-
-
-
Kanadaja: Do të njohim Palestinën! Trump: Nëse kjo ndodh, do jetë e vështirë të arrijmë marrëveshje për tarifat doganore
Kanadaja dhe Malta njoftuan të mërkurën se planifikojnë të njohin zyrtarisht shtetin e Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator, duke iu bashkuar Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar, të cilat njoftuan më parë se do të ndërmerrnin këtë hap.
31 Korrik, 07:42 -
Kthjellime dhe reshje me intensitet të ulët...parashikimi i motit për sot
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me kthjellime kryesisht në veriperëndim e jugperëndim, ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në relievet e larta kodrinore-malore të vendit.
31 Korrik, 07:35 -
Një ndër tre banorë në Shqipëri ka makinë, ende ndër më të ulëtat në Europë
Ndërsa Shqipëria ka parë rritje të numrit të mjeteve në vitet e fundit, krahasuar me standardet europiane, niveli i motorizimit vijon të mbetet ndër më të ulëtit në kontinent, çka nënvizon diferencat e mëdha ekonomike dhe të zhvillimit mes vendeve.
31 Korrik, 07:23 -
DOSJA/ ‘Më ka dhimbt në shpirt’, si iu kap vëllezërve Hoxhosmani 2 ton kokainë: Ra puna nga Ekuadori! Paska qenë lajm i fundit
Tjetër episod i trafikut të drogës zbardhet nga dosja për grupin kriminal që në përbërje kishte emra të njohur të botës së krimit, por edhe biznesmenë. 2 tonë kokainë iu sekuestrua dy vëllezërve biznesmenë në Portin e Roterdamit. Droga me vlerë 151 mln euro.
31 Korrik, 07:03 -
-
-
Arrestimi i Veliajt, Rama: Një qeveri nuk gjykohet nga fakti se sa anëtarë janë në hetim për korrupsion, s'jemi mburojë për askënd
Kryeministri Edi Rama është pyetur edhe për arrestimin e Erion Veliajt në intervistën për revistën gjermane ZEITmagazin. Ai tha se një qeveri nuk gjykohet nga fakti se sa anëtarë janë në hetim për korrupsion.
30 Korrik, 22:05 -
-
-
-
-
'Helsinki+50', konferenca që nderon 50-vjetorin e Aktit Final! Mes folësve edhe ministri Hasani
Konferenca do të nderojë trashëgiminë e Konferencës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (KSBE) të mbajtur në Helsinki në vitin 1975 dhe do të theksojë rolin e shoqërisë civile në avancimin e parimeve dhe angazhimeve të OSBE-së.
30 Korrik, 21:17 -
Manteli gjyqësor nuk mund t’ju mbrojë/ Sanksionet e reja të SHBA: Paralajmërim për ata gjyqtare që shkelin të drejtat themelore të bashkëqytetarëve
Departamenti i Thesarit të SHBA-së ka sanksionuar zyrtarisht gjyqtarin e Gjykatës së Lartë të Brazilit, Alexandre de Moraes, në kuadër të Aktit Global Magnitsky, duke e akuzuar për autorizimin e "ndalimeve të padrejta parandaluese" dhe shtypjen e lirisë së shprehjes—përfshirë urdhërat gjyqësorë për të censuruar rrjetet sociale dhe për të sulmuar kritikët.
30 Korrik, 20:15 -
Rama për revistën gjermane: Në shtëpi kam opozitën më të ashpër që kam përjetuar ndonjëherë! Projekti i Kushner po ecën! Si i shpëtova sulmit në '97-ën
Në një intervistë për ZEITmagazin, kryeministri Edi Rama ka rrëfyer marrëdhënien me gruan e tij, të cilën e quan “opozita më e ashpër” që ka përjetuar ndonjëherë. Ai flet për artin, sfidat si kryeministër, projektin e Jared Kushner në Sazan, mbylljen e TikTok dhe për sulmin që i'u bë në vitin 1997.
30 Korrik, 20:03 -
Zjarret në Bullgari, mijëra hektarë tokë në flakë, shtëpi të shkrumbuara e njerëz të pastrehë
Ndërkohë situata është qetësuar disi: më shumë se 150 zjarre janë shuar në të gjithë Bullgarinë. Megjithatë dy zjarre të mëdha në jugperëndim të vendit ende nuk janë nën kontroll. Një zjarrfikës vullnetar në Rani Lug beson se zjarret në rajonin e tij mund të rifillojnë në çdo moment dhe beson se ekipi i tij është i pajisur dobët.
30 Korrik, 19:38 -
Bajram Peçi: 100 vjet nga emisioni i pullave 'Posta Ajrore' dhe lindja e grupit të koleksionistëve Aerofilateli
Të parin shërbim të postës ajrore në Europë njihet ta ketë kryer Gjermania, e cila, në muajin qershor të vitit 1912, vuri në qarkullim enkas për këtë shërbim emisionin e pullave për transport ajror, 1 pamje me 3 vlera. Pulla kishte në pamjen e saj një shpend në fluturim, që mban në sqep një zarf postar.
30 Korrik, 18:12 -
-
Presidentja Osmani: SHBA-ja ka miratuar vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën
Presidenca e Kosovës tha se Osmani gjatë qëndrimit në SHBA më herët gjatë korrikut kishte paraqitur kërkesën para zyrtarëve amerikanë për vazhdimin e këtij programi Në prill të vitit 2024, MCC-ja dhe Qeveria e Kosovës nisën zbatimin e këtij programin kompakt, që është i përqendruar në ofrimin e zgjidhjeve për energji të pastër.
30 Korrik, 16:35 -
Rekord, 4.4 mld euro jashtë bankave! Shoqata e Bankave: Duhet kufi për pagesat cash të qytetarëve, të stimulojmë blerjet me karta
Gati 4.4 miliardë euro po qarkullojnë jashtë sistemit bankar. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar deri më tani e përdorimit të Cash në ekonomi. Për të kufizuar këtë fenomen që hap shumë shtigje për evazion fiskal, Shoqata e Bankave kërkon kufizimin e pagesave me lekë në dorë dhe ndryshime ligjore për bizneset që të pranojnë pagesa me kartë
30 Korrik, 16:26
