Sociale
-
Ministria e Bujqësisë thotë se ka identifikuar një vatër me gripin e shpendëve (H5N1) në fshatin Mëzez, në Tiranë. Vatra është karantinuar me qëllim izolimin dhe parandalimin e përhapjes së infeksionit.
2 Nëntor 2024, 09:28 -
Marrëveshja/ Nga e hëna rinis operacioni, emigrantët nga 'vendet e sigurta' do të akomodohen në Shqipëri
2 Nëntor 2024, 08:05Të hënën anija italiane “Libra” rinis operacionin dhe do të kthehet në stacionin 20 milje larg Lampedusa për të ruajtur ujërat dhe për të mirëpritur refugjatët e shpëtuar në Mesdhe.
-
Dielli shkëlqen fundjavën, bëni plane të shëtisni me familjen
2 Nëntor 2024, 07:33Sërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se edhe për këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore.
-
Festa/ Fëmijët e Lezhës u thonë jo maskave të frikshme, vishen si ëngjej dhe shenjtorë
1 Nëntor 2024, 15:27Në Lezhë u kremtua Festa e Të Gjithë Shenjtorëve, ku protagonistë u bënë fëmijët të cilët u veshën si engjej e shenjtorë.
-
Digjen mbeturinat tek ‘Përroi i Thatë’ në Lushnje, tymi ‘pushton’ qytetin
1 Nëntor 2024, 13:59Digjen sërisht mbetjet në ‘Përroin e Thatë’ në Lushnje pranë autostradës.Gjithë zona e banuar e lagjes Saravë është nën pushtetin e tymit që vjen nga djegia e mbetjeve.
-
Vijojnë punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, ja pamjet me dron nga kantieri (VIDEO)
1 Nëntor 2024, 12:02Vijojnë punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Ndërtimi i karabinasë së teatrit pritet të përfundojë brenda 2025. Kryeministri Edi Rama dhe Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kanë ndarë pamjet me dron punimet e Teatrit të Ri.
-
Projekti ‘Lungomare’, drejt përfundimit ‘Uji i Ftohtë’-Radhimë, Rama: Po punohet edhe për projektin e bregdetit të Orikumit (VIDEO)
1 Nëntor 2024, 08:39Kryeministri njofton me postim në Facebook se “po merr formë” projekti “Lungomare 3”, që e çon investimin përtej Radhimës. Në projekt edhe pjesa që përfshin Orikumin. Rama: Do përfshihet në hartën e transformuar të Vlorës
-
Përmbytjet në Vlorë, nis aksioni i pastrimit dhe larjes së rrugëve, Dredha: Në të gjitha segmentet dhe lagjet! Mbështetje edhe nga bashkitë e tjera (VIDEO)
1 Nëntor 2024, 08:2827 ditë pas përmbytjeve të 4 tetorit në Vlorë, ku u përmbyten rrugë, lagje, qendra historike e spitali dhe u shkaktuan dëme të mëdha në biznese e banesa, Bashkia e Vlorës nisi ditën e sotme një aksion pastrimi dhe larje rrugësh.
-
Blogu 'Rove.me': Ujëvara e Grunasit në Theth, vendi më romantik në Shqipëri
1 Nëntor 2024, 07:32Majat e maleve, lumenjtë e kristaltë dhe ujëvarat e Shqipërisë janë ende të paeksploruara nga turistët, shkruan Anastasiia Abramets në një artikull të publikuar në blogun e udhëtimeve “Rove.me”.
-
Ditë me diell dhe temperatura deri në 24 gradë, si parashikohet moti për sot
1 Nëntor 2024, 07:16Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.
-
Në Tiranë konferenca vjetore e 'Woman on bord': Gratë në vendimmarrje kyçe për të ardhmen
31 Tetor 2024, 18:56Është mbajtur këtë të mërkurë në Tiranë konferenca e parë vjetore e organizatës “Woman on Board Albania” që bëri bashkë gra me histori frymëzuese në fusha të ndryshme të jetës. Fokusi i konferencës ishte diskutimi mbi rolin e grave dhe vajzave në vendimmarrje dhe lidership
-
‘Takimet muzikore të dy botëve’, mbahet në Gjirokastër edicioni i 15-të i festivalit të muzikës klasike
31 Tetor 2024, 18:15Në qytetin e gurtë të Gjirokastrës është zhvilluar edicioni i 15-të i festivalit "Takimet muzikore të dy botëve". Aktiviteti nuk rrëmbeu vetëm zemrat e publikut vendas, por zgjoi interes edhe tek të huajt
-
'Bankers' mbështet Roskovecin në projekte kyçe infrastrukturore! Pastrohen kanalet kulluese, zgjerohen rrugët e Marinzës
31 Tetor 2024, 15:58Bankers po ofron mbështetje në Bashkinë e Roskovecit për ndërhyrje të rëndësishme infrastrukturore, duke filluar nga pastrimi i kanaleve kulluese.
-
Anija me 2100 tonë mbetje të kthyera nga Tajlanda mbeten në det! Autoriteti Portual i përgjigjet Prokurorisë: Nuk mund ta garantojmë sigurinë
31 Tetor 2024, 09:58Anija Moliva me 102 kontejnerë me mbetje industriale që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme do të vazhdojë të qëndrojë në Radë, derisa autoriteti portual të vendosë për lejimin e saj në portin e Durrësit.
-
Rikonstruktohen ambientet e shkollës ‘Irakli Bozo’ në Lushnje, mjedise të reja për 150 nxënës
31 Tetor 2024, 08:15Rikonstruksioni i ambienteve të shkollës 9 vjeçare ‘Irakli Bozo’ në Golem të Lushnjes do të ofrojë kushte më mira për nxënësit e kësaj shkolle.
-
-
-
Ndotje në Liqenin e Tiranës? Anisa Ruseti për Report TV: Shtim i algave jeshile, jo i rrezikshëm për popullatën! Ja dy faktorët dhe masat që merren
30 Tetor 2024, 17:04Drejtoresha e Parqeve dhe rekreacionit në Bashkinë e Tiranës, shpjegon në ‘Sot, Live në Shqipëri” të gazetarit Nertil Agalliu, pamjet e shfaqura disa ditë më parë me ndotjen e pretenduar nga ujërat e zeza. Thotë se është proces natyror për shkak të temperaturave jonormale, kurse era e keqe vjen si pasojë e prerjes së algave me makineri. Shpjegon edhe situatën në Lumin e Lanës
-
-
Përurohen godinat e reja në 'Qytetin Studenti', Veliaj: Me kushte shumë herë më të mira dhe rezervim online në app 'Tirana ime'
30 Tetor 2024, 15:46Pesë godina të reja, me standarde evropiane, i shtohen “Qytetit Studenti” në Tiranë. Transformimi i konvikteve të studentëve vjen falë mbështetjes financiare të Qeverisë Gjermane, përmes Bankës KfW, ku përfshihet edhe rikonstruksioni i 15 godinave të tjera, me programin “Rehabilitimi me efiçencë energjetike i konvikteve studentore të universiteteve publike në Shqipëri”. Nga ky investim përfitojnë më shumë se 2.600 studentë shqiptarë, çka përmirëson ndjeshëm kushtet e tyre të jetesës dhe të studimit.