-
-
-
-
Sherr për hapësirën e ‘lakmuar’ të Ksamilit, dy pronarët ‘luftë’ se kush do vendosë çadrat në plazh publik! Dhunohet njëri prej tyre (VIDEO)
Konflikti i dy pronarëve për një hapësirë plazhi publike ka degraduar në përplasje fizike në Ksamil. Njëri prej tyre u dhunua këtë të shtunë me sende të forta. Sherri mes tyre është i hershëm për hapësirën e lakmuar të bregdetit, të cilën bashkia e ka përcaktuar plazh publik.
19 Korrik, 18:29 -
Po montonte skelat për një koncert dhe bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes 32-vjeçari në Shëngjin! Baba i dy fëmijëve (VIDEO)
Punëtori 32-vjeçar ra në kontakt me energjinë elektrike dhe më pas është rrëzuar nga skela. Ai po montonte skelat për një koncert që do të mbahej në zonë. Ishte baba i dy fëmijëve.
19 Korrik, 17:44 -
-
Vlorë/ Kryen parakalime të gabuara duke iu rrezikuar jetën qytetarëve, 2 shoferët gjobiten me 100 mijë lekë (VIDEO)
Policia Rrugore e Vlorës ka gjobitur me 10 000 lekë dy drejtues automjetesh pasi kryen parakalime të gabuara në aksin rrugor “Dhimitër Konomi” dhe në aksin “Vlorë - Fier”
19 Korrik, 14:55 -
-
-
-
Kritikat e Ramës? Dredha: Koha për reflektim, zero tolerim për zaptuesit e hapësirave publike! Park fotovoltaik në Vlorë? Jemi në diskutime
Kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha, shpjegon se mundësia e ndërtimit të një parku fotovoltaik në zonën e Kaninës është ende në fazat e para të diskutimit, duke u përpjekur të qetësojë në këtë mënyrë banorët e zonës. Për Report TV ai flet për aksionin e lirimit të hapësirave publike apo dhe kritikat e kryeministrit Edi Rama
19 Korrik, 13:18 -
U arratis gjatë transportimit për në burg, 23-vjeçari shqiptar që ka ngritur në këmbë autoritetet e Zvicrës
Në Baden të Zvicrës, një i burgosur ka arritur të arratiset gjatë transportit për në një burg tjetër. Shqiptari nuk është kapur ende, pavarësisht një operacioni të menjëhershëm kërkimi. Tani del në pah se për transportin ishte caktuar vetëm një punonjës i vetëm i kompanisë së sigurisë Securitas
19 Korrik, 13:17 -
-
Garda Kombëtare e New Jersey-t stërvitje me Forcat Ajrore Shqiptare për misione kërkim-shpëtimi
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë sot një postim në Facebook ku bën me dije se mirëmbajtësit e avionëve dhe ekuipazhi ajror i Gardës Kombëtare të New Jersey-t kanë qenë këtë javë në Shqipëri, duke bashkëpunuar me Forcat Ajrore Shqiptare për trajnime të përbashkëta dhe mirëmbajtje të avionëve
19 Korrik, 12:07 -
DOSJA/ 3 shkeljet e kreut të KPP, Jonaid Myzyri! Makinacionet që përcaktuan fituesin e tenderit 1.9 mln € me ofertën më të shtrenjtë
Komisioni i Prokurimit Publik me në krye Jonaid Myzyri, kreu tre shkelje në një tender të hapur në vitin 2020. Sipas dosjes së SPAK, që Report Tv e ka analizuar, në garë, është favorizuar një bashkim operatorësh, në kundërshtim me ligjin, duke tejkaluar kompetencat, si dhe duke përcaktuar fituesit.
19 Korrik, 12:07 -
Me punishte për prodhimin e silenciatorëve, pranga të riut në Tiranë! Kapet me armë gati për qitje (VIDEO)
Policia ka zbuluar pranë banesës së tij, një punishte që dyshohet se përdorej nga 30-vjeçari për prodhimin e silenciatorëve për armë të ndryshme, të cilat më pas ua shiste kriminelëve të ndryshëm.
19 Korrik, 11:51 -
"Prurja" tjetër e turizmit, prostitucion me të huaja (latine, kineze, ukrainase e ruse)'! SKEMA si eskortat e VIP-ave vijnë dhe ikin nga vendi
Vajza të reja nga Amerika Latine, Kina e largët apo dhe nga stepat ruse, po frekuentojnë gjithnjë e më shumë Shqipërinë, por jo si turiste. 15 operacione të kryera nga Antitrafiqet në gjysmën e parë të vitit, kanë pasur si objektiv goditjen e prostitucionit me të huaja, duke arrestuar tutorë e hetuar vajza të shumta. 22 tutorë në pranga, 11 në kërkim, gati 100 vajza të huaja që rrezikojnë dhe burgun
19 Korrik, 11:33 -
E rrëmbyen dhe e mbytën me litar, 2 autorët e vrasjes së Renis Dobrës në Mat lihen në burg
Fatjon Bushgjokaj dhe Petrit Çakrri, dy autorët e dyshuar të vrasjes së Renis Dobrës në Mat janë lënë në burg. Të dy dolën sot para Gjykatës së Dibrës ku u njohën me masën arrest me burg. Asnjë prej tyre nuk ka pranuar autorësinë e krimit para togave të zeza.
19 Korrik, 11:23 -
-
-
