Sociale
-
Piramida e rinovuar e Tiranës ka fituar çmimin e madh për Evropën Juglindore.
17 Maj 2024, 22:36 -
Edlira e Alba, çifti i së njëjtës gjini kurorëzojnë dashurinë! Kërkojnë të martohen në gjendje civile! Ceremoni në tarracën e bashkisë
17 Maj 2024, 22:19Në betejën për tu martuar ligjërisht, Edlira dhe Alba, të cilat bashkëjetojnë prej 14 vitesh, do të festojnë dashurinë e tyre në një ceremoni në tarracën e bashkisë së Tiranës sot, bekuar nga 2 pastorë anglezë. Për Report Tv ato thonë se ky është një hap simbolik drejt lejimit të martesave brenda së njëjtës gjini.
-
SPECIALE/ Një shëtitje në muzeun e hapur të Durrësit antik, kanë nisur rezervimet edhe për vitin 2025
17 Maj 2024, 20:10Është rritur numri i turistëve të huaj që vizitojnë sitet arkeologjike. Vetëm në amfiteatri është vizituar nga një mijë turistë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
-
Zbuloni Funarin e Elbasanit dhe Darsinë e Lushnjes, dy fshatra piktoreskë ku po zhvillohet agroturizmi
17 Maj 2024, 17:16Funari i Elbasanit dhe Darsia e Lushnjes janë fshatra me natyrë piktoreske por dhe me njerez punëtorë që po zhvillojnë agro-turizmin. Pikërisht për këtë arsye u organizuan panaire per promovimin e resurseve dhe produkteve të këtyre zonave.
-
Vijojnë punimet për Urën e Madhe të Kukësit mbi Drin (VIDEO)
17 Maj 2024, 16:03Vijojnë punimet për montimin e urës së re mbi Drin, e cila është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj, ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së plotë të projektit
-
I moshuari 20 vite me hipertensionin 'trashëgimi': Ilaçi? Ecje, jo bukë e ëmbësira
17 Maj 2024, 15:04Rreth 300 mijë shqiptarë në të gjithë vendin janë të diagnostikuar me probleme të hipertensionit, ku dominon mosha mbi 60 vjeç. 77-vjeçari Ali Kyçyku bashkëjeton prej 20 vitesh me këtë sëmundje dhe bën thirrje për stil të shëndetshëm jetese.
-
Kumbaro inspektim në Dhërmi: Jemi të vendosur për ndarjen e hapësirave private nga ato publike
17 Maj 2024, 10:20Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro në nisje të një turi inspektimesh në bregdetin e vendit, u ndal në Dhërmi duke nënvizuar rëndësinë e ridimensionimit estetik, veçanërisht në zonat ku ndahen hapësirat publike nga ato private me qëllimin për të mos u përdorur nga këto të fundit si vendepozitime mbetjesh.
-
'Mirror': Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar me plazhet më të bukura në Evropë
17 Maj 2024, 08:10Një vend dikur i ndaluar për turistët britanikë, tani i shndërruar në një nga pikat kryesore të udhëtimeve dhe i vlerësuar nga pushuesit falë plazheve të tij magjepsëse dhe çmimeve të lira, shkruan Benedict Tetzlaff-Deas në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Mirror”.
-
Diell dhe temperatura deri në 31 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
17 Maj 2024, 07:18Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
-
VIDEO LAJM/ Lezhë, të vdekurit varrosen në ujë, varrezat e reja në Gocaj në vend të papërshtatshëm
16 Maj 2024, 21:23Gjetja e një vendi për të varrosur të vdekurit është kthyer në sfidë në Lezhë. Në varrezat e Grykë Zezës, prej vitesh nuk ka hapësira, ndërsa varrezat e reja në Gocaj në pjesën më të madhe të kohës janë nën ujë, pasi vendi i përcaktuar është i papërshtatshëm
-
‘Sekreti’ që largon stresin! I riu në Kukës e ka zbuluar që 9 vjeç
16 Maj 2024, 17:34Nevajet Palinci në fshatin Gorë të Kukësit prej 10 vitesh i është dedikuar sportit të hipizmit. Djaloshi i ri, për Report TV, thotë se pothuajse e gjithë dita i shkon duke u kujdesuar për kuajt, ndërsa shton se që nga momenti i parë kur e provoi nuk i është ndarë kurrë këtij sporti.
