-
Shehaj kërkon shkurtim të fondeve të RTSH-së: Duhet të kursejmë 30 milionë euro në vit! Lutfi Dervishi: Mbyllja është sport popullor, të gjithë e dinë si bëhet
Ai thotë se me uljen e të ardhurave të RTSH-së, do të kurseheshin 30 milonë euro në vit. Pas këtij reagimi të Shehajt është përgjigjur dhe gazetari Lutfi Dervishi
9 Prill 2025, 19:19 -
‘Si futet vendi në Europë pa drita, edhe Nastradini do të kishte zili? Rama i përgjigjet komentuesit: BE do të mbyllë negociatat brenda 2027 me Shqipërinë
Një tjetër komentues shkruan se kryeministri vijon premtimet edhe pas 12 vitesh në pushtet: ‘Po boll se keni 12 vjet në pushtet dhe akoma premtoni si bufi’, thotë një komentues. Rama i është përgjigjur duke thënë se nëse ai do bënte premtime si budi duke iu referuar Sali Berishës edhe vendi do të ishte njësoj si në kohën kur ai ishte në pushtet.
9 Prill 2025, 17:00 -
Në një dekadë 2.5 mld € deficit, skema e pensioneve ‘ha’ buxhetin! Shkaqet puna në të zezë, nëndeklarimi i pagave dhe emigrimi
Brenda një dekade nga buxheti i shtetit kanë dalë rreth 2.5 miliardë euro për të mbuluar deficitin e skemës së pensioneve. Për shkak se vlera e kontributeve të paguara nuk mjaftojnë për pagesën e të gjithë pensionistëve, diferenca mbulohet nga buxheti i shtetit. Pensionet janë një nga pikat më të forta në programet e partive politike.
9 Prill 2025, 16:11 -
Premtuan leje legalizimi e punësime në zgjedhjet e 2019, SPAK çon për gjykim ish-kryeplakun e Saukut dhe 3 të tjerë
Mbyllen hetimet për korrupsion në zgjedhjet vendore të 2019. SPAK dërgon për gjykim 3 ish-zyrtarë e sekserin që premtonin legalizime e vende pune në këmbim të votave.
9 Prill 2025, 15:26 -
-
'Safe Stay in Albania', Policia Kufitare masa shtesë në Rinas për sezonin: Rritje e fluksit të pasagjerëve, fokus te siguria dhe lehtësimi i lëvizjes
Nën moton “Safe Stay in Albania”, strukturat e Policisë së Shtetit dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë kanë intensifikuar masat për garantimin e sigurisë dhe përmirësimin e përvojës së kalimit kufitar për qytetarët dhe turistët.
9 Prill 2025, 14:11 -
“100 mln euro subvencione për fermerët”, Basha takime me qytetarë në Elbasan: Heqim taksën Rama tek karburantet
Basha gjithashtu tha se programi i Koalicionit Euroatlantik për mbështetjen e fermerëve, përfshin 100 milionë euro subvencione në vitin e parë, 50 milionë euro për infrastrukturën bujqësore dhe ndihmë direkte pa ndërmjetës, ulje të ndjeshme të kostove të prodhimit për mbi 150 mijë familje fermerësh.
9 Prill 2025, 12:48 -
Hapen dy klasa mësimore në spitalin pediatrik në QSUT, inspektohet nga Rama! Përfaqësuesi i Fondacionit izraelit: Do zbatojmë projektin edhe në spitale të tjera
Kryeministri Edi Rama vizitoi spitalin Pediatrik në QSUT, ku janë hapur dy klasa mësimore për fëmijët e shtruar. Përfaqësuesit e fondacionit izraelit tha se një projekt të tillë ta 'shtrijnë' edhe në spitalet e tjera.
9 Prill 2025, 12:25 -
Basha me fermerët në Baldushk: Kemi plan konkret për bujqësinë, 100 mln euro subvencione, ulje të kostove të prodhimit për 150 mijë familje fermerësh
Ai prezantoi planin e Koalicionit Euroatlantik për mbështetjen e fermerëve, që përfshin 100 milionë euro subvencione në vitin e parë, ndihmë direkte pa ndërmjetës, dhe ulje të ndjeshme të kostove të prodhimit për mbi 150 mijë familje fermerësh.
