-
Temperaturat do kapin shifra ‘rekord’ në vendet Europiane, vala e të nxehtit pritet të prekë edhe Shqipërinë
Një valë e fortë të nxehti pritet të prekë rajonin e Ballkanit në ditët e ardhshme, duke arritur kulmin midis 21 dhe 26 korrikut 2025. Temperaturat maksimale do të kalojnë +8 deri në +10°C mbi vlerën mesatare të periudhës 1991-2020 në shumë zona të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.
21 Korrik, 18:21 -
Koncesioni i Check Up/ Shoqëria 3P Life Logistic sh.p.k: I qëndrojmë akuzave për shpifje ndaj Albana Vokshit
Përmes një deklarate për mediat, kompania akuzon deputeten Vokshi për shpifje dhe dezinformim në lidhje me deklaratat që ka bërë në cilësinë e kryetares së komisionit hetimor parlamentar për koncesionet në shendetësi.
21 Korrik, 18:16 -
Dikur e ‘dogji’ nga GJKKO/ Gerd Hoxha ‘hakmerret’ ndaj Elton Kërlukut: U përjashtua nga Policia, s’meriton drejtimin e BKH-së (LETËR institucioneve)
Një letër zyrtare i është drejtuar institucioneve të drejtësisë, me akuza për një nga kandidatët për drejtues të BKH-së. Gjyqtari Gerd Hoxha, thotë se Elton Kërluku është përjashtuar më parë nga Policia e Shtetit për shkelje dhe ndaj sipas tij nuk duhet të jetë as pjesë e garës për drejtimin e BKH-së. Për rastësi apo jo, Kërluku, ishte pjesë e komisionit të verifikimit që skualifikoi nga pranimi në Gjykatën e Posaçme, Gerd Hoxhën në 2024-ën.
21 Korrik, 17:31 -
Kosova i konsideron kërcënuese deklaratat e Vuçiçit pas arrestimit të zyrtarit serb, Kurti u bën thirrje qytetarëve: Shmangni udhëtimet drejt Serbisë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se deklaratat e bëra nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pasi Kosova i shqiptoi një muaj paraburgim një zyrtari qeveritar serb, janë kërcënuese që nuk duhet neglizhuar, pasi sipas tij rrezikojnë sigurinë e rajonit.
21 Korrik, 17:19 -
Hungaria dhe Serbia bisedojnë me Rusinë për ndërtimin e një naftësjellësi
Ministrja e Minierave dhe Energjisë e Serbisë, Dubravka Gjedoviç Handanoviç, ka zhvilluar një takim më 21 korrik me zëvendësministrin rus të Energjisë, Pavel Sorokin, dhe ministrin e Jashtëm dhe të Tregtisë të Hungarisë, Peter Szijjarto, për të diskutuar rreth realizimit të projektit për ndërtimin e një naftësjellësi ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë.
21 Korrik, 17:16 -
Rama: Listë të zezë për ndërtuesit që shkelin lejet e ndërtimit, reforma e territorit zhvillohet në dy faza! Jo legalizime për ndërtimet pas 2020 (VIDEO)
Reforma e territorit do të zhvillohet në dy faza, ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama në një takim në Tiranë me deputetët dhe drejtuesit e bashkisë së kryeqytetit. Rama paralajmëroi se fillimisht do të nxirren një sërë aktesh normative, dhe në fazën e dytë do të ketë rishikime të një sërë ligjesh, përfshirë edhe ligjin për ndërtimin.
21 Korrik, 16:25 -
-
Farage: Jam në bisedime me Ramën, mendoj se ka rënë dakord të marrë mbrapsht të burgosurit shqiptarë
Lideri i partisë Reform UK tha se ka qenë në komunikim me Edi Ramën, kryeministrin shqiptar, lidhur me një marrëveshje për dëbimin e kriminelëve shqiptarë. Kujtojmë se mes Ramës dhe Farage pati një debat disa-ditor në rrjetet sociale mbi raportin e shqiptarëve të burgosur në Britani me numrin total të tyre të territorin britanik.
21 Korrik, 16:00 -
-
Augustin Palokaj: Në BE ka nisur beteja më e madhe, ajo për para
Propozimi në fjalë ishte tema numër një në BE, duke e lënë në hije edhe luftën në Ukrainë, edhe krizën në Gaza, edhe tensionet ne Siri, madje edhe luftën tregtare mes BE-së dhe SHBA-së që pritet ose të eskalojë më 1 gusht, ose të arrihet një marrëveshje.
21 Korrik, 15:47 -
Aktivitetet kulturore/ 100-vjetori i lindjes së Martin Camajt, aktivitete në Shkodër në nder të poetit! ‘On Fest’, grupet polifonike të Beratit në Portën e Pashait
Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vend.
21 Korrik, 15:12 -
‘Dumani gati sa nuk u përlesh fizikisht me gjyqtaren’, GJKKO përgënjeshtron Berishën: Asnjë përplasje! Jemi të pavarur
Pretendimeve të Sali Berishës për një konflikt gati fizik mes Altin Dumanit dhe një gjyqtareje të GJKKO, Gjykata e Posaçme e përgënjeshtron tërësisht. Berisha kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese të dosjes Partizani, me argumentin se janë të kapur nga SPAK, por GJKKO thekson se janë të pavarur.
21 Korrik, 15:00 -
-
-
50 vite para fushës së shahut, 70-vjeçari invalid për 'Report TV': Pa të s’do ekzistoja, të rinjtë i lë të fitojnë vetë
Mehmet Bekurti me aftësi fizike ndryshe ishte sportisti më i veçantë në eventin e ditës ndërkombëtare të shahut. Për Report Tv ai thotë se prej 50 vitesh e praktikon këtë sport ku ka arritur të marrë edhe shumë medalje.
21 Korrik, 14:27 -
-
-
Carlo Bollino vlerësohet në Itali me Çmimin Kombëtar të Gazetarisë për Karrierën
Gazetari Carlo Bollino ka fituar në Itali edicionin e XIV të Çmimit Kombëtar të Gazetarisë për Karrierën “Antonio Maglio”. Nisma u promovua nga Shoqata “Maglio” dhe Bashkia e Alezios, me mbështetjen e Urdhrit të Gazetarëve italiane dhe të Federatës Kombëtare të Shtypit
21 Korrik, 14:06 -
Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon 157 vite burg për vëllezërit Duka dhe 4 të tjerët
SPAK kërkon 157 vite burg për të përfshirët në vrasjen e ish-policit Santiago Malko në vitin 2019. 32 vite burg për Leonard Dukën, i ekstraduar nga Belgjika një vit më parë, për vëllain e tij Erlis Dukën kërkon 25 vite burg.
21 Korrik, 13:22 -
-
Berisha: Rama po përdor Sadushin e GJL për të rrëmbyer anëtarin e Kushtetueses! Begajn e ka marrë peng! Troplinët i shpërbleu, u dha stadiumin e Durrësit për kulla
Kryetari i PD-së, Sali Berisha doli sot në konferencë për media për të vijuar serinë e denoncimeve për farsën elektorale me të tjera video, duke pretenduar ‘trenin bullgar’ më 11 maj. Akuza për ndërtimet te stadiumi "Niko Dovana" dhe për zgjedhjen e anëtarit të ri të Kushtetueses, implikon edhe kreun e Gjykatës së Lartë
21 Korrik, 13:20
