-
Skema e pensioneve, 135 mln euro defiçit, u dha shtesë nga buxheti i shtetit! Kontributet gjithnjë e më të pamjaftueshme
Afro 135 milionë euro u shpenzuan vjet, nga buxheti për të mbuluar deficitin e skemës së pensioneve. Edhe në vitin 2024 kontributet nga të punësuarit nuk mjaftuan për të paguar 721 mijë pensionistë që ka Shqipëria. Shkak janë numri i ulët i kontribuuesve, informaliteti dhe emigrimi i fuqisë punëtore.
30 Qershor, 17:53 -
Meta autointervistë nga burgu: Zbulimi i kartës së Monikës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës time! S’kisha dijeni, ja çfarë më tha Braimllari në Jalë
I arrestuar prej 21 tetorit 2024 nga SPAK dhe GJKKO, aktualisht i pandehur për çështjet e lobimit në SHBA, dhe CEZ-DIA, Ilir Meta jep një autointervistë nga qelia e Burgut 313, në pamundësi të konferencës për gazetarët që nuk ia lejuan. Akuza për Ramën, ambasadorët, drejtësinë që e cilëson me 'sallë komandimi' dhe për njerëzit e tij më të afërt të ish-LSI që e radhtuan. Këmbëngul se nuk kishte dijeni për kartën që përdorte ish-gruaja e tij, Monika Kryemadhi
30 Qershor, 15:33 -
Saga e rinumërimit nis nesër, do hapen 2.323 qendra votimi për 4 qarqe! Ku rrezikohen mandatet dhe fituesit? Procesi kushton 21 mln lekë të rinj
Rinumërimi i votave nis nesër në stadiumin “Fahrie Hoti”. Të parat hapen 94 kuti të Elbasanit, ku do të bëhet krahasimi me materialet zgjedhore. Më pas do rinumërohen të gjitha fletët e votimit të qarkut Tiranë, Fier dhe në fund 360 kuti të qarkut Durrës.
16 Qershor, 09:13 -
Rishikohet për herë të dytë buxheti/ 56 mln euro për sigurinë digjitale, 10 mln euro më shumë për bujqësinë
Për shkak të mos realizimit të shpenzimeve në 5 muajit e parë të këtij viti dhe për të mbështetur me fonde shtesë sigurinë digjitale dhe sektorin e bujqësisë, qeveria ka rishikuar për herë të dytë buxhetin e shtetit. Akti normativ ka hyrë në fuqi pasi është publikuar në fletoren zyrtare.
13 Qershor, 11:17 -
Kush përfiton zbritjen prej 100 mijë lekësh për arsimin e fëmijëve dhe si dokumentohet
Vetëm individët me të ardhura vjetore të tatueshme më pak se 1.2 milionë lekë mund të përfitojnë zbritje deri në 100.000 lekë për shpenzimet arsimore të fëmijëve nën 18 vjeç, duke dorëzuar deklaratën vjetore DIVA dhe duke ruajtur dokumentacionin justifikues për 5 vite. Zbritja nuk përllogaritet automatikisht nga sistemi dhe në mungesë të dokumenteve, individi penalizohet sipas ligjit për procedurat tatimore.
8 Qershor, 15:46 -
-
Rusia vendos kushte ekstreme për paqen, kërkon njohjen e territoreve të pushtuara dhe një Ukrainë neutrale! Pikat e memorandumit rus
Rusia i dorëzoi Ukrainës një memorandum me kushte ekstreme për paqe, duke kërkuar njohjen e territoreve të pushtuara dhe një Ukrainë neutrale. Kievi i refuzoi si të papranueshme. Takimi në Stamboll përfundoi pa marrëveshje për armëpushimi.
2 Qershor, 21:39 -
-
'Në cilin sup e mbështete kokën', Zegjine Çaushi s'i ndahet Bardhit: Ça ke bërë o yll i Kavajës, ku je fshehur pas zgjedhjeve (VIDEO)
E zgjedhur deputete në Kuvendin e Shqipërisë në zgjedhjet e 11 majit Zegjine Çaushi duket se nuk do t'i ndahet Gazment Bardhit. Me nota të forta ironie "t'i qajë hallin" Bardhit për humbjen e thellë që PD mori në qarkun e Fierit.
24 Maj, 10:09 -
Berisha dorëzohet për 'trenin bullgar': S’kam prova për SPAK! (Asnjë fjalë për vëllanë e truprojës së tij në kërkim)
Në një përpjekje të radhës për të provuar se sipas tij zgjedhjet u vodhën, Sali Berisha i tregoi publikut disa fletë votimi që sipas tij ishin përgatitur për fenomenin e trenit bullgar. Por për këto fleta pa vula, që siç ai pranoi, nuk u futën në qendrat e votimit, tha se nuk do të bëjë denoncim në SPAK.
