-
VIDEO/ Do furnizohet me 320 mijë litra naftë, superjahti ‘Opera’ i sheikut arab ankorohet në Portin e Durrësit
Në portin e Durrësit ditën e sotme është ankoruar superjahti luksoz “Opera”, i cili ndodhet në pronësi të Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, Ministër i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe anëtar i familjes mbretërore
30 Qershor, 10:51 -
-
Orbani akuzon BE-në për orkestrim të Paradës të Krenarisë në Budapest
Kryeministri hungarez, Viktor Orban e ka quajtur Paradën e Krenarisë të mbajtur të shtunën në Budapest si “të neveritshme dhe të turpshme”, duke e akuzuar Bashkimin Evropian se u ka kërkuar politikanëve opozitarë që të merren me organizimin, i cili u shndërrua edhe në protestë kundër Qeverisë, kanë raportuar mediat lokale të dielën.
29 Qershor, 21:48 -
Dëshmia e specialistit të aerodromeve ushtarake: Na kërkuan të ndërtojmë një aerodrom më në Veri, për të goditur në thellësi të Jugosllavisë
Pas prishjes së marrëdhënieve me rusët, Shqipëria komuniste nisi zgjerimin e rrjetit të aerodromeve ushtarake, duke kërkuar mundësi të reja mbrojtjeje. Sipas dëshmive të dhëna nga gjenerali Rrahman Parllaku, ish-zëvendësministër i Mbrojtjes, në kohën kur nisi ideja e ri-dislokimit, aerodromet kryesore gjendeshin në afërsi të vijës bregdetare, çka do të thoshte se ato mund të goditeshin njëherësh me raketa nga Perëndimi.
29 Qershor, 20:49 -
Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit
Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se ai ka përdorur pushtetin për të rikthyer një pronë me procedura të dyshimta në favor të dhëndrit të tij dhe 5 ish-pronarëve të tjerë, por që në fund të këtij procesi, dhëndri – një pjesëtar minor i bashkëpronarëve – ka dalë aksioner kryesor duke përfituar nga favoret shtetërore të vjehrrit të tij kryeministër, që janë përkthyer në të ardhura financiare.
29 Qershor, 20:16 -
-
REPLIKAT/ Deputeti britanik: 1 në 48 shqiptarë në Britani është në burg! Rama: Ke humbur bastin, në Britani janë 140 mijë shqiptarë, vetëm 1 në 100 prej tyre janë në burg
Përplasje me shifra mes Ramës dhe Farage: Sa shqiptarë ka realisht në burg në Britani? Farage pretendon se një në çdo 48 shqiptarë ndodhet në burg në Britaninë e Madhe. Rama e kundërshton, duke thënë se shifra reale është 1 në 100.
29 Qershor, 18:11 -
SHBA/ Ylli Didani dënohet me burg përjetë, planifikoi të trafikonte drogë me nëndetëse. U sekuestruan mbi 3400 kilogramë kokainë
Shqiptari me origjinë nga Konispoli, Ylli Didani është dënuar me burgim të përjetshëm në SHBA, për trafik kokaine në sasi të mëdha ndër vite. Ai njihet si personi që planifikonte të transportonte drogë me nëndetëse nga SHBA në Evropë, por plani dështoi pasi u arrestua.
29 Qershor, 12:13 -
-
SPECIALE/ Hapësirat falas në bregdetin e Shqipërisë! Për herë të parë asnjë pagesë edhe në plazhet 'luksoze'
Për herë të parë, gjatë sezonit veror 2025 pushuesit mund të qëndrojnë pa pagesë në hapësirat e dedikuara për publikun në të gjitha plazhet e Shqipërisë. Në çdo 1000 metra vijë lineare, 300 metra prej tyre duhet të jenë të lira. Në hapësirën 2.5 metra nga vija e ujit, publiku mund të qëndrojë ose të kalojë pa pagesë. Report Tv sjell një guidë orientuese mbi këto plazhe.
