Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një zonë rurale të bashkisë Librazhd. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti dyshohet se ka dalë nga rruga në një kthesë të fortë dhe është batuar për rreth 100 metra në një greminë.

I plagosuri është nxjerrë nga automjeti dhe është transportuar me urgjencë me autoambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.