22 Maj, 15:28 -
Veliaj ndan pamjet nga projekti i parkingut të ri nëntokësor te Liqeni i Thatë: Lehtësim për qytetarët, hapësira të reja për fëmijët
Ai e ka cilësuar këtë investim si një lehtësim të madh për qytetarët që frekuentojnë Parkun e Madh të Liqenit, por edhe si një hapësirë të re të gjelbër dhe argëtuese për familjet.
20 Maj, 09:58 -
Austria shpallet fituese e ‘Eurovision 2025’, Shqipëria me 'Zjerm' në vendin e tetë! Izraeli i dyti mes protestave pro-palestineze (VIDEO)
Përplasje në qendër të Bazelit mes policisë dhe protestuesve, disa prej tyre tentuan të hynin në skenë gjatë performancës së këngëtares izraelite. Celine Dion pritej të mbërrinte në Arenë, por nuk u shfaq. Shqipëria renditet e teta. Shkodra Elektronike interpretoi këngën “Zjerm”, një krijim unik që bashkoi elementë të muzikës elektro-pop me motive tradicionale shqiptare.
17 Maj, 09:30 -
Për herë të parë voton edhe diaspora, 78% pjesëmarrja! Mbyllet afati i pranimit të zarfeve, avioni i fundit solli vetëm 90 vota
191,912 është numri i votave që kanë mbërritur nga diaspora Avioni i fundit solli vetëm 90 vota. Afati i fundit i pranimit të zarfeve ishte ora 19:00 dhe pas këtij orari asnjë zarf nuk do të pranohet.
11 Maj, 12:55 -
Tiranë/ Djali i arrestuar për rekrutim dhe trafikim vajzash për prostitucion drejt Italisë, Prokuroria sekuestron një apartament dhe 2 makina të babait (EMRAT)
Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një familjeje në kryeqytet, djali i të cilës ishte arrestuar për trafikim femrash me qëllime prostitucioni. I riu akuzohet se në bashkëpunim me persona të tjerë rekrutonin vajza për prostitucion në drejtim të Italisë dhe pas kryerjes së veprimeve hetimore, në vitin 2015, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, i caktoi atëkohë edhe masën e sigurimit ‘arrest në burg’
30 Prill, 11:12 -
-
-
Lufta në Ukrainë/ Rusia sulm masiv me dronë në qytetin e Dnipro! 3 të vdekur dhe 16 të plagosur, mes tyre edhe fëmijë
Një sulm masiv me dron rus goditi qytetin juglindor të Ukrainës, Dnipro, të mërkurën në mbrëmje. Të paktën tre persona u vranë ndërsa 16 të tjerë u plagosën, tha guvernatori rajonal Serhiy Lysak në Telegram.
17 Prill, 09:43 -
-
Bombardimet në Ukrainë/ Trump justifikon Rusinë: E tmerrshme, por më thanë se ishte gabim! Zelensky thirrje presidentit amerikan: Ejani shihni shkatërrimin që na kanë bërë! Von der Leyen: Masa më të forta ndaj tyre
Një sulm me raketa ruse në qytetin ukrainas të Sumy, i cili vrau 34 njerëz dhe plagosi 117 të tjerë teksa po shkonin në kishë për të festuar të Dielën e Dafinave, është dënuar ashpër nga aleatët perëndimorë të Kievit. Sulmi vjen ndërsa SHBA, aleati më i fortë ushtarak i Ukrainës, po punon për përfundimin e luftës përmes negociatave
14 Prill, 07:36 -
Të gjakosura nga sulmi rus në Sumy, vogëlushja e tronditur qan në krahët e nënës së saj: Më goditën (VIDEO)
117 persona u plagosën nga sulmi mes të cilëve edhe 15 fëmijë. Sulmi u regjistrua në qendër të qytetit ukrainas të Sumy të Dielën e Palmës ose siç njihet në vendin tonë të Dielën e Larit.
13 Prill, 21:17 -
Doncic në lot, Lakers triumfojnë kundër Dallas! Oklahoma në krye, humbje për Golden State dhe Boston
Luka Doncic u rikthye në Dallas, por kësaj radhe si lojtar i Los Angeles Lakers për t'u përballur për herë të parë me ish-skuadrën e tij. Megjithatë pritja dhe lamtumira që mori nga tifozët e Dallas do të hyjnë në historinë e NBA.
10 Prill, 14:06
