Premier League e futbollit në Angli është në raundin e 30-të. Të shtunën u zhvilluan pesë ndeshje, ku nuk munguan golat, emocionet dhe surprizat. Në stadiumin 'Turf Moor' vendasit e Burnleyt barazuan 0-0 kundër Bournemouth. Për Burnleyn dy minuta nga fundi i ndeshjes u aktivizua edhe Armando Broja, sulmuesi i Kombëtares që mungonte në fushë prej 20 shkurtit pasi vuante nga një lëndim.
Në 'Emirates' Arsenali fitoi 2-0 kundër Evertonit me golat e Gyokeres dhe Dowman, ky i fundit është vetëm 16 veç, për të marrë tri pikë dhe për të kryesuar me 70 pikë renditjen, nëntë më shumë se Man. City ndjekës që ka një ndeshje më pak.
Në 'London Stadium' West Hami ndali 1-1 Manchester Cityn. Bernardo Silva kaloi miqtë në epërsi pas 31 minutave lojë, para se Mavropanos të barazonte gjithçka brenda pjesës së parë.
Në 'Stamford Bridge' Chelsea u mposht 0-1 nga Newcastle. Miqtë iu falën golit të Anthony Gordon në minutën e 18-të.
Premier League luan sot katër ndeshje. Nga ora 15:00 marrin jetë Crystal Palace - Leeds, Manchester United - Aston Villa, Nottingham - Fulham, ndërsa nga ora 17:30 nis Liverpool - Tottenham.
Premier League, raundi 30-të:
E shtunë, 14 mars 2026
Burnley 0-0 Bournemouth
Sunderland 0-1 Brighton
Chelsea 0-1 Newcastle
Renditja:
Komente



