-
-
-
Spanjë/ Pjesë e organizatës që trafikoi 1,1 tonë kokainë, shqiptari arrestohet pasi e ‘spiunuan’ banorët me një video në rrjetin social! Vlera e drogës mbi 500 mln euro
Policia spanjolle lokalizoi dhe arrestoi shqiptarin e kërkuar pas një video që ishte hedhur në rrjetin social nga banorët e zonës së Vilanova. Më parë ishin arrestuar 8 shqiptarë të tjerë në muajin shkurt, në bregdetin e Vigo-s. Rasti më i fundit lidhej me trafikun e 120 kg kokaine që u gjet në bordin e një anije tregtare ruse
21 Maj 2025, 19:58 -
Akuzohet si drejtues i grupit kriminal në Durrës, kompania e Elvis Doçit mori leje nga KKT për ndërtimin e një hoteli në Durrës
Madje nëse bën një kontroll të thjesht në dokumentet e subjektit në pronësi të Ervis Doçit, vërehet se edhe administratorët e kësaj kompanie janë emra që janë përfshirë në trafikun e lëndëve nakotike dhe të arrestuar nga autoritetet italiane.
21 Maj 2025, 19:28 -
Kara për Report Tv: Nuk fitohen zgjedhjet me Nokën e Vokshin, të vetmet vjedhje ishin në Primare! Berisha ka 4 kontrata lobimi, quajini ‘Partia e Gallatës! Të rinjtë dështuan
I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ ditën e sotme, juristi Romeo Kara u shpreh për Report Tv se “vjedhjet e vetme që u bënë në zgjedhje, ishin ato të Primareve të PD-së”. Ai ndau mendimin se Berisha nuk do largohet, por do e mbajë peng deri në fund PD-në dhe opozitën. Për 4 liderët e partive të reja thotë se ishin "eksperiment i dështuar". Ironia e tij: PD ka 3 kandidatë potencialë me integritet, Nokën, Kalanë dhe Balliun
21 Maj 2025, 18:09 -
Dosja 'Operacioni Ura'/ Roli i Nuredin Kiptiut dhe Agron Ganaj në trafikun ndërkombëtar, zbardhet bashkëpunimi me italianët
Në qendër të episodit ndodhen dy shqiptarë, Nuredin Kiptiu dhe Agron Ganaj, të cilët janë regjistruar duke mbërritur në banesën e dy italianëve Cesare Giliberti dhe Antonio Ronghi të dy nën hetim për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge.
21 Maj 2025, 17:39 -
Ka hyrë në fuqi vendimi i BSH/ Kredia për qytetarë për blerje banese kufizohet nga 1 korriku
Për huanë e marrë në lekë kësti i kredisë nuk duhet të jetë më shumë se 40% e vlerës së të ardhurave që ka qytetari. Pra nëse të ardhurat mujore janë 100 mijë lekë në muaj, kësti nuk duhet të jetë më i lartë se 40 mijë lekë.
21 Maj 2025, 16:22 -
Aktivitetet kulturore/ Ekspozita Parajsa Artificiale te Galeria e Artit! Festivali i filmit me vepra nga kineastë të rinj nga Shqipëria dhe Kosova
Sonte në orën 19:30 te Reja pranë Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë çelet edicioni i nëntë i festivalit të artit “Reja”. Mbi 100 artistë nga Azerbajxhani, Meksika, Maroku, Greqia, Turqia, Italia, Franca etj., do të mblidhen në Tiranë për performanca të kërcimit bashkëkohor, muzikës, poezisë, bisedave, shfaqjeve festive me ansamble, orkestra, kore dhe DJ.
21 Maj 2025, 13:29 -
-
-
-
-
-
Mori pjesë në fushatën e Durrësit, shpërthen demokrati: Doktor, nuk fitohet me plehrat që të rrethojnë ty! Kemi humbur 200 mijë vota
Orest Berberi, aktivist i Partisë Demokratike, që u përfshi në fushatë për zgjedhjet e 11 majit, si pjesë e stafit të kandidates Viola Kapidani Kullolli, ka bërë një reagim të gjatë, duke thënë se arsyeja e humbjes së PD-së, nuk është vjedhja e votës, por strategjia e gabuar e Sali Berishës me figura politike të konsumuara.
20 Maj 2025, 13:03 -
Dritan Hila: Vaterloja e Berishës
Pasi e larguan nga partia, Berisha i hyri betejës për rimarrjen e partisë. Por ata që e prisnin nuk ishin më 20-30 vjeçarët e viteve ‘90-të por disa pleq të lodhur, me flokë të rënë dhe bark të dalë. Nuk ishin më të rinjtë idealistë por zyrtarët e përzënë nga zyrat që prisnin të riktheheshin me lugët që ju ishin ndryshkur në brez.
20 Maj 2025, 12:36 -
-
Ceremonia për 100-vjetorin e krijimit të KLSH, Spiropali: Kuvendi do të vazhdojë mbështetjen, e nevojshme forcimi i mbikëqyrjes parlamentare për të rritur transparencën
Në ambientet e Kuvendit, u zhvillua një veprimtari me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH). Gjatë fjalës së saj, kryetarja e Kuvendit vlerësoi rolin e KLSH-së si një instrument kyç për forcimin e demokracisë, qeverisjes së mirë dhe luftës kundër korrupsionit.
20 Maj 2025, 12:15 -
‘Sot bëhen 100 ditë nga burgimi im’, Veliaj nga qelia: Ndalimi i padrejtë vazhdon! Po pengohem të ushtroj detyrën time si kryetar i zgjedhur me votë masive 3 herë
Në një reagim në rrjete sociale, teksa janë bërë 100 ditë në burg, Veliaj shprehet se ndalimi i tij i padrejtë vazhdon. Sipas tij, po pengohet forcërisht që të ushtrojë të drejtën e tij si kryetar i zgjedhur me votë masive.
20 Maj 2025, 11:52 -
Aktivitetet kulturore/ ‘Nga bohemizmi te përjetësia’ ekspozitë në COD! Shfaqja ‘Zullulandia’ premierë te Teatri Kombëtar Eksperimental ‘Kujtim Spahivogli’
Ekspozita “Rrugëtime të papritura të jetës” do të çelet sot në orën 18:00 te muzeu “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër. 40 portrete të ish të burgosurve dhe ish të përndjekurve politikë gjatë diktaturës, do të ekspozohen për publikun së bashku me historitë e tyre të jetës.
20 Maj 2025, 11:50 -
Jorida Tabaku, politikania e djathtë e së ardhmes
Si i lindur e i rritur në Tiranë, dhe si një i djathtë në origjinë, jam apriori i prirur të simpatizoj politikanen Jorida Tabaku. Por përtej arsyeve apriori, politikania Tabaku meriton të simpatizohet për 100 arsye të tjera. Më poshtë do të rendis disa prej tyre (jo të njëqinta).
20 Maj 2025, 10:08 -
Vlerat ushqyese të qumështit të bajameve
Qumështi i bajameve është bërë shumë popullor dhe për një arsye të mirë. Shumë njerëz e preferojnë atë si një alternativë ndaj qumështit të rregullt, veçanërisht ata që janë intolerantë ndaj laktozës ose thjesht duan të shmangin produktet shtazore.
20 Maj 2025, 09:32
