-
Numri i pagesave me kartë kalon për herë të parë tërheqjet e parasë cash në ATM, rritje me 42% krahasuar me 6 mujorin e parë të vitit të kaluar
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në 6 muajt e parë të vitit u regjistruan gjithsej rreth 12.57 milionë pagesa me kartë në terminalet elektronike të shitjes (POS). Numri i pagesave me kartë është rritur me 42% krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.
26 Gusht, 07:22 -
-
Auron Tare denoncon ndërtimin e një lavazhi në hyrje të Shpellës së Spilesë në Himarë, DRTK e mohon: Objekt ekzistues, nuk cënon monumentin
Shpella e Spilesë është shpellë karstike, me thellësi mbi 30 metra, hyrje rreth 8 metra të gjerë dhe 7 metra të lartë. Mitologjia e lidh me Odisenë e Homerit, ku Uliksi shpëtoi nga Ciklopi Polifem.
25 Gusht, 16:38 -
-
Eduard Zaloshnja: ‘Nisma’ e Limajt mund ta zgjidhë ngërçin e Kosovës…
Vetëvendosja e Kurtit nuk arriti në zgjedhjet e fundit të marrë as shumicën e votave të shtetasve të Kosovës dhe as shumicën e votave të shtetasve shqiptarë të saj. Si rrjedhojë, ajo siguroi vetëm 48 ndejtëse parlamentare, nga 120 gjithsej, ose nga 100 që ishin në dispozicion të partive shqiptare.
25 Gusht, 14:44 -
-
-
-
Himarë/ Lanë jahtin dhe po lundronin me gomone në bregdetin e Qeparoit, shpëtohet çifti i turistëve gjermanë që rrezikoi mbytjen!
Policia Kufitare shpëtoi Berhard Michael, 70 vjeç dhe Ute Dorothea, 63 vjeçe, të cilët u transportuan me siguri në portin e Himarës. 100 metra larg bregut, u gjetën mbi një gomone plastike pa motor, vetëm me lopata, me emrin “Timini”. Ishin shkëputur nga jahti i tyre personal “Tiaman” dhe për shkak të erës s'u kthyen dot në breg
25 Gusht, 08:24 -
Ardian Vehbiu: Gazetari larg ekranit, në kujtim të mikut Artur
Më pas e kam ndjekur me interes të madh kontributin e tij për çështjen e Kosovës dhe në përgjithësi për të drejtat e njeriut dhe të pakicave në Jugosllavinë që po shpërbëhej; por jo vetëm sepse Zheji ka mbuluar Shqipërinë, për atë Radio, edhe në vitet 1990, përfshi edhe periudhën kaotike të vitit 1997.
24 Gusht, 20:22 -
-
-
Sot dita e Shën Kozmait, pelegrinazh në Manastirin në Kolkondas të Libofshës! Fortlumturi Joani: Shenjtorët kemi nevojë t'i imitojmë, jo vetëm t'i admirojmë
Me qindra besimtarë kremtuan Festën e Shën Kozmait në manastirin e Kolkondasit, duke ndjekur pelegrinazhin dhe duke ndezur qirinj. Meshën e drejtoi Kryepeshkopi Joan, i cili theksoi rëndësinë e ndjekjes së shembullit të shenjtorëve.
24 Gusht, 13:55 -
-
Dështon transferimi, Milani kthen në Gjermani Victor Boniface! Tare shqyrton marrëveshjen me dy sulmues të tjerë
Victor Boniface nuk i kaloi dot testet fizike me Milanin dhe kuqezinjtë kanë vendosur ta kthejnë pas te Bayer Leverkusen. Igli Tare po mendon dy goditje të reja në javën e fundit të merkatos verore.
24 Gusht, 12:23 -
-
-
-
-
Dita e Abaz Aliut kulmon pelegrinazhin në Malin e Tomorit, bektashinjtë: Besojmë në këtë vend hyjnor, gjejmë qetësi (VIDEO)
Dhjetëra mijëra besimtarë bektashinj u bënë pjesë e pelegrinazhit në Malin e Shenjtë të Tomorit. Festa e Abaz Aliut u organizua si çdo vit në Teqenë e Kulmakut, ku pelegrinët pasi ngjisin malin në këmbë, ndezën qirinj e luten, bënë kurban, e disa kalojnë edhe natën aty.
23 Gusht, 09:27 -
Ekskluzive/ Historia e godinës së konfiskuar, në 3 vite, institucionet nxjerrin akte të ndryshme! Zbardhet vendimi i gjykatësit Balliut që bllokoi vendosjen e Kadastrës
Nga marrja e lejes për ndërtim, tek shtesa pa leje deri te konfiskimi, pastaj kërkesa për prishjen e pjesës pa leje, e më tej oferta pronarëve për ta blerë shtesën. Dy vjet heshtje e në fund vendimi për ta përshtatur godinën për zyra. Pse gjyqtari pranoi kërkesën për sigurimn e padisë, që solli dhe reagimin e ashpër të kryeministrit.
23 Gusht, 07:47