-
Dhuna në familje, Avokatja për Report Tv: Shërbimi social nuk funksionon! Dhuna duhet denoncuar, viktimat e saj të përkrahen
16 Maj 2024, 16:25Dhuna në familje mbetet ende një fenomen që duhet luftuar fort në shoqërinë shqiptare. Në studion e emisionit “Përballje në Report Tv, avokatja Margarita Kola foli për nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit, pasi duhet kuptuar se dhuna nuk është vetëm fizike.
-
'The Independent': Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar i mrekullueshëm
16 Maj 2024, 08:11Shqipëria mund të jetë destinacioni tjetër mesdhetar i mrekullueshëm, tha shefi i kompanisë më të madhe të pushimeve në Evropë TUI.
-
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot
16 Maj 2024, 07:36Ditën e Enjte vendi ynë do të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellime.
-
AADF: Dhurojmë mbi 6 milionë dollarë për Butrintin, por nuk jemi ne menaxhuesit e tij
15 Maj 2024, 22:17Përfaqësues të Fondacionit Shqiptaro - Amerikan për Zhvillim (AADF) theksuan sot se projekti i tyre për menaxhimin e Butrintit synon vetëm ruajtjen e pasurive arkeologjike dhe shtimin e vizitorëve në atë zonë me rëndësi të madhe të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë.
-
4 breza me pasion parukerinë! Fatmira Pinari rrëfehet në ‘Një nga ne’: Çdo lekë e nxjerr me krahët e mi
15 Maj 2024, 20:56E presin orë të zgjatura pune në këmbë, kliente të ndryshme të cilave u ofron shërbimin si parukiere, por me raste bëhet edhe psikologe për to. Kjo është rutina e Fatmira Pinarit, e cila e ushtron këtë profesion prej 30 vitesh.
-
Zjarret në sezonin e verës/ Kreu i Emergjencave Civile Çako mbledh strukturat e Qarkut Korçë
15 Maj 2024, 20:13Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me sturkturat e Qarkut Korçës, për përgatitjen e emergjencave civile në sezonin e verës.
-
BE kërkon ndryshime ligjore drejt njohjes së martesave homoseksuale brenda 2028! Rishikim Kodit Penal për gjuhën e urrejtjes
15 Maj 2024, 19:15Në një tryezë diskutimi në “Shtëpinë e Evropës” më Tiranë u bënë bashkë organizata Pro LGBT, ekspertë ligjorë, aktivistë dhe anëtarë të shoqërisë civile, të cilët kërkuan avancim të të drejtave të personave LGBT. BE kërkon ndryshime ligjore të rëndësishme në drejtim të njohjes së martesave homoseksuale brenda vitit 2028.
-
'Pa pushime në Dubai, as veshje firmato!' Lumturia tregon si ia arriti të ndërtojë një familje të lumtur në Tiranë
15 Maj 2024, 18:06Në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, Report TV sjell historinë e një familjeje nga Tirana me vështirësitë e përpjekjet e saj për të ndërtuar një familje të shëndetshme. Lumturie Çeka, jo vetëm ia ka arritur të rrisë e të arsimojë fëmijët, por edhe të jetojë e lumtur. Të tjerë qytetarë e shohin familjen shqiptare të dobësuar.
-
Pronat u preken nga aksi Thumanë-Kashar, banorët në protestë! Hipin mbi tarraca dhe kërcënojnë: Do të digjemi me benzinë
15 Maj 2024, 14:58Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme për shkak se nuk janë dakord me zhvlerësimin që u bëhet pronave të tyre të cilat preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar.
