më të mëdhatë në Ballkan. Si një anije e madhe prej guri, ajo shtrihet në një hapësirë prej 335 metra. Ajo është një prej destinacioneve që tërheqin gjithnjë e më shumë turistët, falë vlerave historike dhe arkitektonike.
-
Temperatura deri në 36 gradë...parashikimi i motit për sot
13 Qershor 2025, 07:09Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell. Era e lehtë do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s
-
-
Durrës/ Bashkia aksion për lirimin e plazheve publike, Sako: Të mos zaptohen hapësirat që i përkasin të gjithë pushuesve
12 Qershor 2025, 22:14Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ka nisur një aksion për lirimin e plazheve publike nga çadrat dhe shezlongët e vendosur në mënyrë abuzive nga persona të ndryshëm, duke i zaptuar këto hapësira që janë të dedikuara për të gjithë qytetarët.