-
Gjykata e Lartë ngre alarmin “Sos”/ Viti 2018 mbyllet me 28.863 dosje që presin të shqyrtohen
Gjykata e lartë në vend ngre sinjalin “SOS”. Duke deklaruar nëpërmjet statistikave se ajo është e bllokuar me 28.863 dosje të mbartura pa një vendim nga dhjetor 2018. Në një kohë ku me ligj kjo gjykatë duhet të ketë 19 gjyqtarë ka mbetur vetëm me 4, ndërsa funksionalë janë tre. Xhezair Zaganjori, kreu i kësaj gjykate dhe gjyqtari Edmond Islamaj janë ende nën ethet e Vetting-ut dhe presin që Kolegji i Apelimit të vendosë nëse do jenë apo jo më pjesë e sistemit.
9 Janar 2019, 13:52
