-
ILD merr në dorë fatin e gjyqtares së GJKKO Irena Gjoka, kritika KLGJ-së që s’mori vendim
Tre javë pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk e pranoi nisjen e verifikimit për gjyqtaren e GJKKO Irena Gjoka, nëse është apo jo në kushtet e mos ushtrimit të detyrës për shkak të dyshimeve se nuk ka deklaruar një dënim në Greqi, dosja e magjistrates është marrë në dorë nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë. ILD ka vendosur nisjen e hetimit disiplinor. Vetë Gjoka mohon se ka pasur dijeni për dënimin dhe thotë se nuk ka kryer asnjë shkelje.
25 Shkurt, 12:08 -
-
-
-
-
-
-
4 muaj nga bllokimi, ende s’ka rregulla për përdorimin e monopatinave! Qytetarët protestë: Rama lëviz me helikopter, ne ecim me këmbë (VIDEO)
Prej 4 muajve e gjysme në Shqipëri nuk lejohet qarkullimi i monopatinave, por ajo që shqetëson përdoruesit e tyre, është mungesa e një përgjigjeje nga Ministria e Brendshme, se kur do të dalin sërish në rrugë. Monopatinat u ndaluan përkohësisht, derisa të përcaktoheshin rregullat e reja, por sot, nëse shihen në rrugë, policia i sekuestron.
25 Shkurt, 11:16 -
-
-
-
PS mbledh nesër Grupin, nis me fjalën e Ramës, ministrat ‘bilanc’ të punës! Pritet të vendoset fati i Belinda Ballukut
Në pritje të një qëndrimi nga mazhoranca për “çështjen Balluku” Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër në Pallatin e Brigadave ministrat e deputetët. Mbledhja vjen 3 ditë pasi prokurorët e SPAK me argumente shtesë i kërkuan kuvendit autorizim për arrestimin e zv/kryeministres Balluku.
25 Shkurt, 10:41 -
Dosja Epstein, shkencëtari Stephen Hawking shfaqet mes dy vajzave me bikini! Foto edhe nga apartamenti sekret i financierit amerikan në Paris
Hawking ishte një nga 21 shkencëtarët i ftuar nga Epstein në ishullin e tij në vitin 2006, ndërsa emri i tij shfaqet 250 herë në dosje pa iu referuar ndonjë akti të paligjshëm.
25 Shkurt, 10:22 -
Ekskluzive/ I dha lëmoshë dhe e shtypi, shoferi s’pa fëmijën 7-vjeçar para mjetit! U përplas për vdekje nga dy makina, shoferja u largua (FOTOT)
Report Tv siguron imazhet ekskluzive të aksidentit tragjik të një dite më parë, që shënoi vdekjen e një fëmije 7-vjeçar, afër kthesës së Kamzës. I vogli ishte duke lypur, dhe fatkeqësisht, pa e parë që i kishte dalë para makinës, atë e shtyp shoferi i cili pak sekonda para i kishte dhënë lekë.
25 Shkurt, 10:19 -
-
-
-
-
4 vite ‘mungesë’, qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës mbledhje të përbashkët këtë vit
Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali vizitoi këtë të mërkurë Kosovën ku zhvilloi takime me Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti, homologun e saj Konjufca dhe kryeparlamentaren Albulena Haxhiu. Spiropali njoftoi se Shqipëria dhe Kosova do të zhvillojnë mbledhje të përbashkët të qeverive brenda vitit. E fundit është zhvilluar në Qershor 2022 në Prishtinë ndërsa ajo e vitit 2023 në Gjakovë u anullua për shkak të tensioneve në veri të Kosovës.
25 Shkurt, 09:25 -
-