Mbyllja e TikTok, Vataj në ‘Repolitix’: Platforma më e rrezikshme në Shqipëri! Leci: Kompania mund të kërkojë dëshmpërblim! Nikolla: Duhet edukim

Në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv u diskutua mbi vendimin e fundit të qeverisë për mbylljen me 1 vit të rrjetit social TikTok. Platforma sociale më e rrezikshme në Shqipëri, kështu e quan Mirgit Vataj nga Urdhri i Psikologut. Vataj thekson për gazetarin Denis Minga se TikTok ka sjellë më shumë dëme sesa dobi për shoqërinë shqiptare.

Ai thotë se kemi 5 jetë të humbura që shkaktar kanë pasur lojërat e rrezikshme dhe shantazhet në TikTok. Sipas tij, TikTok ka pasur një numër të paprecedentë raportimesh për përmbajtje dhune dhe abuzimi, dhe ka pasur një audiencë të madhe të rinjsh që janë ekspozuar ndaj këtij kontenti të rrezikshëm.

“Tik Tok është një platformë që ka sjellë më shumë dëme. Ke 3 fëmijë dhe 2 të rritur që nuk jetojnë dot për shkak të shantazheve në TikTok. Rasti i fundit është i janarit i këtij viti. Duke parë natyrën e përdorimit të shantazhit, manipulimit dhe duke montuar video me epitete fyese, është i dizajnuar që përdoruesit të krijojnë varësi.. Materialet më virale në TikTok, pardje pengmarrja e dy vajzave shqiptare në Zvicër dhe e dyta me një pengmarrje ditën e djeshme kur është plagos një person.

Asnjëra prej platformave nuk ka pasur numrin e raportimeve që ka pasur për TikTok. Audiencën më të madh e kanë pasur videot me kontent dhune dhe abuzimi dhe shumica e audiencës kanë qenë adoleshentë. Mund të rregullohej duke dërguar disa fjalë kyçe që bllokoheshin që në kontent, ose personazhe të caktuar”, tha Vataj.

Ndërkohë, Glanduela Leci nga Acromax thotë se duhet të ketë lëndë edukuese se si të përdoren rrjetet sociale. Ajo thekson se mbyllja e TikTok mund të sjellë pasoja për Shqipërinë, pasi kompania kineze mund t'i kërkojë dëmshpërblim shtetit shqiptar. 

Leci shprehet se mbyllja e TikTok mund të ndikonte edhe në mbylljen e platformave të tjera si Netflix, LinkedIn dhe Adobe, pasi të gjitha këto platforma ndajnë të njëjtat IP adresash, të cilat janë të bazuara në Amazon Cloud.

"Ne si shoqëri në tërësi jemi shoqëri i dhunshme, kam 25 vite jetë në Shqipëri, në këto 25 vite nuk ka një vit që të kem jetuar në paqe sociale, duke nisur nga politika që nxisin dhunën me gjuhë urrejtje. Nuk kemi lëndë edukuese se si të përdorim rrjetet sociale. Këto janë masa edukuese më mirë se mbyllja e një rrjeti", tha Leci. 

Për psikologen Marsela Lekli është thelbësore që prindërit të jenë të vetëdijshëm për përdorimin e shumë rrjeteve sociale nga fëmijët e tyre dhe të krijojnë një kontroll të qëndrueshëm. Ajo e theksoi se edukimi duhet të nisë nga familja, dhe më pas të vazhdojë në shkolla dhe në shoqëri, për të siguruar një përdorim të përgjegjshëm të këtyre platformave.

“Duhet të jenë të kontrolluara. Kontrolli nis që nga familja, duke ditur që fëmija është përdorues i shumë rrjeteve sociale. Edukata fillon që nga familja, pastaj vazhdojmë tek shkolla, shoqëria. Çfarë do mësojë nga TikTok fëmija apo nga një rrjet tjetër social. Po krijojnë varësi, nuk është problem të jesh përdorues si rrjeteve. Ne kemi krijuar varësi, problem i njerëzimit në mbarë botën”, tha ajo.  

Për konsulentin e marketingut, Daniel Nikolla, TikTok nuk duhet të mbyllet, por duhet të vendosen filtera si edhe në shkolla të futet një lëndë për edukimin dixhital të fëmijëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:04
Mbyllja e TikTok, gazetari Tanini kundër: Duhen filtra, problemi nuk është platforma, por mungesa e edukatës shoqërore

 

Gazetari Eljan Tanini i ftuar në Report Tv ka theksuar se problemi me TikTok nuk është tek vetë platforma, por tek mungesa e edukatës shoqërore dhe përgjegjësisë individuale. Ai thotë se shoqëria nuk di si të edukojë përdoruesit e saj. Sipas Taninit, përgjegjësia nuk është vetëm te TikTok, por edhe tek shkolla, prindërit dhe shoqëria në përgjithësi.

Ai theksoi se duhet të vendosen filtera në mënyrë që përdoruesit e platformës, të cilët përdorin TikTok për diçka pozitive, të mos ndëshkohen për shkak të përmbajtjeve të dëmshme që shpërndahen nga disa individë.

Edhe e mira edhe e keqja bëhet virale, problemi jemi ne që s’dimë të edukojmë shoqërinë dhe ia veshim TikTok problemin. Është shkolla, prindi shoqëria, ne jetojmë në një masë të frikshme injorantësh. E di si është TikTok problemi. Kemi një rrugë që quhet TikTok dhe kjo rruga është e pashtruar mirë dhe bëhen shumë aksidente. Në vend ta rregullojmë komunikimin e një rrjeti social, ne e mbyllim fare.

