-
Mentor Kikia: Ndaloni shkatërrimin e Shkumbinit, pasojat do të jenë shumë të rënda!
'Mos harroni: Kjo hekurudhë këtu(Librazhd - Prrenjas) është përuruar në Mars 1974. Eshtë shembur tani, pas plot 52 vjetësh. Dhe shkaku është vetëm një: Gërryerja e lumit. Marrja e inerteve pa asnjë kriter, në mënyrë barbare në raport me mjedisin, ka ulur nivelin e shtratit dhe kjo ka bërë që barrierat/muret mbrojtëse të bien, si të ishin në ajër.'
24 Shkurt, 22:34 -
Cili model i integrimit të arsimit dhe shëndetësisë serbe në Kosovë mund të jetë në lojë?
Çështja e integrimit të kujdesit shëndetësor dhe arsimit serb në Kosovë u ngrit në shtator të vitit të kaluar, kur kryeministri Albin Kurti tha se sistemi i dyfishtë nuk është i qëndrueshëm dhe se duhet bërë “inkorporimi dhe bashkimi i tij”.
24 Shkurt, 22:34 -
-
Spahiu ironizon qeverinë: Në verë ankohen që zjarret bien nga dielli, në dimër urat bien nga shiu
I ftuar në emisionin "Repolitix: me gazetarin Denis Minga në Report Tv, Spahiu ironizoi qeveritë shqiptare të cilat sipas tij në verë justifikojnë zjarret me temperaturat e larta, ndërsa në dimër justifikojnë përmbytjet me reshjet e shiut.
24 Shkurt, 21:57 -
EMRAT/ Polici i Komisariatit nr.5 në Tiranë kapet duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë, ndalohen edhe 2 persona të tjerë! Paratë të fshehura në dyshemenë e furgonit
Automjeti fillimisht është kontrolluar përmes skanerit me rreze X dhe më pas, në një hapësirë të krijuar posaçërisht në dyshemenë e furgonit, është gjetur shuma prej 1 milionë euro.
24 Shkurt, 20:57 -
-
Bosnja dhe Serbia pjesë e nismës amerikane për sigurinë energjetike të rajonit
Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjës dhe Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, konfirmoi se në emër të Bosnjës, më 24 shkurt në Uashington ka nënshkruar Deklaratën e përbashkët për forcimin e sigurisë së furnizimit me gaz natyror në Evropën Qendrore dhe Lindore.
24 Shkurt, 20:45 -
'Rezarti ka bërë punë të madhe', zbardhen hetimet për Taçin, planet për pastrimin e parave të mafias italiane
Shuma monetare prej 18,399,941.50 euro ishte në llogarinë e Francesko Zummo. Llogaritë bankare aktualisht janë të konfiskuara sipas një vendimi po të Gjykatës së Posaçme kur dënoi Artur Ballën dhe Bledar Lilon.
24 Shkurt, 20:39 -
Mbajti flamurin e Shqipërisë në Lojërat Olimpike, skiatori Xhepa për Report TV: Në këtë sport asnjëherë s‘i dihet, ke vetëm 1 minutë të bësh zbritjen më të mirë në jetë
Skiatori shqiptar Deni Xhepa tha se Federata po bënte një punë shumë të mirë me këtë sport. Për të ardhmen Xhepa nuk premtoi gjë, pasi sipas tij, ky sport është i paparashikueshëm.
24 Shkurt, 20:33 -
'Shqiptarët po tallen me ne'/ Zbardhen përgjimet që 'fundosën' Rezart Taçin, kunati i biznesmenit: E zgjidh unë këtë punë
Prokuroria e Posaçme e SPAK ka kërkuar 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar, i akuzuar si anëtar i një grupi kriminal që pastronte miliona euro të mafias italiane.
