-
PD do kërkojë rinumërim të votave me shpresën që ta fitojë në tavolinë mandatin për Alimehmetin
Partia Demokratike kërkon rinumërimin dhe rivlerësimin e fletëve të pavlefshme në qarkun e Tiranës, me shpresën për të fituar mandatin e Ilir Alimehmetit. Demokratët pretendojnë se rezultati është i ngushtë dhe se ka pasur parregullsi në disa qendra votimi që mund të ndryshojnë përfundimin e garës.
25 Maj, 20:34 -
‘Shesim lirë, sundojmë më shpejt’, rrëfimi i bosit shqiptar të kokainës për 'Daily Mail' që sfidon policinë britanike
Një bos shqiptar i drogës ka rrëfyer përse beson se policia britanike nuk do të arrijë kurrë të shkatërrojë rrjetet shqiptare të kokainës, të cilat janë të mirëstrukturuara dhe të zëvendësueshme në çdo hallkë. Ai zbuloi strategjinë 'shit lirë dhe shit më shumë', si dhe praktikën e 'shitjes së punës' që garanton vazhdimësinë e trafikut edhe pas arrestimeve. Paratë e fituara kontrabandohen drejt Shqipërisë dhe investohen ose pastrohen nëpërmjet formave të ndryshme, përfshirë kriptovalutat dhe tregun e pasurive të paluajtshme.
25 Maj, 19:43 -
Policia e Kosovës nis hetim ndaj zyrtarit të vet, por e mohon se u ushtrua dhunë kundër maturantit serb
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha në një konferencë për media të dielën se zyrtari policor do të hetohet nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe se ai është transferuar në stacionin policor në Mitrovicën e Jugut nga Mitrovica e Veriut pas incidentit.
25 Maj, 18:58 -
Asgjësohen 3334 fidanë dhe bimë kanabisi në Lezhë, arrestohet 30-vjeçari! Në kërkim i vëllai dhe një tjetër
Si rezultat i kontrolleve të intensifikuara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe Stacionit të Policisë Shëngjin, në Malin e Rrencit u evidentua një parcelë me rreth 3334 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa.
25 Maj, 12:20 -
-
-
Brukseli përshpejton kundër-tarifat doganore: Nëse Trump këmbëngul, edhe taksë për gjigantët e internetit
"Frustrimi" i Shtëpisë së Bardhë pas dështimit të negociatave për blerjet e gazit dhe armëve. Nëse taksa prej 50% e importit hyn në fuqi në qershor, Komisioni do të godasë edhe kompanitë e mëdha të teknologjisë.
25 Maj, 07:36 -
Kinematografia shqiptare në zi, shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani! I biri: Iku babai, shoku dhe kolegu im
Pirro Milkani ishte një prej figurave më të rëndësishme dhe baballarët e kinematografisë shqiptare, me një karrierë prej 6-të dekadash dhe kontribut të jashtëzakonshëm në artin e regjisurës. Ceremonia mortore sot në orën 13:00. Do të mbahet mend për "Kur zbardhi një ditë", "Shtigje Lufte", "Çifti i Lumtur", "Zonja nga qyteti" dhe "Shoqja nga fshati", "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", "Lamerica" dhe dhjetëra filma e prodhime kinematografike të tjera
24 Maj, 21:39 -
'Askush të mos na thotë si të vishemi', Jafar Panahi fiton Palmën e Artë 2025 me një thirrje për lirinë në Iran (FOTOGALERI)
Regjisori iranian disident Jafar Panahi fitoi Palmën e Artë në Festivalin e Cannes 2025 për filmin “A Simple Accident”, një dramë e fuqishme mbi kujtesën dhe drejtësinë. Gjatë fjalimit të tij, Panahi bëri një thirrje të fortë për lirinë në Iran. Filmi norvegjez 'Sentimental Value', Wagner Moura për 'L’agente segreto' dhe aktorja franceze Nadia Melliti ishin gjithashtu mes fituesve, ndërsa Italia mbeti pa çmim
24 Maj, 20:39 -
Rama ndan foton fituese të konkursit 'Wanderlust in Albania 2': Promovim i vlerave tona kombëtare
Rama ka postuar ditën e sotme në rrjetet sociale një fotografi të titulluar 'Vajza me Flamur', realizuar nga fotografja Soela Zani. Rama shkruan se në këtë konkurs ndërkombëtar promovohen vlerat shqiptare përmes garës vizuale.
