-
-
-
-
-
Italia e kërkonte për vrasje mafioze dhe trafik ndërkombëtar kokaine, shqiptari arrestohet duke udhëtuar me autobus nga Hungaria në Serbi (EMRI)
Një shqiptar i kërkuar prej disa muajsh si pjesë e një organizate të narkotrafikut në Itali dhe i dyshuar si i implikuar në vrasjen makabre të një berberi, është arrestuar për llogari të Romës
22 Korrik, 08:40 -
Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak, nga fundi i Europës për vlerën ekonomike të punës
Edhe orët e punës nuk janë të njëjta: në disa vende arrihen të ardhura të larta me më pak orë pune, duke lënë më shumë kohë për pushim dhe jetë personale. Revista “The Economist” rendit 178 vende duke u bazuar në tre tregues.
22 Korrik, 08:16 -
Përparon zjarri në Dukat/ Report Tv në ‘zemër’ të flakëve, 3 avionë nga Italia dhe Greqia! Vengu mbledhje urgjente në Dibër (VIDEO)
Situata në Dukat sot është përkeqësuar. Flakët po përparojnë drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë si dhe rrezikohen stanet e bagëtive. Kritike mbetet situata dhe në Dibër, me 4 vatra aktive, ku më problem mbetet Parku Kombëtar i Lurës. Mbrëmjen e së martës, ministri Vengu zhvilloi mbledhje urgjente në Prefekturën e Dibrës.
22 Korrik, 07:47 -
VIDEO/ Hakmarrje pas sherrit në Sarandë, hidhet në erë me tritol mjeti i një prej të shpallurve në kërkim
Një automjet është hedhur në erë me tritol në Sarandë. Nuk ka të lënduar, ndërsa autorët nuk dihen. Motiv hakmarrja. Pronari i mjetit rezulton në kërkim për një sherr më datë 17 korrik në Sarandë.
22 Korrik, 00:01 -
-
-
Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, monedha evropiane po këmbehet me 97 lekë, USD 83 lekë
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë monedha evropiane ka prekur këtë të hënë nivelin më të ulët historik, dhe po këmbehet pranë kufirit prej 97 lekë. Sot një euro u është blerë qytetarëve me 97.2 lekë dhe u është shitur me 97.8 lekë. Krahasuar me vjet euro ka pësuar një zhvlerësim me gati 4%.
21 Korrik, 20:20 -
Bie prodhimi, KESH blen 100 mln euro energji elektrike, mungesa e reshjeve shton kostot e furnizimit! Në 7 muaj importi u 6-fishua krahasuar me vjet
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka blerë 100 milionë euro energji elektrike deri më tani ose 6 herë më shumë se vjet në periudhën janar-korrik. Prodhimi vendas nuk mjafton për të mbuluar furnizim me energji pa ndërprerje, ndaj në 7 muaj janë importuar nga jashtë 783 mijë megavat energji.
21 Korrik, 20:05 -
-
Temperaturat do kapin shifra ‘rekord’ në vendet Europiane, vala e të nxehtit pritet të prekë edhe Shqipërinë
Një valë e fortë të nxehti pritet të prekë rajonin e Ballkanit në ditët e ardhshme, duke arritur kulmin midis 21 dhe 26 korrikut 2025. Temperaturat maksimale do të kalojnë +8 deri në +10°C mbi vlerën mesatare të periudhës 1991-2020 në shumë zona të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.
21 Korrik, 18:21 -
Koncesioni i Check Up/ Shoqëria 3P Life Logistic sh.p.k: I qëndrojmë akuzave për shpifje ndaj Albana Vokshit
Përmes një deklarate për mediat, kompania akuzon deputeten Vokshi për shpifje dhe dezinformim në lidhje me deklaratat që ka bërë në cilësinë e kryetares së komisionit hetimor parlamentar për koncesionet në shendetësi.
21 Korrik, 18:16 -
Dikur e ‘dogji’ nga GJKKO/ Gerd Hoxha ‘hakmerret’ ndaj Elton Kërlukut: U përjashtua nga Policia, s’meriton drejtimin e BKH-së (LETËR institucioneve)
Një letër zyrtare i është drejtuar institucioneve të drejtësisë, me akuza për një nga kandidatët për drejtues të BKH-së. Gjyqtari Gerd Hoxha, thotë se Elton Kërluku është përjashtuar më parë nga Policia e Shtetit për shkelje dhe ndaj sipas tij nuk duhet të jetë as pjesë e garës për drejtimin e BKH-së. Për rastësi apo jo, Kërluku, ishte pjesë e komisionit të verifikimit që skualifikoi nga pranimi në Gjykatën e Posaçme, Gerd Hoxhën në 2024-ën.
21 Korrik, 17:31 -
Kosova i konsideron kërcënuese deklaratat e Vuçiçit pas arrestimit të zyrtarit serb, Kurti u bën thirrje qytetarëve: Shmangni udhëtimet drejt Serbisë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se deklaratat e bëra nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pasi Kosova i shqiptoi një muaj paraburgim një zyrtari qeveritar serb, janë kërcënuese që nuk duhet neglizhuar, pasi sipas tij rrezikojnë sigurinë e rajonit.
21 Korrik, 17:19 -
Hungaria dhe Serbia bisedojnë me Rusinë për ndërtimin e një naftësjellësi
Ministrja e Minierave dhe Energjisë e Serbisë, Dubravka Gjedoviç Handanoviç, ka zhvilluar një takim më 21 korrik me zëvendësministrin rus të Energjisë, Pavel Sorokin, dhe ministrin e Jashtëm dhe të Tregtisë të Hungarisë, Peter Szijjarto, për të diskutuar rreth realizimit të projektit për ndërtimin e një naftësjellësi ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë.
21 Korrik, 17:16 -
Rama: Listë të zezë për ndërtuesit që shkelin lejet e ndërtimit, reforma e territorit zhvillohet në dy faza! Jo legalizime për ndërtimet pas 2020 (VIDEO)
Reforma e territorit do të zhvillohet në dy faza, ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama në një takim në Tiranë me deputetët dhe drejtuesit e bashkisë së kryeqytetit. Rama paralajmëroi se fillimisht do të nxirren një sërë aktesh normative, dhe në fazën e dytë do të ketë rishikime të një sërë ligjesh, përfshirë edhe ligjin për ndërtimin.
21 Korrik, 16:25 -
-
Farage: Jam në bisedime me Ramën, mendoj se ka rënë dakord të marrë mbrapsht të burgosurit shqiptarë
Lideri i partisë Reform UK tha se ka qenë në komunikim me Edi Ramën, kryeministrin shqiptar, lidhur me një marrëveshje për dëbimin e kriminelëve shqiptarë. Kujtojmë se mes Ramës dhe Farage pati një debat disa-ditor në rrjetet sociale mbi raportin e shqiptarëve të burgosur në Britani me numrin total të tyre të territorin britanik.
21 Korrik, 16:00
