-
-
Qeveria i propozon Kuvendit ish-ministrin Mete dhe Jonida Priftin për anëtarë në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë
Aktualisht janë 6 vakanca në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, por Kuvendi ka shpallur 3 vakanca, ndërsa 3 propozime për vakancat e tjera mund të bëhen nga qeveria.
6 Shkurt, 16:32 -
VKM/ Pagat e administratës indeksohen me 2.5%, përfitojnë Presidenti, gjyqtarët e prokurorët! Rishikohet formula e vjetërsisë së punës në Shëndetësi
Pagat e administratës publike, e presidentit, gjyqtarëve, prokurorëve dhe të sistemit shëndetësor indeksohen me 2.5%. Vendimet janë miratuar nga Këshilli i Ministrave, dhe ka efekt prej 1 janarit 2026.
6 Shkurt, 16:32 -
-
-
Epstein dhe avioni i tij ‘Lolita Express’ në Tiranë? Nuk ka qenë kurrë, Fevziu ngatërron Albany-n me Albania
Ditën e djeshme disa analistë në Shqipëri pretenduan se avioni i Epstein ka fluturuar drejt vendit tonë, por referuar të dhënave të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, aeroporti me kodin ALB i referohet Albany-t në New York.
6 Shkurt, 15:48 -
100 policë për kapjen e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë në Itali, momente dramatike gjatë arrestimit të tyre!
Autoritetet italiane dërguan plot 100 karabinierë për të vënë në pranga 4 'skifterë' shqiptarë të cilët dyshoheshin se ishin të përfshirë në vjedhje banesash në zonën e Kasertës. Arrestimi i tyre u shoqërua me momente të larta tensioni nga familjarët të cilët donin të pengonin policinë.
6 Shkurt, 15:45 -
-
Komisioneri i BE-së për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin ndalon në Tiranë, Albana Koçiu: Shqipëria e përkushtuar në rrugën e integrimit
Në Tiranë, Albana Koçiu u takua me Komisionerin europian Magnus Brunner me të cilin diskutoi për integrimin, krimin e organizuar dhe menaxhimin e migracionit.
6 Shkurt, 13:14 -
Spiropali në Universitetin Johns Hopkins dhe në Këshillin e Atlantikut: Integrimi i Shqipërisë në BE është interes strategjik i SHBA-ve
Nga kryeqyteti amerikan, Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali foli për objektivin e Shqipërisë drejt BE-së, reformat e ndërmarra dhe peshën e Ballkanit Perëndimor në sigurinë europiane.
6 Shkurt, 11:55 -
-
VKM/ Rama ‘merr’ edhe ish-deputetin demokrat! Dash Sula emërohet kryeinspektor i përgjithshëm, Hajdari prefekt i Tiranës
Pas distancimit me PD, ish-deputeti Sula bëhet kryeinspektor i përgjithshëm. Ky post mbahej nga Shkëlqim Hajdari, i cili emërohet Prefekt i Tiranës. Lirohet nga detyra Afrim Qendro.
6 Shkurt, 10:52 -
“Shkova të ndanim rrugët”, emailet e dosjes Epstein rrëzojnë sërish versionin e ish-princit Andrew! Udhëtimi 5-ditor në New York, darka luksoze dhe modelja e Victoria’s Secret
Ish-princi ka thënë gjithnjë se udhëtimi ishte për t'i thënë lamtumirë Epsteinit, por emaile të zbuluara së fundmi tregojnë një histori tjetër. Epstein ka organizuar një darkë me persona VIP dhe kontakte të mëvonshme pas kthimit të Andrew në Britani.
6 Shkurt, 09:56 -
I gjenden në banesë 164 mijë euro false, një automjet e targa të vjedhura, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër (EMRI)
Gjatë kontrolleve policore, në banesë iu gjetën dhe iu sekuestruan 164 300 euro të dyshuara të falsifikuara, municion luftarak, 8 celularë, një sasi lënde djegëse, 1 automjet i dyshuar i vjedhur, dhe 2 targa të dyshuara të vjedhura Tiranë, në vitin 2025.
6 Shkurt, 09:49 -
'Mafia shqiptare kontrollon klubin e futbollit në Guayaquil', akuza të rënda nga Ekuadori: Shpenzuan 3.8 milionë dollarë në Kategorinë e Tretë
Gazetari Andersson Boscan tregoi bilancet dhe thotë se Astillero FC në Kategorinë e Tretë të Ekuadorit zotërohet nga mafia shqiptare. Porti i Guayaquil është problematik për transportin e kokainës në SHBA dhe Evropë.
6 Shkurt, 09:45 -
'Milano-Cortina 2026'/ Zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës Dimërore në 'San Siro', 4 skiatorët e Shqipërisë parakalojnë me flamurin kuqezi (VIDEO)
Këtë të premte në mitikun ‘San Siro’ të Milanos u mbajt ceremonia hapëse e Olimpiadës Dimërore ‘Milano Cortina 2026’. Ky event do vijojë nga 6-22 shkurti dhe marrin pjesë 91 shtete.
6 Shkurt, 09:13 -
100 kg kokainë nga Amerika e Jugut drejt Italisë, goditet rrjeti i drejtuar nga shqiptarët! Në pranga një tunizian, droga e mbështjellë me “Hugo Boss”
Kreu operativ i organizatës përbëhej nga shqiptarë, të vendosur në zona të ndryshme të Bergamos dhe në territore përreth. Droga u shitej më pas shpërndarësve, kryesisht me origjinë nga Afrika e Veriut, të cilët e tregtonin me pakicë. Kokaina mbërrinte nga Amerika e Jugut në Holandë dhe transportohej në Itali nga korrierë të huaj me automjete me targa franceze dhe gjermane.
5 Shkurt, 22:00 -
Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! ‘E pëson’ edhe trajneri i Egnatias
Komisioni i Disiplinës në FSHF ka gjobitur skuadrat e Elbasanit dhe Vllaznisë, pas sjelljeve agresive të tifozëve gjatë ndeshjeve që këto skuadra luajtën. Gjobë ka marrë edhe trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, i cili akuzoi arbitrat se po penalizonin skuadrën që ai drejtonte.
5 Shkurt, 20:51 -
-
‘Grabitës me resort’, avokati Pjetri për Report TV: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet që banorët e Velipojës s’i bënë dot për vite, nuk ka qenë i vetëm
Avokati Ndue Pjetri thotë se banorët i zotërojnë tokat prej mbi 100 vitesh, por nuk kanë marrë kurrë pronësinë ligjore, ndërsa pretendimet e Fatmir Shpellzës dhe dokumentet e reja i cilëson të falsifikuara me përfshirje ndërtuesish, gjyqtarësh dhe krimit. Ai kërkon hetim nga SPAK, thekson se Ulaj nuk është investitor strategjik, dhe shton se banorët do t’i pranojnë institucionet nëse provohet e kundërta.
5 Shkurt, 19:47 -