24 Maj, 19:22 -
Spanjë/ Mbushën Katalonjën me ‘ferma bari’, goditet klani mafioz shqiptar, 2 të arrestuar! Media: E kanë kthyer rajonin në ‘Kopshtin e drogës në Evropë’ (VIDEO+FOTO)
Mossos d’Esquadra ka marrë urdhër nga autoritetet e larta shtetërore dhe prej një muaji zhvillon aksione të përditshme të goditjes së fenomenit në jug të vendit. Goditet një prej karteleve më të forta që kthente banesat në plantacione marihuane, të tjerë në kërkim dhe hetim
24 Maj, 17:20 -
-
Sulm ajror Izraelit në Gaza/ Vriten 9 fëmijët e mjekë, Guterres thirrje për armëpushim! (VIDEO)
Izraeli pretendon se të premten në Gaza janë futur 83 kamionë me ndihma humanitare, ndërsa kreu i Organizatës së Kombeve të Bashkuara kërkon që të bëhet më shumë për të shmangur vdekjet nga uria.
24 Maj, 16:41 -
Në më pak se 1 muaj, SPAK sekuestron 100 telefona/ Dosje korrupsioni dhe krimi, bastisen zyrat e bashkisë
SPAK vijon hetimet në Bashkinë e Tiranës. Burime nga SPAK bënë me dije se, prej mbrëmjes së djeshme deri në orën 10 të mëngjesit të sotëm, janë kryer kontrolle në disa ambiente të Bashkisë së Tiranës.
24 Maj, 15:51 -
-
-
Shqipëria dhe Arkivi Marubi ndriçuan 'Natën e Muzeve' në Romë
Trashëgimia unike fotografike e Arkivit Marubi ishte në qendër të vëmendjes në edicionin e 15-të të “Natës së Muzeve” në Romë, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore ndër-evropiane që ftoi qytetarë, turistë dhe artdashës të eksploronin muzetë dhe institucionet kulturore.
24 Maj, 14:00 -
Guardia di Finanza rikthen monitorimin me dron për kanabisin, inaugurohet laboratori në Tiranë për përpunimin e të dhënave
Policia e Shtetit dhe autoritetet italiane nisin përgatitjet për fushatën ajrore të monitorimit për vitin 2025, në kuadër të luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike. Delegacioni italian, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, inaguruan laboratorin për përpunimin e të dhënave të monitorimit ajror.
24 Maj, 13:36 -
Zgjedhjet/ KQZ certifikon rezultatet për 12 qarqet! PD konteston dhe ankimon Kukësin! Celibashi: DHL dorëzoi dokumentet për votat e Greqisë
Rezultati i zgjedhjeve për 12 qarqet e vendit u miratua nga KQZ nën kontestimet e vazhdueshme të demokratëve. Hapet rruga e ankimimit, PD çon në KAS rezultatin e qarkut të Kukësit.
24 Maj, 13:35 -
SHBA/ Rubio shkarkon 100 punonjës të Këshillit të Sigurisë përmes emailit
Të paktën 100 punonjës të Këshillit të Sigurisë Kombëtare amerikane janë shkarkuar nga puna. Sipas Reuters, stafi ishte njoftuar përmes një emaili dhe punonjësve iu la vetëm 30 minuta kohë për të liruar tavolinat e punës. Shkarkimi i tyre vjen si pjesë e riorganizimit të institucionit nën drejtimin e Marco Rubio pas largimit të Majk Wealz. Ky veprim pritet t’i japë më shumë peshë Departamentit të Shtetit.
24 Maj, 12:59 -
PD: Dështimi me votën e diasporës, përgjegjësi e Celibashit
Zëdhënësja për Anti-Korrupsion në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, në një deklaratë për media, theksoi se ky kontraktim është shoqëruar me shkelje të rëndësishme ligjore dhe kontraktuale, përfshirë përdorimin e nënkontraktorëve, të cilët nuk ishin të parashikuar në kontratën e firmosur.
24 Maj, 12:51
