-
-
Morën flamurin e aksionit por festa u kthye në tragjedi, 50 vite nga aksidenti ku humbën jetën tre maturantët tropojanë në Mirditë
Autobusi i mbingarkuar me 67 maturantë e mësues, në 31 korrik 1975, në orën 15.50 në Majemalth të Shpalit në Mirditë, le rrugën dhe bie në humnerë. Të mbijetuarit rikthehen për t’I thënë faleminderit mirditorëve që i trajtuan si bijtë e tyre.
27 Korrik, 08:32 -
Shqipëria nën ‘pushtetin’ e flakëve! Evakuohen banorët në Kalasë e Sasaj, rrezikohen banesat në Lukovë e Shalës (VIDEO+FOTO)
Zjarri rrezikon banesat në Lukovë e në fshatin Shalës. Mbrëmjen e sotme u bë evakuimi i banorëve në Kalasë e Sasaj. Në Kalasë u ndërhy me helikopter, por situata vijon të mbetet kritike. Në Borsh situata u stabilizua, ndërsa orët e para të mëngjesit u evakuuan 40 banorë e turistë. 12 persona të arrestuar ose të vënë në hetim për zjarrvënie në 72 orët e fundit.
27 Korrik, 07:12 -
-
-
Rrëfimi ndryshe i Linda Ramës: Ja pse refuzova të përfshihesha në politikë dhe t’i qëndroja përballë duke zgjedhur shoqërinë civile!
Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, rrëfehet mbi rolin dhe kontributin e saj si akademike në fushën e ekonomisë, në të shkuarën dhe aktualisht. Ajo tregoi edhe një nga motivet përse e refuzoi hyrjen në politikë dhe pse zgjodhi shoqërinë civile, për t’i qëndruar përballë para sfidave të mëdha
26 Korrik, 20:14 -
Edhe Greqia nën pushtetin e flakëve, urdhërohet evakuimi i mijëra banorëve! ‘Mbretëria’ e tymit mbulon qytete, hiqen bombolat e gazit nga banesat (VIDEO)
Flakët po përhapen në Atikë, Evia, Kythira dhe Mesinia, teksa autoritetet i janë drejtuar për ndihmë edhe Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile për mbështetje me mjete ajrore dhe forca shtesë
26 Korrik, 19:24 -
-
-
-
-
SPECIALE/ Gruri shqiptar një “përrallë nga e kaluara”! Pse po ulet prodhimi vendas, fermerët: S’kemi ç’të bëjmë, kaq të ardhura kemi
Më pak tokë po punohet në Shqipëri. Shifrat zyrtare tregojnë se vjet është mbjellë vetëm 677 mijë hektar tokë bujqësore, ndërsa rënien më të madhe të kultivimit e ka gruri. Fermerët tregojnë shkaqet e kësaj situate.
26 Korrik, 16:45 -
Të paktën 25 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, disa po merrnin ndihma! Ngecin bisedimet
Të paktën 25 persona u vranë nga sulmet ajrore dhe të shtënat nga Izraeli gjatë natës, sipas zyrtarëve palestinezë të shëndetësisë dhe shërbimit të ambulancës të shtunën, ndërkohë që bisedimet për armëpushim duket se kanë ngecur dhe palestinezët në Gazë përballen me uri masive
26 Korrik, 16:39 -
Edhe Kosova nën pushtetin e flakëve, raportohen 29 vatra në tetë orët e fundit
Pas Shqipërisë, edhe Kosova po vuan problematikën e zjarreve që po gllabërojnë hektarë të tërë me pyje e kullota, edhe si pasojë e temperaturave të larta. 17 prej këtyre zjarreve tashmë janë lokalizuar, ndërsa 12 mbeten ende aktive
26 Korrik, 16:34 -
-
Fshatrat në Has e Kukës pa pikën e ujit! Kanalet vaditëse jashtë funksionit, thahen të mbjellat
Në Kukës dhe Has, fermerët përballen me mungesë të ujit për vaditje për shkak të kanaleve dhe rezervuareve të dëmtuara. Kjo ka bërë që tokat bujqësore të thahen dhe prodhimi të bjerë ndjeshëm. Në disa fshatra mungon dhe uji i pijshem
26 Korrik, 15:36 -
-
Fier/ Nuk arkëtuan 442 mijë euro nga taksat e parkingut, konfirmohen masat e sigurisë për ish-nënkryetaren e Bashkisë Hysenaj, 2 drejtorët e sekretarin
Katër zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Bashkisë Fier, mes të cilëve ish-nënkryetarja Adela Hysenaj, do të qëndrojnë në të njëjtat masa paraprake që kishte dhënë Gjykata, duke i konfirmuar ditën e sotme. Akuzuan se nuk arkëtuan shumën e konsiderueshme, duke shkaktuar dëm në buxhetin e bashkisë dhe favorizuan persona të ndryshëm, nëpërmjet ndërhyrjeve
26 Korrik, 15:26 -
'Mbretërit' e kokainës në Evropë/ SPAK zbulon rrjetin me biznesmenë e kriminelë, trafikuan 6 ton drogë! 6 në pranga, mes tyre 'bosi' i 'Cincos', u kapën në Palasë
SPAK arreston 6 shqiptarë të cilët nga Dubai drejtonin trafikun e kokainës gjatë viteve 2020-2021, nga Kolumbia në Evropë dhe Britani. Mbi 6 ton kokainë e hashash iu sekuestrua grupit me vlerë 411 mln €. Mes të arrestuarve biznesmenët Klevis Hoxhosmani dhe Ermir Ndreaj. Akuzë për të penduarin Erion Alibej e Plaurent Dervishajn, sot rivalë, dje ortak në trafik. Sekuestrohen para, makina ora e jaht luksi. Ndreaj u prangos në një skaf luksoz në Palasë.
26 Korrik, 15:08 -
Ekskluzive/ Report Tv në bordin e helikopterit “Cougar” gjatë luftës me flakët në Delvinë! Beteja e padukshme e pilotëve të forcave ajrore (VIDEO)
Shqipëria është vënë nën pushtetin e zjarreve e një pjesë e tyre për shkak të terrenit të vështirë kërkojnë ndërhyrjen nga ajri. Piloti i forcave ajrore, Bedri Kaloshi, mirëpriti në bordin e helikopterit “Cougar” ekipin e xhirimit të Report Tv, në një operacion të vështirë, të fikjes së zjarrit që përpiu 3 fshatra në Delvinë. Nga telefonata për ndihmë deri në lëshimin e pikës së fundit të ujit, materiali në vijim përcjell anën e padukshme të misionit të forcave ajrore.
26 Korrik, 15:00 -
