Sociale
-
Komanda Mbështetëse do të ketë së shpejti mjediset e reja të punës dhe përgatitjes së saj. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu shoqëruar edhe nga zv.Komandanti i Komandës Mbështetëse kolonel Shkëlqim Çela inspektuan punimet në garnizonin Ferraj të cilat janë drejt fundit.
14 Dhjetor 2024, 11:44 -
Nga 1 janari 2025, pensionistët udhëtojnë me abone falas në Tiranë, ja si do të funksionojë
14 Dhjetor 2024, 10:29Nga 1 janari i vitit 2025, pensionistët e Tiranës do të udhëtojnë falas në të gjitha linjat urbane të kryeqytetit, ndërsa do të jetë Bashkia e Tiranës ajo që do të subvencionojë abonetë e tyre.
-
Moti i keq/ Kapiteneria e Portit të Durrësit dhe Vlorës ndalon sot lundrimin e anijeve të vogla të peshkimit! Tragetet vijojnë normalisht
14 Dhjetor 2024, 10:06Kapitenaria e portit të Durrësit bën me dije se për shkak të situatës metereoligjike anijet e peshkimit dhe anijet e tonazhit të vogël nga sot në orën 07.00 nuk mund të dalin për lundrim.
-
Buxheti 2025 për Tiranën/ Nisim ndërtimin e 5 shkollave të reja te Astiri, në Sauk e Liqeni i Thatë! Qendër të re për fëmijët me autizëm dhe sindromën down
14 Dhjetor 2024, 08:33Kreu i Bashkisë njoftoi ndërtimin e disa shkollave të reja në zona kyçe të kryeqytetit, përfshirë lagjen “Rilindja” te Astiri, Saukun dhe zonën e Liqenit të Thatë.
-
Çadrat me vete! Reshjet e shiut do mbizotërojnë gjithë fundjavën, temperaturat dhe zonat ku do bjerë dëborë
14 Dhjetor 2024, 07:31Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.
-
VENDIMI/ Qeveria ngre Zyrën e Administrimit të Parkut Kombëtar të ‘Lumit të Vjosës’! Drejtor, administratë, logo dhe stemë! Selia në Tepelenë
13 Dhjetor 2024, 22:17Zbardhet vendimi i Këshillit të Ministrave (VKM), do quhet ZAPK Vjosë dhe do menaxhojë dhe ruajë territorin e përcaktuar me ligj. Të ardhurat i shkojnë shtetit, shpenzimet mbulohen nga buxheti i shtetit. Drejtori në varësi të Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, struktura dhe organika kompetencë e Kryeministrit. Kriteret dhe kompetencat
-
Mbeti i pa strehë pas zjarrit, Bashkia Korçë i shkon në ndihmë Ndreko Lakos pas apelit të Report Tv! Pritet rindërtimi i banesës
13 Dhjetor 2024, 20:51Një ditë pas djegies së plotë të banesës dhe apelit të Ndreko Lakos për ndihmë përmes ekranit të Report Tv, kanë ardhur dhe reagimet e para.
-
'Biçikleta t’i shpupurishë flokët, por t’i rregullon mendimet', Elektroshok nga profesor Ardian Ndreca
13 Dhjetor 2024, 22:04Makina është mohimi i qytetit, pse ajo jep maksimumin e saj jashtë tij, ndërsa biçikleta është triumfi i qytetit, pse aty ajo jep vetveten. Intelektuali Gilman Bakalli thonte se biçikleta t’i shpupurishë flokët, por t’i rregullon mendimet.
-
Koçiu: Rreth 55 mijë shërbime në banesë për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë që nga Janari
13 Dhjetor 2024, 16:59Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka theksuar se rritja e mbulimit shëndetësor në banesë është një ndër objektivat tonë kryesorë në sektorin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
-
Lonely Planet: Në Shqipëri ndodhet parku i parë kombëtar në Europë kushtuar një lumi 'të egër'
13 Dhjetor 2024, 15:42Platforma e njohur e udhëtimit Lonely Planet, ka shkruar për shpalljen e lumit Vjosa si park kombëtar, duke vlerësuar punën e palodhur të ambjentalistëve për të bindur autoritetet shqiptare.