24 Shkurt, 20:22 -
‘Balluku mund të arratiset nga Shqipëria’- Avokati Vishaj: Duhet t’i dorëzohet drejtësisë! Madje duhet ta kishte dhënë vetë dorëheqjen
Vishaj tha se Balluku duhet ta kishte dhënë vetë dorëheqjen dhe t’i hapte rrugën drejtësisë që të bënte punën e saj. Ai shtoi gjithashtu se kishte dyshime se nëse vijonte të lihej e lirë, Balluku mund të arratisej nga Shqipëria.
24 Shkurt, 19:36 -
Bien importet që lidhen me investimet dhe konsumin në janar
Sasia totale e importeve arriti në rreth 455 mijë tonë në janar, me rritje vetëm 0.2% më shumë krahasuar me janarin 2025. Duke përjashtuar naftën sasia tjetër e mallrave nga importi shënoi rënie vjetore me 4% në janar 2026.
24 Shkurt, 19:19 -
'Putini gënjen'! Britania e Madhe hedh poshtë pretendimet e Rusisë se po furnizon Ukrainën me armë bërthamore
Britania e Madhe ka përgënjeshtruar pretendimet ruse se po planifikon ta furnizojë Ukrainën me armë bërthamore, duke thënë se Putini gënjen për të shpërqendruar vëmendjen nga 'veprimet e urryera' në Ukrainë
24 Shkurt, 19:08 -
Hetim për ilaçin nilotinib/ Prokuroria sekuestron dokumente dhe mostra të barit antitumoral importuar nga MegaPharma
Në fillim të vitit 2026 ka nisur procedimi penal dhe më datë 02 shkurt, Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë vendim për sekuestrimin e dokumenteve dhe mostrave të barit Nilotinib 150 mg dhe 200 mg, për mënyrën e regjistrimit.
24 Shkurt, 18:58 -
-
-
-
Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas, ekspertët për Report TV: Krim shtetëror nga babëzia, të rishikohet leja për gërmime në Shkumbin!
Ekspertët thonë se shembja e rrugës dhe rrëshqitjet në Librazhd-Prrenjas janë pasojë e gabimeve njerëzore, gërmimeve në Shkumbin dhe projektimit pa kontroll shtetëror, jo e reshjeve të shiut.
24 Shkurt, 18:01 -
VËZHGIM/ Gjithçka duhet të dini para se të niseni nga Tirana për në Korçë! 3 rrugë alternative që zgjasin nga 5 - 8 orë! Qytetarët: Kaos total! Shteti të ndërhyjë
Udhëtimi nga Tirana drejt Korçës e anasjelltas është kthyer në sfidë për qytetarët, pasi rruga alternative nga Gramshi është malore dhe zgjat deri në 5 orë. Report Tv ndoqi edhe itenerarin tjetër nga Tepelena ne Permet që shkon deri në 8 orë. Udhëtarët por dhe transportuesit e mallrave ankohen për kosto të lartë dhe mundimin nëpër rrugë të gjata e me kthesa.
24 Shkurt, 18:00 -
Dëmtimi dhe bllokimi i aksit Librazhd-Pogradec, kreu i ARRSH: Shkak erozioni dhe shirat! Do të ndërtojmë një rrugë alternative 1.3 kilometra të gjatë, shembim urën
Prej katër ditësh, aksi Librazhd–Pogradec, që lidh Juglindjen me Tiranën, mbetet i bllokuar pas shembjes masive. Drejtori i ARRSH Ami Kozeli, deklaroi se nga analiza e situatës, e realizuar nga disa institucione, shkaqet e shembjes në zonë mbeten natyrore, nga sasirat e mëdha të reshjeve, të erozioni i lumit Shkumbin. Ende askush nuk është në gjendje të thotë se sa kohë do të vijojë bllokimi.
24 Shkurt, 17:58 -
Numri i komsioneve u rrit nga 8 në 11, Bardhi reagon pasi Kushtetuesja rrëzoi Kuvendin: Europa nis aty ku mbrohet parlamentarizmi
Sipas Bardhit, Kuvendi sillet si një strukturë njëpartiake që shpërfill rregullat e bashkëjetesës mes forcave politike dhe që imponon vendime me forcën e kartonit.
24 Shkurt, 17:23