29 Qershor, 10:02 -
Dhunë në protestën e studentëve në Serbi, protestuesit përleshen me policinë! Kërkohen zgjedhje të parakohshme (FOTO+VIDEO)
Policia ka hedhur gaz lotsjellës drejt protestuesve në Serbi, të cilët kërkojnë zgjedhje të parakohshme. Protestuesit hodhën flakadanë ndaj efektivëve, një prej të cilëve raportohet se ka mbetur i plagosur.
29 Qershor, 00:22 -
Enver Robelli: A mund të vdes, të lutem?
Lufta legjitime e Izraelit kundër bandës terroriste të Hamasit, pas masakrës së 7 tetorit 2023 ndaj rreth 1200 izraelitëve, ndërkohë ka dalë nga kontrolli, e ka humbur cakun dhe është shndërruar në betejë kundër civilëve palestinezë. Këtë e vërtetojnë raportet e organizatave dhe mediave të besueshme.
28 Qershor, 19:31 -
'Zyliha Miloti, aktorja e 1 mijë roleve', Arian Çuliqi sjell dokumentarin për 65 vitet e karrierës së saj! Çinari: Ishte si bombol oksigjeni për një astmatik
Rolet dhe energjia që aktorja Zyliha Miloti ka përcjellë përmes interpretimeve të saj risillen edhe njëherë në vëmendje përmes një dokumentari me regji të Arian Çuliqit kushtuar jetës dhe karrierës së artistes.
28 Qershor, 17:13 -
Taulantët, një mësim jete në Itali! Klubi 100% shqiptar ngjitet në Kategorinë e Parë, futbollistët zdrukthtarë e shoferë
Ndjenjë përkatësie, krenari kombëtare dhe një dëshirë e madhe për të qenë së bashku. Taulantët u ngjitën në Kategorinë e Parë. Shoqata e futbollit u krijua në vitin 2012 për të promovuar integrimin e të rinjve shqiptarë që jetojnë në Umbria.
28 Qershor, 13:49 -
Çfarë rrezikon Kosova nga mungesa e institucioneve të reja?
Kosova po e vuan edhe politikisht, edhe financiarisht, sagën për konstituimin e Kuvendit, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që seanca konstituive të përfundojë brenda 30 ditësh.
27 Qershor, 23:00 -
124 mjekë do të fillojnë specializimin 4-vjeçar në mjekësi, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT
124 mjekë të cilët fillojnë këtë vit specializimin 4-vjeçar në mjekësi, kanë nënshkruar sot kontratën me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të ofruar shërbime shëndetësore në specialitete të ndryshme aty ku ka nevojë vendi pas përfundimit të studimeve.
27 Qershor, 21:29 -
-
Ilir Yzeiri: Bijtë e Abrahamit dhe toka e premtuar
Toka e premtuar e quajtur Kanaan, është territori që iu premtua Abrahamit nga Zoti, një territor i bekuar ku ai dhe pasardhësit e tij do të krijonin një komb të madh. Ky premtim njihet si besëlidhja e dytë që Zoti ka krijuar me njeriun - e para është ajo që Zoti bëri me Noen
27 Qershor, 14:09 -
-
Dy tërmete të njëpasnjëshme ‘shkundën’ vendin, sizmiologu: Pasgoditjet kanë vijuar prej 24 qershorit! Ja zonat me aktivitet të lartë sizmik
Dy lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në vendin tonë. Sizmiologu Rrapo Ormëni i ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ se këto tërmete mund të zgjasin me ditë ose dhe me javë, megjithatë nuk mund të bëjmë një parashikim përfundimtar
27 Qershor, 11:24 -
Skandal mjedisor në Parkun Kombëtar të Vjosës, Albpetrol derdh naftë në 'zemër' të lumit të fundit të egër të Evropës! Ngordhin gjallesat (FOTO+VIDEO)
Një krim i rëndë mjedisor në zemër të lumit Vjosa. Një përrua me naftë bruto edhe një herë tjetër është derdhur në lumin e shpallur Park Kombëtar nga qeveria shqiptare si lumi i fundit i egër i Evropës. Organizatat ndërkombëtare të mjedisit kanë evidentuar situatën alarmante, ndërsa reagimi i autoriteteve mungon.
27 Qershor, 10:59