-
Agjencia Shqiptare e Investimeve dhe Zhvillimit fton investitorët e huaj: Zgjidhni Shqipërinë! Një vend ku takohen kulturat dhe tregjet
13 Dhjetor 2024, 10:14Agjencia Shqiptare e Investimeve dhe Zhvillimit (AIDA), ka ftuar investitorët e huaj të zgjedhin Shqipërinë për të investuar
-
Punëtorët e pastrimit në Kukës marrin pagën me 5 mijë lek minus! Kryetari i bashkisë për Report TV: Bëmë llogaritë gabim!
13 Dhjetor 2024, 09:31Në Kukës punëtorët e pastrimit denoncuan në rrjetet sociale se është ulur paga mujore me 5 mijë lek, pa asnjë shpjegim nga administrata e bashkisë. Lajmi u shpërnda menjehere në media ku u aludua për vendim abuzim. Report tv kontaktoi në telefon kryetarin e bashkisë së Kukësit, i cili pranoi se është bërë një gabim nga zyra e financës që do të rregullohet brenda ditës. Sipas tij, s’ka asnjë vendim për të ulur pagat e punëtoreve.
-
Vranësira dhe reshje të pakta shiu, ja si pritet moti për sot
13 Dhjetor 2024, 07:07Orët e paradites do të karakterizohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta, më të theksuara në zonat Jugore dhe pjesërisht në Qendër, ku priten reshje të pakta shiu. Gjatë pasdites dhe mbrëmjes, vranësirat do të jenë më të pranishme në të gjithë territorin, duke sjellë reshje të pakta shiu dhe dëbore vonë gjatë natës.
-
Tiranë/ Projekti i Unazës së Madhe, shembet me shpërthim të kontrolluar Ura e vjetër e Babrroit (VIDEO)
13 Dhjetor 2024, 14:48IKMT shembi me shpërthim të kontrolluar urën e Babrroit në Tiranë
-
E përditshmja britanike 'Metro': Pushime në Shqipëri, destinacioni 'parajsë' i Mesdheut
13 Dhjetor 2024, 08:03Ne udhëtuam përgjatë bregdetit gjarpërues shqiptar, nëpër kodra të pyllëzuara – pothuajse të eklipsuara nga qendrat tregtare të shndritshme dhe blloqet e apartamenteve – për pesë orë me makinë deri në Sarandë, një qytet turistik – i cili në videot e TikTok është konsideruar si ‘Maldivet e Evropës’, shkruan Alice Murphy në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Metro”.
-
Drejtoresha e AKSHI-t mes TOP 100 drejtuesve publikë më të suksesshëm në botë për inovacionin dhe implementimin e Inteligjencës Artificiale në digjitalizim
12 Dhjetor 2024, 20:30Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është renditur mes TOP 100 drejtuesve publikë më të suksesshëm në botë për inovacionin dhe implementimin e Inteligjencës Artificiale në digjitalizim.
-
Dhjetori i festave, Kukësi nën magjinë e dritave shumëngjyrëshe (VIDEO)
12 Dhjetor 2024, 19:02Qyteti i Kukësit ashtu si edhe qytetet e tjera është veshur nga dritat shumëngjyrëshe me rastin e festave të fundvitit
-
Peri këputet aty ku është më i hollë! Ndreko Lako në Korçë mbetet pa strehë pas zjarrit në banesë! Jeton i vetëm, gruaja i vdiq, djemtë në burg
12 Dhjetor 2024, 15:49Një natë pasi zjarri i shkrumboi banesën, Ndreko Lako në Korçë apelon për ndihmë. Ai kërkon nga shteti, mbështetje financiare për të riparuar dëmet. 62-vjeçari jeton i vetëm, bashkëshortja e tij ka ndërruar jetë dhe djemtë i ka në burg.
-
Shqipëria, destinacioni më popullor për vitin 2025
12 Dhjetor 2024, 16:04Raporti i platformës Travel Horizons hedh dritë mbi destinacionet me rritje në popullaritet në krahasim me vitin 2023, Shqipëria renditet e para.
-
Fier, pandemia e Covid-19 ezauroi hapësirën në varrezën publike! Bashkia shpronëson 2.2 hektarë tokë, nis puna për hapjen e parcelave të reja
12 Dhjetor 2024, 15:37Në Fier bashkia ka shpronësuar një sipërfaqe toke prej 2.2 hektarësh që do të përdoret për të hapur parcela të reja, pasi toka në varrezën publike të qytetit ishte ezauruar plotësisht. Sipas zyrtares lokale rreth 14 mijë persona kanë ndërruar jetë vetëm gjatë periudhës së pandemisë, ndaj ishte e nevojshme të zgjerohej hapësira në varreza.