9 Prill 2025, 12:06 -
-
-
OSBE ‘armatos’ SPAK me pajisje kundër krimeve zgjedhore: Jo ndërhyrje më 11 maj! Dumani: I zbardhim në kohë
OSBE ka ndihmuar SPAK me pajisje që do të përdoren në mbarë vendin për të hetuar krimet zgjedhore. Dy ditë përpara nisjes zyrtare të fushatës, kreu i SPAK tha se hetuesit do të ndjekin në kohë ndërhyrjet e paligjshme, ndërsa ambasadori i OSBE ishte besimplotë se angazhimi i prokurorëve të posaçëm do të frenojë ndërhyrjet.
9 Prill 2025, 11:23 -
-
Shembet çatia e një klubi nate në Republikën Domenikane, 98 të vdekur, 160 të plagosur! Mes viktimave kampioni i bejsbollit dhe një këngëtar (VIDEO)
Të paktën 98 persona kanë vdekur dhe më shumë se 160 janë plagosur pasi një çati u shemb në një klub nate në kryeqytetin e Republikës Domenikane, Santo Domingo
9 Prill 2025, 08:12 -
-
Zgjedhjet/ Ministri Gonxhja në ‘Repolitix’: Duam më shumë se 20 mandate në Tiranë, në avantazh edhe në diasporë! Programi i PD? Premtim prej Nastradini, buxheti i shtetit nuk është arka e dhëndrit
Ministri i Ekonomisë, dhe një herësh kandidat për deputet në listën e hapur të Tiranës, Blendi Gonxhja deklaron se PS aspiron 20 mandate në këtë zonë. I ftuar në Repolitix në Report TV, Gonxhja komentoi premtimet e PD për rritjen e pensioneve, si të pamundura për t'u realizuar. PS, sipas ministrit është në avantazh edhe në diasporë. Gonxhja i cili po garon me 36 socialistë të tjerë për të hyrë në parlament, e quajti normale “luftën” e brendshme për vota personale.
8 Prill 2025, 20:59 -
'Shqipëria 2030 degjeneroi në Shqipëria 313', Basha: Më 11 maj, paratë e shqiptarëve ose shkojnë për mirëqenie, ose në xhepat e shokëve të Ramës
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me strukturat e degës 4 në Tiranë, nga ku ironizoi sërish kryeministrin Rama.
8 Prill 2025, 19:53 -
Arben Meçe në Report Tv: Trump nuk e mbështet Berishën, Chris LaCivita i paguar për fushatë! Logu: PD ka marrëdhënie të mira me SHBA
I ftuar ditën e sotme në emision Studio Livë në Report tv me gazetarin Arbër Hitaj, ai tha se Trump liftën kundër të korruptuarve e ka në filozofi të tijën. Sipas tij, Chris LaCiavita është i paguar nga PD për fushatë.
8 Prill 2025, 18:19 -
Java e farave të luleve dhe bimëve në Megatek – Zbulo gjithçka mbi mbjelljen, ushqimin dhe kujdesin ndaj bimëve tuaja
Java e Farave të Luleve dhe Bimëve në Megatek është një mundësi e shkëlqyer për të zbuluar botën e gjelbërimit përreth jush dhe për të kthyer çdo hapësirë në një oaz lulesh dhe bimesh dekorative apo ushqimore.
8 Prill 2025, 18:00 -
Bora ngrin pemët në lulëzim, fermerët provojnë fatin me zjarre! Dëmtohen qindra hektare me mollë, kumbulla e qershi në Korçë
Bora e pranverës ka dëmtuar plantacione të tëra me mollë, qershi e kumbulla në qarkun e Korçës. Fermerët kanë ndezur zjarre në parcela në tentativë për t’i bërë ballë temperaturave që shkojnë deri në -7 gradë Celsius. Ndërsa Drejtoria e Bujqësisë tha se nuk ka kompension nga shteti, ndaj e vetmja rrugë për fermerët është siguracioni në kompani private.
8 Prill 2025, 16:42 -
Tentativë arratisjeje në Koridhalos të Greqisë/ 20 të burgosur do të merrnin peng gardianin, mes tyre dhe shqiptarë
Bëhet fjalë për persona me origjinë turke, shqiptare dhe greke, të cilët kishin krijuar këtë ortakëri me një qëllim të përbashkët; madje kishin arritur që të fusnin në burg edhe një armë zjarri. Tashmë hetimet kanë nisur për të mësuar sesi është gjetur dhe futur arma e zjarrit brenda burgut.
8 Prill 2025, 16:32