Mua më shqetëson masiviteti i dhunës që kemi ne si shoqëri. Më shqetëson kur kryeministri shkon në Angli dhe thotë janë disa të verbër që kundërshtojnë atë. Kë ofendon ti. Ti vendosen disa filtra, pse duhet të dënohem unë që e përdor TikTok për diçka të mirë.

Ora 21:55
Mbyllja e TikTok, Leci: Ja pasojat, kompania kineze mund të kërkojë dëmshpërblim nga Shqipëria

 

Glanduela Leci, përfaqësuese e Acromax, ka theksuar se mbyllja e TikTok mund të sjellë pasoja për Shqipërinë. Ajo vuri në dukje se ndalimi i TikTok mund të ndikonte edhe në platforma të tjera si Netflix, LinkedIn dhe Adobe, pasi të gjitha këto platforma ndajnë të njëjtat IP adresash, të cilat janë të bazuara në Amazon Cloud. Sipas Lecit, nëse mbyllet TikTok, mund të mbyllen gjithashtu dhe këto platforma, duke shkaktuar probleme për përdoruesit dhe bizneset që varen nga to.

Një tjetër pasojë e mundshme, sipas saj, është dëmshpërblimi që TikTok mund t’i kërkojë shtetit shqiptar për dëmin dhe denigrimin që mund të shkaktohet nga një mbyllje e tillë.

“Nuk është e pamundur, por e vështirë, sipas një analize të bërë nga stafi i Akromax nëse mbyllen IP e adresave e TikTok mund të mbyllen edhe platforma të tjera si Netlfix, Linkedin, Adobe. Këto janë IP në Amazon Cloud, nëse mbyllet TikTok, mund të mbyllen edhe këto platforma.

Janë disa pasoja, një ndër to dëmshpërblimi që mund ti kërkoj TikTok shtetit shqiptar për denigrimin, pasi pa u miratuar një ligj për mbylljen e TikTok dhe rrjeteve të tjera që duhet të jenë të barabarta para ligjit. Fillimisht kërkohet zgjidhja nga platforma, pastaj shkohet tek mbyllja”, tha Leci.

Ora 21:46
Mbyllja e TikTok, Nikolla: Duhet edukim dixhital e filtra, të mësohet në shkollë përdorimi

Sa i takon vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, konsulenti i marketingut Daniel Nikoll i ftuar në Report Tv flet edhe se si po reagon Britania e Madhe për këtë platformë. Nikolla thekson në emisionin ‘Repolitix’ se në Angli po zhvillohet një diskutim i gjerë për të gjithë rrjetet sociale, përfshirë TikTok, duke përfshirë takime të shumta me liderët e kompanive për të siguruar mbrojtjen e të rinjve dhe përdoruesve të tjerë.

Ai shprehet kundër mbylljes së kësaj platforme, duke theksuar se edukimi dixhital duhet të jetë një lëndë e detyrueshme, një orë përjavshme, për të edukuar shoqërinë për rreziqet që vijnë nga interneti. Nikolla thekson se mund të vendosen edhe filtra për përmbajtje që promovojnë dhunë.

"Në Angli ka diskutim të gjerë për të gjithë rrjetet, përfshirë edhe TikTok. Ka ndodhur një mori takimesh me liderët e kompanive kur vjen puna tek siguruar që ofrojnë për të rinjtë dhe përdoruesit e tjerë. Është krijuar një legjislacion që i jep më të drejtë të shtuar qeverisë për t’i kërkuar më shumë llogari dhe ndryshime platformave, Meta dhe TikTok janë platformat që i është kërkuar më shumë ndryshim për algoritmin që kanë për të rinjtë. Është fushatë e gjerë në radio, media të tjera kur vjen puna për edukimin dixhital. Është ndalur instalimi TikTok për ata që punojnë për shtetin. Platforma mëmë që e ka në pronësi është kineze. Edhe në vende si Amerika i është dhënë një afat kohor t’ia shesë një kompanie të bazuar në Amerikë. Do isha për edukim dixhital të shoqërisë, duke nisur që nga institucionet edukative, duhet të jetë një lëndë, një orë e përjavshme. Kjo nuk ndikon vetëm në përdorimin e platformave, por edhe në parandalimin e këtyre fenomeneve. Ka filtra që aplikohen për të ndaluar shikueshmërinë e këtyre materialeve ose diskutimi me TikTok për filtrimin e materialeve", tha Nikolla.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eri: 25/12/2024 05:08

    Pronaret e Tiktok jane kineze me banim ne kanada(vancouver).Jane disa sataniste qe nuk u prishet gjiza fare nqs mbyllet apo jo ne Shqiperi. Kane tjeter mision

    Përgjigju
  • Iris: 25/12/2024 03:57

    Filtra duhen,mbyllje,jo!Mund te paguajme gjobe? -Edhe mundet,vendimi mund te jete marre me pelqimin e shume shqipove,por tingellonte si i marre vetem nga nje njeri dhe nuk kishte argumentin juridik,pra duhej bere nga gjykata,bazuar mbi argumenta juridike e sociale ne menyre te tille qe kinezi neser te mos hedhe shtetin ne gjyq.Do te ndryshoje gje heqja e tij?-Sigurisht qe jo,sepse ka platforma te tjera ku njerezit shprehen e nxjerrin dufin,sic themi dhe se dyti,eshte mendesia e kultura jone.Cfare na bente te ziheshim,ndonjehere dhe te perlesheshim,apo te shanim e perflisnim kundershtaret,rivalet,apo njerezit qe si honepsnim dot ne kohen kur ishim adoleshente e kur Tik-Tok e rrjetet e tjera sociale nuk ekzistonin?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Durrës! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë

Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Durrës! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë