-
-
-
-
-
Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade në Shqipëri, shkak emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës
Në një dekadë, nga viti 2015 deri më 2025, lindjet ranë me 35%. Shifrat po zbresin drejt pragut psikologjik të 20 mijë. Pas pandemisë, rënia u thellua dhe u bë më e qëndrueshme, jo vetëm nga fertiliteti, por nga mungesa e prindërve. Brezat e rinj janë më të paktë, ndërsa emigracioni vazhdon, duke krijuar një zinxhir rëniesh që ushqen vetveten.
15 Mars, 16:29 -
Fshehja e implikimit në Gërdec, Liri Berisha: E zeza, si nuk i thash se ka baxhanak! Berisha: E kam pikëllim që nuk e njoha baxhanakun! (A dëgjon SPAK-u?)
Sa më shumë vite kalojnë nga shpërthimi në Gërdec, ku për pasojë humbën jetën 26 qytetarë të pafajshëm, shumica gra dhe fëmijë, u plagosën e 300 të tjerë, u shkatërruan qindra shtëpi dhe 400 prona, roli i Sali Berishës dhe i të birit në këtë biznes sa vjen e qartësohet.
15 Mars, 16:20 -
-
-
Mesazhet e përziera të administratës Trump për Iranin
Presidenti Donald Trump fillimisht tha se sulmet përbënin "operacione të mëdha luftarake" që ka të ngjarë të përfundojnë në katër ose pesë javë. Por që atëherë, ai ka deklaruar se lufta tashmë është "fituar", ndërsa gjithashtu thotë se SHBA-ja ende duhet të "përfundojë punën".
15 Mars, 15:56 -
-
-
-
-
-
Paralajmërimi për krizën politike në Kosovë, analisti amerikan: Kush e dëgjon një vend që nuk gjen president?
Analistët paralajmërojnë se kriza politike mund ta pengojë Kosovën të hyjë edhe këtë vit në rend dite për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ndërsa e bën më të pasigurt edhe fatin e aplikimit të saj për anëtarësim në BE.
15 Mars, 14:40 -
-
-
-
'Gërdeci' i pandëshkuar/ Familjarët shpresë te SPAK për drejtësi: Mediu tallet me viktimat! Geraldo Durda: Provat janë aty, të shkohet deri te Shkëlzen Berisha
18 vite nga masakra e Gërdecit që i mori jetën 26 personave, familjarët e viktimave thonë se drejtësia ende nuk është vënë dhe kërkojnë që SPAK të mbërrijë te fajtorët e vërtetë. Në një ceremoni përkujtimore në Gërdec, për herë të parë mungoi për arsye shëndetësore, Zamira Durda gruaja e fortë që humbi djalin 7 vjeç.
15 Mars, 14:11 -
Masakra e Gërdecit/ Avokati i familjarëve të viktimave: Drejtësi e vonuar, Mediu s’ka vepruar vetëm, mbi kokë kishte Berishën
Avokati Dorian Matlija në një intervistë për Report Tv se familjarët e viktimave kërkojnë që të zbardhet i gjithë zinxhiri i përgjegjësive për masakrën e Gërdecit. Për 26 personat që mbetën të vrarë në fabrikën e demontimit të armëve, ende askush nuk është dënuar për vrasje.
15 Mars, 13:39 -
Zgjedhjet në PD Pogradec, biznesmeni Galla përballë ekonomistit Muçllari, Kaso: Proces i qetë, presim rritje të pjesëmarrjes
Sipas të dhënave, dega e PD në Pogradec numëron rreth 1800 anëtarë, ndërsa në procesin e fundit zgjedhor morën pjesë mbi 600 prej tyre. Gara pritet të tregojë edhe nivelin e mobilizimit të anëtarësisë
15 Mars, 13:28